Home » Lajme » “Guri I Zi” me seli në Bujanoc fuqishëm dhe pa rezerva e perkrah protestën e shoqates “Vatra”

“Guri I Zi” me seli në Bujanoc fuqishëm dhe pa rezerva e perkrah protestën e shoqates “Vatra”

KOMUNIKATË PËR SHTYP

 

Bujanoc, 6 tetor 2011 / Kryesia e Lëvizjes për Kthim dhe Integrim “Guri I Zi” me seli në Bujanoc fuqishëm dhe pa rezerva e perkrah protestën e shoqates “Vatra” dhe jemi pjesë e pandashme e këtyre protestave.

 

Në qytetarët e kombësisë shqiptare edhe pse shumicë në tri Komunat e Kosovës Lindore ballafaqohemi me një mori problemesh dhe jemi të detyruar nga pushteti serb që t’u nënshtrohemi barrierave të mëdha që na janë vënë nga po ky pushtet që udhëhiqet nga komuniteti shumicë serb.

 

Andaj në bazë të të gjitha pengesave atministrative, arsimore, shkencore dhe pengesave të shumëta e të ndryshme jemi përkrah shoqatës tanë mike “Vatra”. Në Bujanovc edhe për komunitetin shqiptarë edhe tash e tutje lëshohen dokumente me shkronja cirilik dhe nuk rrespektoeht dygjusia edhe pse me statutin e komunes kjo është e lejuar që të përdoren edhe shkronjat e alfabetit latin e jo cirilik.

 

Sidoms te cetrifikatat e lindjes nënshhtestsia si në Bujanoc gjithashtu edhe ne Komunën e Vranjës lëshohen dokumentat me shkronja cirilik për Shqiptarët. Ëshë shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje e statutit të komunës dhe shkelje e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare qëSerbianuk u është përmbajtur.

 

Në vendet e përparuara gjyqësia dhe organet tjera lëshojnë dokumentacionin edhe me shkronja të alfabetit latin, por një gjë e till nuk ndodhë edhe në Komunën e Bujanocit të Preshevës dhe atë të Medvegjës dhe të gjitha dokumentet na servohen padrejtësisht me një alfabet sllav që është i papranueshëm për ne.

 

Jemi jashtëzakonishtë të brengosur për heshtjen e monitoruesve ndërkombëtar të cilët nuk e shohin të arsyeshme që një qështje të till ta kërkojnë për ta ndryshuar në organet më të larta shtetërore serbe si në Presidencë, Kryeministri dhe në Kuvendin e Serbisë.

 

Ne deri më tani kemi pritur që një gjë e tillë do të përmirësohet por po kalojnë vite të tëra dhe kjo nuk është duke ndodhur. Andaj me një mllef dhe me një presion të drejtë të popullatës shqiptare të kësaj ane ne kemi vendosur t’u bashkohemi protestave të inicuara nga OJQ “Vatra”.

 

Probleme të shumta shqiptarët e kësaj ane kanë në vazhdimësi nga regjimi serb ngase i njejti tani është zhvendosur nga Kosova në Kosovën Lindore më saktësishte në Komunat shqiptare të jugut të serbisë.

 

Edhe më tutje presim që drejtësia ndërkombëtare në qështjen shqiptare, Organizatat e ndryshme monitoruese dhe politika ndërkombëtare të ndërmarr diqka për ta ndihmuar popullatën shqiptare në këtë anë. Kërkojmë që Serbia para integrimit në BE të përmirësoj elementet bazë të shtetit dhe të multietnicitetit të kësaj ane.

 

 

OJQ “Guri i Zi” Bujanoc

Fatmir Sopi

______________

Kryetar

Take the case of a young teen named jessica logan who committed suicide after a nude selfie possessed by a former boyfriend was http://spying.ninja sent to other girls

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch