Home » Histori » “SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

“SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

Shkruan: Reshat AVDIU * Preshevë, nëntor 2011.

2

SHQIPTARËT KRYENGRITËS KURRË NUK U PAJTUAN AS ME DEFTERËT TURK TË XHIZJES TË VITEVE 1453-1687 DHE AS ME REFORMAT E TANZIMATIT TË 1839-1876 DHE AS ME OBLIGIMET TJERA TATIMORE TURKO OSMANE  TË APLIKUARA MË VONË  NGA PORTA E LARTË

                                          

Sikurse, Reformat e Tanzimatit Turk të Gjylhanes që u ndërmorrën dhe u aplikuan gjatë viteve 1839-1876, ndikuan negativisht në një masë të madhe edhe ndër shqiptarët e Arnautllëkun të Nishit në përgjithësi e të shqiptarëve në Fushëgropën e Vrajës në veçanti. Të tilla masa dhe reforma për shqiptarët që i aplikonte Porta e Lartë në fillim të viteve 1453-1687 patën efekt negative, në mbledhjën e xhizjes dhe se ata lloj defteresh vlenin, vetëm për popullatën të krishtere dhe se deri në ate kohë, shumica e popullatës shqiptare me shumicë ishte i  besimit të krishter. Porse popullata shqiptare e arnautllëkut të Nishit, me ate të Masuricës  dhe Luginën e Moravës së Vrajës, ende nuk ishin konvertuar në besimin islam edhe më tutje ishin fonda. Dhe se Porta e Lartë edhe këto fondat tona i obligonte gjatë viteve 1453 – 1687, të paguanin xhizjen këtë obligim turko-osman se ishin të besimit të krishter-orthodoks.

Reformë pas reforme të propozuara e të realizuara nga Porta e Lartë, arrijten të parët tanë te reforma e Tanzimatit e viteve 1839-1876. Këtu ishin të obliguar pa dallim feje e përkatësie kombëtare t’i paguanin obligimet që i ngarkonte Porta e Lartë .Sipas Sabit Ukës e Millovan Spasiqit,  si njëri edhe tjetri thonë se:”Shumë familje shqiptare duke ikur nga detyrimet e shumta feudalo turke përqëndroheshin nëpër vende malore të përshtatshme për blektori, ku me gjithë ate merreshin edhe me bujqësi e mjeshtri të kohës përkatësisht me ekonomi natyrore.”Ndërsa sipas Millovan Spasiqit fshatra të tëra shqiptare në vendet malore nuk paguanin kurfarë tatimesh e taksash pushtetit të atëhershm Osman.”                                                                                                                 Porse të gjithë shqiptarët nëpër trojet e tyre autoktone s’mundnin që të gjithë, të largoheshin nga ultësirat e të migronin nëpër male që t’u iknin obligimeve tatimore të aplikura nga Porta e Lartë Osmane. Shqiptarët e mbetur nëpër ultësira qytete e fshatra dolën hapur se këto masa tatimore dhe obligimet tjera ishin të padurueshme për spektrin e gjërë popullor si të shqiptarëve njashtu edhe të etnikumeve tjera jo shqiptare atëbotë. Një  pjesë e tyre u rrëbelu gjeri në atë masë saqë kohë pas kohe ia kthenin pushkën dovletit Turk.

Por kjo nuk ndikonte edhe aq shumë në ftohjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke, sepse këto kërkesa ishin minore nga krerët të ndryshëm rrëbelues shqiptar, pastaj këto nuk ishin gjithashtu të përkrahura dhe të nxitura nga spektri i gjërë i masave popullore por ishin në suaza të ngushta klanore (fisnore) dhe bajrakariste pa ndonjë definim të qartë dhe qëllim të caktuar, shkurt nuk kishin ndonjë program të mirëfillt politik apo ekonomik, karshi kërkesave gjithëkombëtare shqiptare.

Kur në vitin 1878 u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ajo qyshë në fillim dual me qëndrimet e saj të qarta programore dhe politike. Përveç që e kishte për synim të saj kryesorë t’i dilte në mbrojtje coptimit dhe gllabërimit të tokave shqiptare nga Fuqitë e Mëdha Europiane. Njëra ndër kërkesat e Lidhjës ishte rrefuzimi nga popullata shqiptare që mos t’i përgjigjeshin pagesës së taksave dhe obligimeve tjera që për atë kohë i obligonte Porta e Lartë.

Në kuvendin e Lidhjës si minister i mbrojtjës u zgjodh Sulejman Vogshi ku do t’i printe formecineve luftarake të Lidhjës për autonomi territoriale e shtetërore. Marrëdhëniet e deri atëhershme pak a shumë të mira mes shqiptarëve dhe Portës së Lartë disi fillua të ftoheshin.

Edhe shqiptarët e Bilaçit me rrethinë shumë vite para Ldhjes Shqiptare të Prizrenit gjatë vitit 1864, me në krye udhëheqësin e tyre shpirtëror Agush Again, u ngritën në konflik të hapët të armatosur lokal ndaj rrezhimit atëbotë osman.

Dokumente të shkruara e të konfirmuar për konfliktin e Bilaçit të vitit 1864 nuk ka, por dëshmi të pashkruara d.m.th të përfolura në popull ka, që mundësojnë deri në njëfarë shkalle ndriçimin dhe arsyetimin e shkaqeve që rezultuan  deri në konflik të armatosur.

Dhe se njëri ndër shkaqet që solli deri tek më eksremja e konfliktit, ishte dhe mbeti se administrata turke edhe popullatën e këtyre trevave e obligonte me lloj-lloj havajesh (taksash) e që quheshin dhe paguheshin si tatime në të dhjetat, mandej tatimet e xhelepit dhe të gjymrygit etj. Edhe në këngën që populli i këtyre anëve ia kishte kushtuar luftës dhe sakrificës të Agush Agait deri në vetflijimin e tij.

Aty flitet se ishte një ushtri e madhe serbo- turke e cila  marrëshonte rreth Bilaçit, përmes Qarshisë në  drejtim të xhamijës. Kur kryetrimi Bilaças Agush Agai, e kishte parë ushtrinë turke që ishte në supermacion se kjo e jona shqiptare e vogël në numër dhe e armatosur dobët. Pastaj  forca shtesë turke ishin nisur nga garnizoni i Vrajës me në krye  pasardhësit  e Hysen Pashait të Vrajës dhe nga garrnizoni i Kumanovës me në krye Zeki Pashain në ndihmë taborrit të Bilaçit.

Dhe se forcat turke kishin arritur nga Kumanova dhe ndodheshin jo shumë larg Bilaçit në Kodrën e Çukarkës afër Preshevës.                                                                        Forcat e pakta luftarake shqiptare thyhen dhe shpartallohen. Agush Agai duke e parë situatën e palakmueshme në fushëbetej, mbyllet me disa shokë që i kishin shpëtuar nga përleshja e parë me taborrin e Bilaçit, në shtëpinë e tij prej guri, me të ishte edhe gruaja e tij, edhe ajo do ta bashkonte qëndresën e saj ndaj ushtrisë turke.                                          Oso Kuka i Bilaçit e dinte fare mirë se kulla do t’i shkatrohej dhe shokët do t’i vriteshin se  bashkëshortja e tij do të syrgjynosej nga ushtria turke. Kishte ndodhur, se Agush Agai me shokët e tij kishin luftuar deri në fishekun e fundit dhe të gjithe ishin  nxënë  në befasi  nga  turqit dhe mercenarët turq të paguar nga parardhësit Hysen Pashait, me përjashtim të bashkëshortes së tij të cilën  turqit më pastaj do ta lironin.

Ushtria turke do t’i syrgjynoste shumë nga kryengritësit shqiptarë së toku me Agush Again atje në bajbokanën (burgun) e Vrajës ku më 1865, me urdhërin e reformatorit turk Mithat Pashait, Agush Agai varret para Hamamit të Vranjës për shelnje.

Pçinja malore kishte mbetur e mjerë, sepse popullata e rrethit të Pçinjës tek Agush Agai e shihte mbrojtësin dhe shpëtimtarin e tyre nga zgjedha e rëndë perandorake turke se nëpër këto lokalitete, deri atëherë në një masë të madhe krahas popullatës serbe jetonte edhe popullata shqiptare autoktone. Ndërsa në fshatin malor në Malësinë e Rujanit në Starcë të Epërme me kohë ishte ngritur kulla prej gurit që edhe sot quhet Kulla e Starcës, e cila nga nebexhinjët (rojet) kufitare të dovletit deri në vitin 1912 përdorej si karakoll ushtarak mes ushtrisë turke dhe të asaj serbe.

Për popullatën e Bilaçit me rrethinën e saj, gjatë konfliktit që u zhvillua gjatë vitit 1864, me në krye prijetarin e  rrëbeluar Deli Agush Again. Sa jetoi ishte gjithmonë me pushkë në dorë, dhe kurra-kurrës z’deshi t’i përfillte kërkesat dhe detyrimet e osmanlinjve turqë.

Haberet (lajmet) që i shkonin Portës nga njerëzit në administratën turke që ishte vendosur në Vrajë e Kumanovë. Lajme ato që ishin shpeshtuar si shumë se njeriu i rrëbeluar Deli-Agush Agai nga Arnaullëku i Bilaçit tash e sa kohë paska ngritur krye dhe ua ka kthye pushkën me disa arnaut tjerë kryengritës Portës së Lartë të Stambollit. Prandaj ka vajtur aq larg sa që nuk i përfillë fare kërkesat dhe vendimet e kësaj të fundit. turqit e dinin se fundi-fundit po të binin në konflik të hapët me kryengritsit shqiptarë dhe ma vet Deli-Agush Again, jo vetëm se do të ishte fatale për vetë kryengritësit shqiptarë  ama edhe vetë turqit nuk do të shpëtonin edhe aq lehtë.

Me kohë kishin vendosur t’ia bënin grackën qysh para konfliktit të vitit 1864.Turqit shkonin me atë devizën e kahmotshme serbe që thoshtë: “Svi vuci siti ama i ovce su na broju”, ”të gjithë uqërit e ngopur, porse edhe delet janë në numër”.                             Agush Agai me kohë e kishte njëfarë “shoqërie”me kryepriftin Pahomie të manastirit e Shën Prohor Pçinjskit të Diogjenit Dardan, këtë fare mirë e dinin turqit, disa zabitllar dhe ushtarak, shkojnë një ditë kinse për një kontrollë rutinore, deri tek Kulla Starcës së Epërme dhe, nga aty për të humbur gjurmë me disa ushtar dhe sejmen të  tyre, zbresin te kisha e manastirit merrën vesh dhe bien në ujdi më priftin se ky duhet t’u ndihmonte turqëve në kapjen dhe eliminim e njeriut të rrëbeluar arnautit Deli-Agush Again. Kisha e Manastirit të Pçinjës që gjendej deri atëherë e tëra nën teritorin e administruar nga Turqia. Dhe se për këtë shërbim Manastiri në fjalë me episkopët e tij do të shpërbleheshin bukur mire nga Porta e Lartë  e Stambollit.

Edhe Qarku i Pçinjës me vendbanimet e saj ia kishin dëgjuar zërin dhe naming me kohë Deli-Agush Agait për kryeneçsinë dhe trimërit e tij ndaj Peradorisë Osmane, mandej shtresat e ulta të fshatarsisë e të dyja etniteteve si ai shqiptar gjithashtu edhe ai serb e donin dhe e çmonin Trimin e maleve tona. E indentifikonin atë si njeriun dhe mbrojtësin e interesave të tyre fshatare, sepse sekuencat obligative nga Porta ishin të njëjta për shtresat e ulta fshatere si për ato shqiptare gjithashtu edhe për ato serbe se xhelepi dhe të dhjetat e rentës në ekonomin bujqësore i obligonte dyja palët pa dallim feje dhe përkatësie etnie.

Një ditë kryeprifti përmes episkopëve të vetë i çojnë fjalë, Deli-Agush Agait, se prifti Pahomie i manastirit ka dëshirë për ta parë “mikun” e tij Deli-Agushin, arushën e madhe të maleve të Rujanit se diçka është pa qejfë. Kryengritësi shqiptar e kishte nuhatur me kohë trathtinë që po i përgatitej nga turqit, por kishte vendosur të shkonte e ta shihte “mikun” e tij të kahmotshëm të “sëmur” siç e kishin lajmruar.

Aty te Guri i Madhë nën Starcë tash e sa kohë ndër banorët e lokalitetit të Bilaçit me rrethinë, ka lindur dhe mbijetuar legjënda si te popullata shqiptare edhe tek ajo serbe. Se kur Deli-Agushi ishte ofruar bukur mirë të kulla e Starcës, kali i tij e paska hetuar rrezikun që po i kanosej pronarit të tij dhe aty mbi  Gurin e Madh të Starcës së Pashtme paska hypur mbi të dhe gjurmat e tij paskan mbetur të groposura e të thelluara mbi gurë dhe nga ai moment e paska ndruar rrugën ati i tij dhe se nga rruga tjetër sporadike paska arrijtur te kisha e manastirit të Shën Prohor Pçinjskit.

Por e tëra kjo nga popullata ishtë përfolur si shumë dhe ashtu ka mbetur legjëndë, se gjurmat e patkonjëve të kalit janë thelluar dhe kanë mbetur mbi gurin e madhë, gjithashtu sikurse këmba kur të shklet në baltë se si mbeten gjurmët njashtu edhe këmbët e kalit të kalorsit Agush Agait kanë mbetura të gravuara thellë mbi Gurin e Madhë nën Starcë të Poshtme!

Si për asqert dhe sejment e Dovletit njashtu edhe për Priftin Pahomie me episkopët tjerë në shërbim kishtar Deli-Agushi i Bilaçit ishte për ta tmerr e frikë. Sipas rrëfimit të Fejzullah Lutfi-Çitakut nga Bilaçi plakë i një moshe 90 vite pleqërie thotë se kur njëri nga kallugjerët (murgët) e paska lajmruar kryepriftin e Manastirit se po vjenë Deli-Agushi. Ai jo që kishte dalë për ta pritur ate si “miku-mikun”. Por për ta shpëtuar kokën e tij i ngjitet shkallëve të gurta të ndërtesës kishtare kur e dëgjon trokun e kalit prifti Pahomie, ngjitet në katin e tretë të ndërtesës kishtare, gjithashtu edhe kali me kalorsin e tij i ngjitet shkallëve të gurta të ndërtesës kishtare, kur prifti Pahomie e dëgjon trokun e kalit se edhe ai me kalorsin e tij po i ngjitej ndërtesës kishtare, nga frika prifti Pahomie hidhet nga dritarja në tokë dhe e mbytë vetvehten! Prifti Pahomie bënë vetvrasje, nga fakti se e kishte nuhatur situatën se Deli-Agushi i Bilaçit e paska marr vesh lakun që ia kishte përgaditur me turqit, për ta eliminuar atë. Ku mandej koka e tij do të vlente florinjë e florinjë tek turqit. Kur e sheh këtë skenë të vetvrasjës të kryepriftit Pahomie e kupton Trimi i maleve tona edhe më mirë trathtinë e përgaditur ndaj tij.

Ashtu me hipokrizinë e tij në prani të kishtarëv tjërë priftit Pahomije ia thotë edhe këto fjalë “miku im”pse u hodhe dhe u mbyte, unë të erdha vetëm me të pa se më ke ftuar se kishe qenë i “sëmurë” unë serdha përë asgjë tjetër të keqe.

Pasi kthehet nga Manastiri i Diogjenit lajmi i shkon Zeki Pashait, Komandantit të Garrnizonit të Kumanovës që me kohë siç thamë edhe më lartë ishte i vendosur në fshtin Çerkez jo shumë larg Kumanovës dhe sejmenëve të ish-Hysen Pashait të Vrajës, mandej ky i fundit Pashai i Kumanovës me anë të dragomanit telegrafist të Kumanovës e lajmron edhe Xhavit Pashën dhe pashallarët tjerë në Shkup, se plani për kapjen dhe vrasjen e Deli-Agushit nga Arnautllëku i Bilaçit kishte dështuar. Kështu që turqit i bëjnë gati edhe tre taborre tjera shtesë nga Kumanova dhe Vraja dhe i nisin për në Bilaç për ta nxanë dhe vrarë kryengritsin shqiptar nga Bilaçi. Për këtë është shkruar më lartë në këtë punim historiografik.

Fejzullah Çitaku thotë se edhe sot e kësaj dite atje lartë mbi Bilaç përveçse që gjendet shpella dhe dardhat e tij është edhe Guri i Shpum ku shpesh ai ulej për të pushuar dhe vrojtuar terenin. Pas përleshjëve të shumta që i kishte me ushtarët dhe sejment  gjithmonë aty e ka shkundur goxhufin e tij nga plumbat. Sa e sa plumba e merrnin Deli-Agushin, por asnjëri prej tyre nuk ia përshkonte trupin e tij.

Sipas gojëdhënës që ishte përhapuratëbotë në Kazanë e Bilaçit, flitej se Agush Again, se Zoti i Madhërishëm po e mbronë atë se është njeri i drejtë sepse ai asqerin e thjeshtë që e kishte sjellë me zor Porta për të luftuar nuk e vriste se ata ishin të pafajshëm, vetëm se kur nuk kishte rrugë tjetër nga t’ia mbante gjatë përleshjëve të shumta që i kishte me ta. Ai i kishte shumë dëshirë që t’i vritëte vetëm zabitllarët edhe, ata më të mëdhenjtë që kishin nishana (grada) më shumë dhe për këtë populli thoshte e ruan Zoti, që sot as shpata se pret dhe as pushka nuk e vretë.

Duke i analizuar këngët e shumta rreth luftës dhe qëndresës stoike të Deli-Agushit dhe kaçakëve tjerë të maleve tona Xhahit Ramadani mes trjerash shkruan: në gazetën e përmuejshme “Veprimi” të nëntorit të vitit 1996. “Se Presheva dhe rrethina e saj janë të pasura me krijimtari popullore si në prozë dhe poezi: Gjatë histories së saj të stuhishme, populli ka dijtur të thurrë këngë dhe i ka shënuar ngjarjet e randësishme historike dhe trimat e tij.Vend të posaçëm në krijimtarinë popullore të kësaj ane zënë “KËNGËT E KAÇAKËVE”. Njëra ndër këngët më të dashura dhe më të poullarizuara që këndohet më se 100 vjetët e fundit në fshatrat e Moravicës së Preshevës dhe më gjerë është sot kënga për kaçakun e mirënjohur nga Bilaçi Deli-Agush Agën”4.

“Motivi pse Deli Agushi, i lindur në Bilaç, ka dalur në mal dhe është bërë kaçak ende nuk është ndriçuar, shënohet se viteve të gjashtëdhjeta të shekullit XIX, ishte çaush në kullën e fshatit Starcë, Agushi, braktisë detyrën e nënoficerit dhe del në male. Në fshatin Bilaç, vendlindjen e tij, ku më së shumti rrëfehet për të në popull, rrëfimet bëhen në dy varjante pse Agushi doli kaçak. Sipas varjantit të parë një ditë në mes të katundit një njëri i ,,çet ftyrë” Deli Agushit,   (e akuzon për gjëra të pavërteta). Këtë fyerje dhe këtë nënçmim në prani të burrave të fshatit ai nuk mundi ta durojë ndaj shkoi në shtëpi, mori pushkën dhe e vrau atë që deshi t’ia merrte fytyrën publikisht.

 

Hasan Jusufi “Çakërri” nga Bilaçi ngjesë pastë, më ka rrëfyer më 1969 variantin pse Agush Agai doli kaçak. Në çarshi të Bilaçit në praninë e shumë njerëzve, ngatrrohet (përlahet) me fjalë Deli Agushi me mixhën, apo me djalin e mixhës. Ky në prezencë të burrave e godet Agushin aq shumë e hidhëron, sa me nxitim shkon në shtëpi, e merre pushkën dhe e vretë të afërmin e tij. Pas vrasjes nuk i shkonte mendja t’u dorëzohej sejmenëve dhe organeve shtetërore. U armatos edhe  me shumë të tjerë, formoi grupin e kaçakëve dhe i  rrinte karshi hyqmetit. Ftesave të qeveritarëve turq që të dorëzohej u përgjigjej se me ta mund të bisedojë vetëm nëpërmjet nishanit të pushkës. Si kaçak, për një kohë të shkurtër, popullit ia kishte future frikën në palcë. Gratë i vinin në gjumë fëmijtë duke i frikësuar: “Heshtni, flini se po vjen Deli Agushi.”5

Në Bilaç rrëfehet edhe kjo e dhënë për Deli Agushin: para se të dilte kaçak kurrë nuk i kishte lënë pa i falë “besh vakt” (pesë vaktet e namazit). Por jeta në mal ndikoi që ai të ndërrojë veset dhe të bëhet i vrazhdë e i egër. Si kaçak, Agushi më së shumti sillej në terrenin prej Bilaçit e gjerë në lumin Pçinja, duke u fshehur nëpër fshatra rreth manastirit Shën Prohor Pçinjski. Sipas të dhënave të Jovan Haxhi-Vasiljeviqit: “Deli Agushi si kaçak veproi prej vitit 1860 apo 1861 e deri në vitin 1865, kur u varr para hamamit në Vranjë, me urdhërin e Mithat Pashait reformatorit nga Nishi”.6

 

Disa historian serb Deli Agushin e trajtojnë si “turski zulumçar” (kryekusar turk), që me shokët e tij vriste dhe plaçkiste. Për këtë arsye çdo këngë në gjuhën serbe mbaron me vargun: “More plaçe Pçinja sirotinja”.

4. Mr. Xh. Ramadani, gazetë e përmujshme “Veprimi”-Bujanoc nëntor, 1996.

5. Po aty.

6. Dr. J. H. Vasiljević. “Južna Stara Srbija” Beograd, 1913

 

 

Thuhet se Deli Agushi me dhunë e ka marrë me vete në mal bijën e priftit Antën nga fshati Starcë, por prifti, me ndihmën e qeverisë turke, arriti ta kthej bijën e tij dhe ta martojë për katundarin e Starcës, Stoilkun. Deli Agushi gjenë rastin dhe e vret Stoilkun që kishte pasur guxim të martohej me gruan të cilën ka pretenduar ta marrë vetë Deli Agushi.

Rrëfehet në Bilaç se njëfarë Stojanin, protogjer (kasnec), në kohën e Turqisë, Deli Agushi e urdhëron atë që t’i bie daullës (doboshit) dhe t’i tubonte të gjithë banorët e moshës madhore të Bilaçit. Por, protogjeri nga frika prej qeveritarëve turq nuk guxoi ta çojë në vend urdhërin e Deli Agushit. Të nesërmen Deli Agushi e takon Stojanin dhe e pyetë: Pse nuk e thirre katundin dje kur të thashë? U frikova nga hyqimeti turk, iu përgjegjë Stojani duke u dridhur dhe i ra në gjunjë që t’ia falte gabimin e bërë.                                    Deli Agushi, me sy të çakërrdisur, i drejtohet: Stojan, unë jam këtu hyqmet, urdhërin tim është dashur ta kryesh. Deli Agushi nuk u mëshirua, e nxorri koburën dhe e vrau Stojanin. Lidhur me përkatësinë  kombëtare të Deli-Agushit, mendimet janë të ndara nga historianët dhe hulumtuesit për veprën e tij.                                                    Shënimet e para për Deli Agushin i jep Jovan Haxhi-Vasileviqi në veprën e cituar më lartë, ku thekson se Deli Agushi ka qenë shqiptarë: “AGUŠ” najsilniji arnautin i arabaša oko šesdesetih godina prošloga veka XIX.”(AGUSHI  ishte njëri ndër kryekusarët-kaçakët më të fuqishëme shqiptar i viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluarXIX). Në të njëjtin libër, J. Haxhi-Vasileviqi thotë: se Deli Agushi si kaçak ka zë- në  rrugën Vrajë-Kumanovë dhe ka bërë zullume nëpër tërë rrethinën.

Mendimi, se Deli Agushi me kombësi ka qenë shqiptar e përkrah edhe kritiku letrar Milosh Savkoviq. “Bio je na glasu kaçak Deli Aguš na putu izmedju Skoplje i Vranje” (Ishte në zë kaçaku Deli Agushi në rrugën mes Shkupit dhe Vranjës)7.

Disa autorë të kohës më të re, siç janë dr. M.Zllatanoviq, J.Trifunoski, S. Stojanoviqi etj., në punimet e tyre, pohojnë se Deli Agushi ka qenë turk dhe se stërgjyshëri i tij paska ardhur në Bilaç nga Konja (Azia e Vogël) para tetë brezave. Përdryshe, familja e tij ishte e sojit të mirë, e përmendur në Bilaç dhe e pasur.                               Mjerisht, nuk na është e njohur që dikush prej historianve dhe hulumtuesve shqiptarë të ketë shkruar deri tashë për personalitetin, kaçakllëkun dhe veprimtarinë dhe synimet e këtij kaçaku të përmendur.       Në popull për Deli Agushin janë kënduar disa këngë, në variante të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe serbe. Në shtëpinë e Ramadan Beqirit në Bushtran, komuna e Preshevës në janar të vitit 1969, vet historiologu ynë i mirënjohur nga Bujanoci Xhahit Ramadani duke qenë si student e ka shënuar këngën e Deli Agushit nga informatori Azem Sylejmani të cilën do ta japim në tërësi. Aty këndohet se si janë kthyer pa e kryer detyrën ata që kanë ardhur ta arrestojnë Deli Agushin në shtëpinë e tij në Bilaç. Beqir Garja nga frika e humbë rrugën në oborr. Dan Çarri fshihet nën hambar për të shpëtuar jetën. Shehit duke ikur i bie shamia dhe ankohet se “keq jakannxhitë do saçme n’mjekërr”.                                                                    Këngëtari popullor hiperbolizon Deli Agushin si trim dhe hero të sukseshëm që lufton vet kundër pesë vetave.

 

         KËNGA E DELI AGUSHIT                                                             

 

Kush osht aj qi lufton vetë.

Deli Agushi me pesë vetë.

Hysen Fera, Hysen Hashani,

Çiki osht Kadri Vërbani,

Dan Qarr he mustaqe rradhë.

s’mshihet burri ndër hambar.

Beqir Garja uk i malit,

pos po ik çati ugarit,

moni mu po bini kalit.

Ik bre sheh o kah xhamija,

k’shyr për mbasë se t’ra shamija,

n’m’pastë ra o konë e vjetër,

keq ma kan nxhit do saçme n’mjekërr.

Deli Agushi në Sebrat,

po i rreh shkijet,

po i rreh grat,

pse spo jipni ju imdat.

    

Deli Agushi, sipas traditave popullore apo (gojëdhënësve popullorë), përshkruhet si burrë i madh, i gjatë, i shpejtë, zemrak, zemërfyt, i bukur dhe mustaqeli. Ishte adhurues i kuajve të shpejtë, mbi të gjitha ishte trim dhe nuk friksohej as nga ushtria, as nga bimbashët (majorët). Edhe zaptitë që kishin për detyrë ta arrestonin, i shmangeshin takimit me të. Disa herë nga Vraja janë dërguar në Bilaç trimat më të njohur të asaj ane për ta zënë Deli Agushin, por janë kthyer prapa, duke ikur për të shpëtuar kokën etyre. Si njeri me trimëri të jashtëzakonshme, që nuk dinte çka është frika, prandaj turqit emrit të tij ia kanë shtuar epitetin “Deli” që do të thotë i rreptë, Deli Agush, Agushi i trentë.

Mr.Xh. Ramadani thotë: “Me një zaman në Kazanë e Preshevës, ndodhi një  ngatresë  mes dy familjeve. Njëra e Preshevës ndërsa tjetra e Rahovicës. Familjet ishin të mëdha, e të pasura. Për mos me u rritë belaja e mos me u bë më e madhe siç thotë populli.Njerëzit e paqës të kësaj rrethine menjëherë e marrin iniciativën për t’i pajtuar, këto dy familje por me kotë.

Pasiqë paria e vendit nuk pati sukses t’i pajtonte, këto dy familje të hasmuara. Një ditë prej ditësh erdhën me kuaj të mëdhenj,  të bukur e të forte dhe me hapa të shpejtë burrat e Shkodrës. Në Preshevë burrat e Shkodrës ishin pranuar me rrespekt e nder të madhë.                                                                                                                                     Ishin, therrur desh e viça të shumtë, për t’i gostitur mysafirët e lartë dhe fatsjellës nga Shkodra. Një javë,sa qëndruan burrat Shkodran  në Preshevë, duke i ndërruar konaqet herë të njëra palë e hasmuar dhe herë të pala tjetër, duke kaluar edhe  netë të tëra pa gjum. Fjalët,e tyre bindëse; “burri falë dhe trim është ai që shtrinë dorën e pajtimit,e jo ai që vret,” jehonin në odad; preshevare dhe rahovicase,si këmbana, ama me kot, dora e pajtimit nuk  shtrihej se nuk shtrihej dot.                                                                                  Pas një kohë këto fjalë i bien në vesh Deli-Agush Agës, trimit dhe kaçakut të maleve tona i cili në atë kohë prej qeveritarëve turq fshihej në ,,Manastirin e Prohor Pçinjskit”si dhe nëpër fshatrat afër Bilaçit, Svinjishte, Sebrat, Starcë e Uzovë etj.                           Mitat Pashai reformatori dhe valia i Nishit i cili e kishte trasuar xhaden e re, siç quhej në popull  Xhadeja e Madhe gjatë fundë shekullit të XIX-të ku e kishte për qëllim ta nxiste dhe përparonte zhvillimin e tregtisë në Luginën e Preshevës e cila lidhej përmes Kumanovës me Luginën e Vardarit. Mithat Pashai iu kishte shpallë kaçakëve e bashibozukëve luftë me qëllim që karvanet e tregtisë të lëviznin dhe qarkullonin pa frikë dhe tregëtia të lulëzonte atëbotë.Tani më as Deli-Agush Aga i Bilaçit, që deri atëherë nuk i friksohej si shumë Sulltanit Turk, më nuk guxonte si më herët me ngritë qefe duke pirë raki e duhane dhe duke e dëgjuar zërin e  këndshëm të këngëve e zurlave në Han të Bilaçit, i cili gjendej përreth Xhades së Madhe.                                                                             Përkundër rrezikut që do t’i ndodhte nga asqert e Sullatanit, Agushi u thotë shokëve  shkova unë t’i pajtoj ato dy familje.Atë që se bënë dot shkodranët e të tjerët, do ta bëjë unë disa nga shokët e tij e kishin shiquar me mosbesim, këtë vullnet të mirë të Deli-Agush Agait. Ata që e njihnin mire Agush Again, menjëherë e dinin se çfarë do të bënte ai. E dinin se ai ose do t’i pajtoj, ose do ta vriste atë që nuk e ndëgjonte, ai ia mësyen familjeve të hasmuara dhe pa u paraqitur se kush ishte dhe nga ishte, kërkon konak, si udhëtar rasti. Pas darke, e pyet plakun e shtëpisë përhallee derte plaku e njofton atë, me belanë që e kishte me një familje dhe e kishte ndërmend me marrë gjak i kishte thenë plaku me zë të lartë.

Deli-Agush Agai e pyetë plakun se sa lira bënë gjaku, dhe ia ofron qesen me lira, plaku i habitur i përgjigjet nuk dua unë para, por gjak dua! Atëherë, Deli-Agush Agai e nxjerrë një plumb dhe ia jep plakut, dhe i thotë; urdhëro tash e më vritë mua. Plaku ishte hutuar ate moment. Agush Agai i zemëruar e nxjerr koburën e tij nga shoka dhe ia drejton plakut. O plak gjer më tani i kam vrarë 99 vetë, e paska dhënë Zoti mor gjakpirës të bëhesh i njëqindi, ja do i marësh lirat, ja do ma falish gjakun, ja do të vrasë unë ty, zgjidh! Plaku i frikësuar nga sytë e prishura e të turbulluara të Deli Agushit, çohet në këmbë dhe ia falë gjakun pa i marrë as lirat”8.                                                                   Kështu, në Bilaç dhe nëpër Kazanë e Preshevës dhe në atë të Bujanocës rrëfehej për pajtesën që s’kishin mundur ta bënin dotë askush tjetër përpos Deli Agushit, arushës së madhe të maleve tona të Rujanit.                                .

Shtëpinë e Agush Agait më pastaj turqit ia japin për banim një serbit lokal, ku pas një kohe  relativish të gjatë disa familje muhaxhire që ishin shpërngulur nga dhuna e serbit atëherë nga Masurica gjatë viteve 1870-1883, ku në fillim ishin vendosur në Bushtran të Preshevës.Gjatë rrezhimit Titist, shpërngulen dhe vijnë në Bilaç gjatë vitit 1960 dhe nga ai serbi që turqit ia kishin dhënë shtëpinë e Agush Agait për banim, gjatë zamanit të Kralevinës serbe i njëjti serbë ishte bërë edhe pronar legjitim i saj. Jakup Avdiu nga Bushtrani vjen dhe e blenë shtëpinë e Kryetrimit tonë shqiptar, ku edhe sot djali i Jakup Avdiut, Rrahim Avdiu me familjen e tij banon në të njëjtën shtëpi.

Karakteristik është për t’u cekur se muret e jashtme të shtëpisë janë shumë të gjëra tre kutë e më tepër të ndërtuara nga guri, me dritare të vogla dhe dyert janë nga druri i bungut dhe ato lloj dërrasash t’i thuash janë të trasha si lloj pallzinash të gozhduara me gozhda të punuara në njërën nga kovaçhanet e Bilaçit, që ishin të shumta atëherë  Ndërsa kulmi ishte i ndërtuar nga drunj shumë të trashë edhe këta ishin nga bungu d.m.th.krenat e shtëpisë-kullë mandej mbi këto krena ishin të gozhduara drunjë tjerë që

8. Dr. Xhahit Ramadanit, “JEHONA”  15 qershorit  2004.    

Rrahim Avdiu u thoshte janë pallzina dhe se këto pallzinash mandej ishin të lyera me lloç (baltë) të trashë, shtëpia gjegjësisht kulla ishte e mbuluar me tjegulla në formë lugu e që banorët shpesh i quanin edhe si qeremide të maxhupit.

Fejzullah Çitaku mandej thotë se maxhupët janë shumë më herët të ardhur e të vendosur në Bilaç shumë më herët se të vinin arnautët (shqiptarët) nga rrethina e Vrajës në këto anë. Maxhupët  këtu i ka sjellë tyrk kazani (kazani turk). Është karakteristik për maxhupët se tërë ditën gjatë verës rrinin nën hijet e pemëve pran Kazermës të Taborrit Ushtarak Turk të Bilaçit dhe se ushqimi që tepronte pas ngrënjës të ushtarëve dhe udhëheqësve ushtarak apo siç quheshin edhe ndryshe zabitllar. Nga jemekxhiu (gjellbërsi) i kuzhinës ushtarake i ndahej në mënyrë të njëjtë, ushqimi këtyre maxhupëve, që pritnin me kusitë e tyre të bëra nga bakri .Ku të njëjtat kusi atëherë përdoreshin nga popullata të varura në verixhe nëpër oxhaqe në dhomën e zjarrit e që ndër shqiptarët e Masuricës e të Vrajës, dhoma e zjarrit ndryshe edhe quhej shpi. Në këto kusi më së tepërmi zihej qumshti mandej për familjen e gjërë nëpër to përgatitej kaxhamaku nga mielli i mistrit, ndërsa kusia më e madhe përdorej edhe ajo e varrur në oxhak në verig për

të ngrohë ujë për pastrim. Gjithmonë këto lloj kusijash nga bakri duheshin kallaitur shpesh, se oksidoheshin dhe se oksidi i së njejtës lëshonte një ngjyrë të kaltërt dhe ishte me shije të ithët.

Ndërsa buka përveçse që piqej në hi në oxhak ajo edhe piqej edhe në crepule (çerep) dhe ky gjithmon bëhej nga argjila e kuqe.

NË BILAÇ IFTARI ME TEKBIR PRITEJthotë: Mynever Esatbei Ramadani nga Bujanoci e lindur në Bilaç,dikur me një zaman, fshati Bilaç ishte aq i madh sa që i përgjante një qyteti. Ditëve të pazarit që bëheshin të marteve në pazar vinin njerëz nga të gjitha anët. Ndërsa  mbrëmjet e ramazanit shumë me sheref (ndër dhe krenari) kalonin.

Në vigjiljen e ramazanit, nëpër shtëpi bëheshin përgatitje të mëdha. Bëhej gëlqerosja dhe pastrami me themel i dhomave nëpër shtëpitë tona, mandej edhe duvarnet (muret) rreth rrugës gëlqeroseshin me gëlqere. Për arsye se vinin të afërmit me na urua muajin e shenjtë të ramazanit dhe në këtë mënyrë rrespekt i madh i bëhej uruesve.Paraluftës së Parë botërore (ne kohën e osmanlinjëve)në Bilaç ishte kazerma ushtarake Turke. Afër saj një kodër (breg) ishte, dhe se nga kjo kodër lajmtari i iftarit, me top e lajmronte atë. Edhe kodra ndryshe quhej kodra e topit (top bair) i kanë thënë gjithmonë .

Në studimet e tij Dr. Mihajlo Kostiq “Preševska Kotlina”  (Lugina e Preshevës), për Bilaçin dhe rrethinën e tij shkruan dhe thotë: “Se në vend të Preshevës nga shekulli i XVI-të fillon të zhvillohet Bilaçi, sepse rruga nëpër malet e Rujanit,edhe sot është e një radësie të vaçant qarkulluese për Luginën e Preshevës,sepse bënë lidhjen kontinuele të Provincës së Preshevës me Lindjen. Dhe se gjithmonë e ka mbajtur funkcionimin e saj të vlefshëm qarkullues, nga Pçinja për në Qystendil, mandej kjo rrugë ka shpie nga manastiri i Shën Prohor Pçinjës për në Bilaç.                                                                                  Bilaçi ishte vënë në spikam si njëri ndër udhëkryqet më të mëdha qarkulluese atëherë sepse nëpër malet e Rujanit, kanë çuar shumë rrugë për në Provincën e Kumanovës. Rruga më kryesore ishte ajo e cila shkonte nga ana perëndimore e anës së Rujanit në Leran dhe më tutje për në Kumanovë. Kjo rrugë e Leranit ka qenë në lidhje me Luginën e Moravës-Jugore nga njëra anë dhe nga ana tjetër me ate të Nagoriçit. Nëpër atë rrugë ka pasur vende të caktuara ku kalimtarët me karvanet e devevekanpushuar.

Ajo edhe ndryshe quhej devishte (kamilarište), apo Çuka e deveve, apo thjeshtë xhadeja e deveve. Mandej nga ana lindore e Leranit, gjithashtu sipas dëshmisë të Jovan Haxhi-Vasileviqit (1913), thotë se në potezin e rrugës, deri vonë kanë bredhur karvanet e deveve. Bilaçin, të cilin turqit ndryshe edhe e quanin Delibash.Turqit ishin vendosur shumë kohë më parë se këto anë të pushtoheshin nga serbët. Bilaçi aty rreth vitit 1909, i ka pasur 103 shtëpi turke.Turqit e jetonin një jetë qytetare, kryesisht më së tepërmi merreshin me tregëti dhe me  mjeshtri të artizanateve të ndryshme, mandej e  kanë pasur  shkollën dhe xhaminë e tyre. Funksioni qarkullues rrugor pa telashe për tregëti dhe zhvillim të mjeshtrive të ndryshme artizanale atëbotë Bilaçin e kishin bërë si vendbanimin më të njohur. Mandej  në fund sipas J. Haxhi-Vasileviqit (1913), qeveria Turke dhe qytetarët nga Vraja ”gjithmonë e kanë favorizuar Bilaçin në dëm të Preshevës Mandej, edhe para shekullit të XVIII, Bilaçi ka qenë qytezë tregtare.”9

Shqiptarët, qyshë nga koha e vendosjes ndër shekuj kanë jetuar në Preshevë, ndërsa në Bilaç vetëm se turqit “çitak”. Edhe shprehja që kishte lindur dhe mbijetuar në popull “si në zamanin e vjetër” apo “lezeti i atyre viteve nuk harrohet kurrë”- sipas Fejzullah Lutfiut-Çitakut.

Gjatë zhvillimit shoqëror-ekonomik Lugina e Preshevës, në vitet e fundit të sundimit turk, kishte filluar të njihej si një provincë e një radësie të veçant para se gjithash me ndërtimin e Xhades së Madhe nga reformatori turk me prejardhje shqiptare Mithat Pashai, më pastaj me ngritjen e vijës hekurudhore Moravicë-Vardar 1886-1888.                Ndërsa, gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të XIX-të, gjegjësisht më 1863-1865, përfundon ndërtimi i Xhadesë së Moravicës apo siç në popull quhej edhe ndryshe “Rruga e Mbretit”(Carski Drum).                                                                                          E cila shpinte nga Vranja për në Negoc,mandej nëpër fushë të Bilaçit ka shkuar më tutje në drejtim të Luginës së Kumanovës.Që t’i shmangej baltës aluvijale të rrafshinës së Moravicës,”Xhadeja e Madhe” e Mithat Pashai është trasuar rrënzë maleve të Rujanit. Rreth xhades së Moravicës, në zë kanë qenë Hani i Bilaçit, me ate të Pajazitit në Somolicë,si dhe Hani i Rexhepit nga Çukarka. Hanet në Moravicën e Preshevës dha në Xhaden e Madhe të Mithat Pashait në fushën e Somolicës dhe në atë të Bilaçit,fillojnë të shthurren (shkatrrohen) përfundimisht, gjatë kohës së përkufizimeve ndërshtetërore mes Perandorisë-Osmane të cunguar deri atëherë me lëshimet dhe dështimet e saj nëpër konferencat dhe kongreset e Fuqive të Mëdha Europiane dhe të përkufizimeve kufitare me Serbinë më 1878. Dhe përfundimisht hanet shkatrrohen me ngritjen e linjës hekurudhore më 1888.                                                                                                    Gjer tek vitet e 60-ta, të shekullit të XIX-të si sherbtor nëpër këto hane kryesisht kanë qenë cincarët (vllehët. Disa nga hanxhinjët janë marrur me bujqësi dhe blektori, mandej edhe kanë blerë edhe pasuri buqësore të patundëshme.

Në rrugë të sipërme nëpër Luginën e Preshevës Stojan Novkoviqi në tetor të vitit 1886 në mes Bujanocit dhe Preshevës,e ka hasur Hanin e Bilaçit, i cili ka shërbyer në përdorim gjatë kohës së tij dhe njëkosisht ky shtegëtar e kishte hasur edhe hanin e braktisur të Pajazitit në Somolicë. Ai në detale e ka përshkruar Hanin e Bilaçit, duke deklaruar se të tillë lloj hanesh kanë rrjedhë ndërtimore qysh nga mesjetë. Ky han, kishte pasur mure të larta 2-3 metrash me dyer të mëdha, oborr katror me sipërfaqe nga 50-60 metrash. Në atë sipërfaqe, në njërin nga kandet veriore të ndërtimit gjendej shtëpia e

9. Dr. Mihajlo Kostić “Preševska Kotlinaterenski radovi narodni muzej Vranje 1968 str.111-112.      

ngjitur në një vend për murin e oborrit (avlisë) së hanit. Afër tij rreth Xhades së Madhe gjendej çezmja e hanit e cila edhe sot po i qëndron dhëmbit të kohës.

Prandaj sipas J.F.Trifunoskit (1948) në Bilaç në vitin 1878-1879. është ndërtuar kazerma për garnizonin ushtarak turk, ç’ka edhe ka ndikuar në gjallërimin e rrugës Moravicë-Pçinjë.                                                                                                                       Për furnizimin e garrnizonit dhe rritjes së kërkesës për qarkullim rrugor nëpër këtë vendbanim, që ishte shumë i zhvilluar atëbotë dhe  shtrihej rreth maleve të Rujanit, ishin hapur shumë hane e kafiteri të kohës, mandej  lloj-lloj dyqanesh tregëtie dhe të artizanateve tjera.

Në, jetën ekonomike më së tepërmi janë dalluar cincarët  ardhacak dhe tregëtarët velezhas. Ata në Bilaç i kishin dyqanet dhe “magazet e tyre.”                                                 Qarshia më pazarin ditor dhe me panagjyrin vjetor, është zhvilluar rreth kazermës shkollës dhe komunës të Bilaçit.Të”marteve në pazarin bilaças kanë ardhur njerëz më tepër se në Preshevë. Për panagjyre përveçëse fshatarëve nga Moravica, Pçinja dhe rrethet e afërta, kanë ardhur tregtar edhe nga Moravae Epërme, Kriva Pallanka dhe Ovçe-Polja.”etj.                                                                                                                  Dhe se Bilaçi ka qenë mes i një rëndësie të veçan të zhvillimit ekonomik  e ka potencuar edhe A.Uroševici (1949) duke e studiuar Kumanovën. Ai e cekë se për në Kumanovë në zamanin e turkut “poçaria është sjellur nga Bilaçi.”Nga ana tjetër,punëtorit tregtare me mallrat koloniale dhe me ato manufakturale i kanë furrnizuar edhe punëtorit tregtare të Preshevës. Në Jugosllavinë e vjetër të Kralevinës Bilaçi ka humbur shumë çka nga domethënja e tij e zhvillimit ekonomik-shoqëror .Nga qarshia e përparuar, para dhe gjatë vitit 1912, e njohur me 120 dyqanet e saj, në vitin 1940 mbaheshin vetëm se 15-të sysh.10

 

Vazhdon…

 * ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

3 Responses

  1. genci bilac thotë:

    si mundem me marr kontakt me autorin RESHAT AVDIU

  2. Musafiri thotë:

    genc – mund te kontaktoni me R.Avdiun nepermes telefonit 0637181747 . kontakti u mundsua nga musafiri nga rahovica. tung

  3. bugi thotë:

    te lumt ,o z.RESHAT.per shkrimet r tua…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch