Home » Lajme » “PARTIA DEMOKRATIKE” SUBJEKTI MË RI POLITIK NË KOMUNËN E BUJANOCIT

“PARTIA DEMOKRATIKE” SUBJEKTI MË RI POLITIK NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Me moton “Ne jemi të fjalës” Në komunën e Bujanocit sot u themelua subjekti më i ri politik “Partia Demokratike”.

Grupi punues I këtij subjekti politik, I përbërë nga:

Nagip Arifi, kryesues,

Rahim Rahimi, anëtarë

Arbër Pajaziti, anëtarë

Imran Aqifi, anëtarë

Muhamet Jashari, proçesmbajtës

Vet pjesmarrja e shumtë e qytetarëve të komunës së Bujanocit tregoi qartë se ky subjekt politik ka një vizion të qartë i cili premton zgjidhje të problemeve të popullatës shqiptare, jo vetëm në komunën e Buajnocit por në tërë Luginën e Preshevës.

Pas themelimit të partisë, ky subjekt politikë, në një afat shumë të shkurtër do ti fromojë edhe nëndegët e veta në fshtrat e komunës së Bujanocit, por edhe degët në Preshevë dhe Medvegjë.

Koordinatori I këshillit nismëtarë i Partisë Demokratike Nagip Arifi, para të pranishmiv të shumtë u shprejh se, me rastin e krijimit të rrethanave tanimë të njohura për opinion të cilat ishin pa alternativë në Partinë për Veprim Demokratik, e që erdhën si rezultat i ngulfatjes të të menduarit ndryshe, gjegjësisht si rezultat i filozofisë së veprimit politik sipas diktatit, të një personi, grupi i anëtarëve të kryesis së degës së PVD-së në Bujanoc, i përbërë nga 7 anëtarë nga gjithsej 15, vendosën ta njoftojnë opinionin e gjerë e në rend të parë votuesit shqiptarë të komunës së Buajnocit, se që nga dita e sotme e më tutje do të veprojnë me një organizim dhe strukturë të re politike me merin- Partia Demokratike (PD).

Gjatë promovimit u tha se, nevoja e themelimit të këtij subjekti politik, del nga vet realiteti i krijuar: formimi i grupit të këhsilltarëve të pavarur nga seanca e parafundit e KK të Buajnocit, dhe së dyti, duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe obligimet që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë për një përspektivë të ardhshme.

Partia Demokratike, në kuadër të fushveprimit të vetë do të ketë parasyshë, para se gjithash pozitën e vështirësuar të qytetarit shqiptarë në Luginën e Preshevës, duke i identifikuar, definuar dhe precizuar qartë këto vështirësi, si në jetën politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore etj.

Fushveprimi politik i Partisë Demokratike do të shtrihet në të gjitha sferat që e prekin qytetarin shqiptarë të këtij rajoni, me tendencë të kërijimit të një zgjidhjeje më të qëndrueshme dhe të arsyeshme, por mbi të gjitha të realizueshme përmes:

-Krijimit të një politike stabile dhe të qëndrueshme drejt avansimit të të drejtave individual dhe kolektive të shqiptarëve në këtë rajon, e cila si bazë do të ketë gjithnjë unitetin e faktorit politik shqiptarë si parakusht për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara.

-Lëvizjes dhe qarkullimit të lirë të njerëzve dhe kapitalit si dhe eliminimit e të gjitha barrierave në këtë drejtim, krijimit të kushteve për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm si element bazë drejt zbutjes së papunësisë alarmante, përmes investimeve në të gjitha sferat e ekonomisë përfshirë edhe sektorin e bujqësisë.

-Avansimit të arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë edhe krijimin e kushteve edhe për arsim të lartë në gjuhën shqipe.

Në këtë aspekt theks të veçant do të ketë zgjidhja e çështjes së diplomave Universitare nga Kosova.

-Avansimit të shëndetësisë primare dhe fillimit të krijimit të kushteve për shëndetësi sekondare.

-Rritjes së kujdesit për të gjithë kategoritë e njerëzve me nevoja, për një mirëqenje sociale më të avansuar, e para se gjithash të moshuarve dhe atyre me aftësi të kufizuara.

-Ruajtjes dhe ngritjes së identitetit kombëtarë, kulturorë, gjuhësorë, informativ.

-Avansimit të pozitës së femrës në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

-Avansimit të pozitës së rinisë në shkollim, në jetën e shëndoshë politike, por edhe në të gjitha sferat tjera.

-Avasnimit të referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

-Realizimi I deklaratës politike të delegatëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale të vitit 2006, dhe

-Ruajtja e Vlerave të UÇPMB-së.

Të gjitha këto synime Partia Demokratike do ti realizojë përmes një organizimi më të mirë dhe krijimit të një fryme më demokratike, më liberale dhe më gjithpërfshirse.

Në këshillin nismëtarë të Partisë Demokratike u zgjodhën:

Nagip Arifi, Ismet Ameti, Agim Haliti, Muhamet Jashari, Xhevat Fejzullahu, Avni Zahiri, Naser Bajrami, Basri Memeti, Veli Idrizi, Shejzie Avdiu, Refik Shemsedini, Hajredin , Hyda, Ismail Pajaziti, Ekrem Halimi, Bajram Hasani, Amet Beqiri, Ragmi Ramizi, Hevzi Aliu, Begzad Abdullahu, Arbër Pajaziti, Nazmi Duraku, Sebehate Hyda, Plator Rexhepi, Alban Rexhepi, Abedin Raqipi.

Qëllimi dhe motoja e Partisë Demokratike, nuk është që të përmbyset pushteti në Bujanoc, por do të punohet në atë drejtim, që PD-ja të jetë e pranueshme për të gjith qytetarët e Luginës së Preshevës.

Koordinatori I këshillit Nismëtarë I Partisë Demokratike, ish-kryetar I Komunës së Bujanocit, fjalimin e tij e përmbylli me moton “NE DO TË VAZHDOJMË ATY KU E LAMË”

Bujanoc, 18 qershorë

Mukarrem Ahmeti

Say, it looks like you essay writing service uk best have a question rather than, why are you off task and talking

9 Responses

  1. Abdylazizi thotë:

    Sod ndodhi TORNADO ose lirisht mund te thuhet edhe CUNAMI ne skenen politike te Bujanocit, nje Parti Komuniste e quajtur PVD mori grushtin me te fuqishem qe nga themelimi i saj, epoka e Riza Halimit me klyshin e tij Shaip Kamberin dhe me piunin e tyre Farush (Ekrem) Islamin mbylli faqen e librit te tyre, kaq e paskni pas, fleni te qet te nderuar.

  2. abdyli thotë:

    Bujaoci sot e honger, me ndamjen e trupit elektoral kjo komune ju qofte per hajr shkijeve. PVD ndoshta ka qen centraliste, po e ka mbajtur se bashku kete pjes te kombit, tani kur dihet se ne kete parti kemi te bejme me tuxhar dhe matrapaz siq eshte Nagip Arifi – qe fitoi me 100 mije marka vendine Kruietarit ne 2002, sic eshte Hajredi Pasha qe po i ndrron e i ndrron partit per dy hamburgera, dhemjafton me i shiku emnat Nagip Arifi, Ismet Ameti, Agim Haliti, Muhamet Jashari, Xhevat Fejzullahu, Avni Zahiri, Naser Bajrami, Basri Memeti, Veli Idrizi, Shejzie Avdiu, Refik Shemsedini, Hajredin , Hyda, Ismail Pajaziti, Ekrem Halimi, Bajram Hasani, Amet Beqiri, Ragmi Ramizi, Hevzi Aliu, Begzad Abdullahu, Arbër Pajaziti, Nazmi Duraku, Sebehate Hyda, Plator Rexhepi, Alban Rexhepi, Abedin Raqipi.Kjo o per me kuptu se kush esht ene kete parti tuxharesh…

  3. selimi thotë:

    Do te vazhdojme ati ku e lam, moto e fort, po me di keshilltar nuk bohet kurgjo

  4. Bujanocalia thotë:

    Rrrnoft Nagip Arifi, Siq thojke plaku i PVD, PVD është partia më e madhe në Lugin, me ket iniciativ per formimin e partis se z Nagip Arifi, nuk do te ket mo parti te madhe por ndoshta edhe do te shuhet krejt.

  5. Agroni thotë:

    O ti i nderuar Abdyl, qe sigurisht je me emer te mfsheht edhe ti Selim, me keqardhje po ju them se shum keq e paskeni kuptu kete subjekt politik, po sigurisht ju paska djeg shpyrti qe nuk jeni te kyqur ne te sikurse 90% e PVD, e valla mos mendoni se hajnat nuk kan vend ne kete parti se ju sigurisht jeni agjenta te Shaipit, dhe qenkeni shkrumu keq. Mos vall po doni me dal te lagur nga kjo mesele a. A nuk po ju djeg se e tere Lugina eshte mbulu me berllog e lere mo te flasim me real;izu naj projekt. Pse more spo i thuani Shaipit me qat pak kaqik qe i ka mbet let te jape doreheqje si burrat se ma mir ja qet, se valla ne fund duhet mu perball me Gjyqin e popullit, e nashta tash ja falin. Ma mir Tuxhar i nderuar se hajn mi honger djerst e jetimav edhe taskapaguesve, kete mos e harroni. pi Tregetarit, ka perfitime, po pi prosnjakit dhe hajnit ka vetem fundosje.

  6. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Përçajë e sundo, urojani shkive Kryetarin..
    e keni pas ju më…

    selamat, rexhep@ch

  7. Kthjellu thotë:

    @për Abdylin,Humbja dhemb, apo jo? – sidomos kur për një ditë humbë të gjitha këto kuadro që i ka pasur PVD-ja. Zotëri Abdyl, e vërteta nga njëherë është e dhimbshme, por nuk ke çka i bën. Se a janë tuxharë, a janë matrapazë këta njerëz fjalën e fundit do ta thotë vetëm se populli me votën e tij të lirë. Por të ofendosh në këtë mënyrë të gjithë këta njerëz vetëm e vetëm se nuk pajtohen me politikën aktuale të PVD-së nuk është e ndershme. Lufta politike është garë ku dikush humbë e dikush fiton, por nuk mundesh t’i etiketosh njerëzit në këtë mënyrë. Dhe edhe një po ta them: këta njerëz jetojnë të gjithë në komunën e Bujanocit dhe vetë puna dhe dija e tyre do t’i vlerësoj se sa vlejnë, kurse sot u pa se cila ishte përkrahja për këta njerëz. Shumicën nga ata i njoh personalisht dhe të jesh i bindur se PVD do të pësoj goditje të rënd mu për shkak të largimit të tyre.
    Nëse keni logjikë të zhvilluar do ta kuptoni një fakt se: Mr Nagip Arifi ka qenë dy herë kryetar i komunës së Bujanocit dhe është zv.kryetar aktual, se Ismet Ameti është sekretar i KK të Bujanocit në mandatin e dytë, se dr Bajram Hasani ka qenë drejtor i Shtëpisë së shëndetit, se Emrulla Lutfiu ka qenë dy herë radhazi kryeshef i administratës komunale, se Ismail Pajaziti ka qenë shef i kabinetit të kryetarit të komunës dhe sekretar i Këshillit komunal, se Veli Idrizi, Refik Shemsedini e Shejzie Avdiu janë këshilltarë të KK Bujanocit, se Xhevat Fejzullahu ka qenë drejtor i gjimnazit, se Agim Haliti është kryetar i BL më të madhe në gjitha trojet shqiptare, se Ekrem Halimi është magjistër i matematikës etj.të gjithë këta persona të propozuar në postet e lartpërmendura nga vetë PVD-ja. Tash na qenkan bërë tuxharë e matrapazë kur u larguan nga PVD-ja, a? Mallo morgen!

  8. malësori thotë:

    Po mori fund forca e pvd por një duhet ta dini se ,,Pvd është mal i madh nuk shkatrrohet leht sepse aty eshtë lideri i tër kohes Riza Halimi që dha një kontibut tëmadh për popullin shqipëtar të lugines se Presheves shqipëtaret në lugin duhet te jen një të bashkuar sepse kështu nuk shkojm përpara,Vallë malësija u la pas dore duhet të punohet në malësi sepse pa ,,Malësi ska pushtet,,në Bujanoc sepse malësija jep tre këshilltar e mos edhe 4 kthehuni nga malësije se sju del matematika mirëpresim shum nga të zdhedhurit e popullit urime por veshtyr,

  9. Nxenesja thotë:

    Une nuk e kuptoj mire cka po ndodh ne komunen e Bujanocit dhe nuk kam koment ne lidhje me ndarjen e ketyre antarve dhe krijimin e partise se re, por kam disa shqetesime ne lidhje me disa antare te kesaj partie te cilat i kam njoft gjate punes se tyre ne postet qe i kane ushtru para 4 viteve edhe ne keto poste nuk jane tregu profesionista bile i kane keqperdor e kane demtu shume njerez te varur nga politizimi i institucioneve ku mbajne poste.Shqetsimi im eshte se keta nuk po denohen por perseri po votohen. Bile edhe ju antaret e kesaj partie i dini mire disa nga koleget tuaj si kane punu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch