Home » Lajme » “The Collective” nga Kosova drejt MTV-së

“The Collective” nga Kosova drejt MTV-së

Rock Grupi “The Collective” nga Gjilani mund ta nderojë Gjilanin përkatësisht mbarë Kosovën me pjesëmarrjen e tij në Festivalin MTV-UK, një festival britanez me bujë të madhe, një ndër festivalet muzikore më të rëndësishme të artistëve të rinj të cilët mblidhen me grupet e tyre muzikore nga e gjithë Evropa.

Por, për ta arritur këtë, këtij grupi i nevojitet të organizojë një koncert promovoues ku do të performojnë anëtarët e këtij grupi, në prani edhe të përfaqësuesve të MTV-së . E kjo nuk mund të realizohet pa mbështetje materiale, sidomos tani, kur, sipas përfaqësuesve të këtij grupi muzikor, institucionet komunale në momentet e fundit, janë deklaruar se nuk mund ti ndihmojnë me asgjë në këtë drejtim.

Valdrin Halimi , vokalist i Grupit “The Collective”, tha se ndihet i zhgënjyer me institucionet e komunës të cilët deri në momentin e fundit, kishin dhënë sinjale se mund t’u ndalin në ndihmë, por që në fund kishin dhënë përgjigje të prerë negative.

Duke sqaruar ecurinë e deritanishme rreth këtij festivali, Halimi tha se për të qenë pjesë e më se 30 grupeve nga mbarë Evropa, që do të performojnë në këtë Festival, duhej plotësuar disa kushte, dhe se Grupi “The Collective” i ka kaluar tri fazat e parë, duke qenë kështu i vetmi grup jo vetëm nga Kosova, por edhe nga mbarë Ballkani që ja ka arrit të kalojë në fazën tjetër.Përndryshe, koncerti promovues, ku do të jetë i pranishëm edhe producenti i MTV-së, do të mbahet me 30 qershor të këtij viti në ambientet përballë shkollës ekonomike “Marin Bareleti”, Pra kanë ngelur shumë pak kohë dhe se të gjithë ata që dëshirojnë që Gjilani përkatësisht Kosova të ketë një prezantim të tillë që mund të ndodh vetëm një herë në dekadë, duhet të ndihmojë këta të rinj gjilanas.

Sure, there’s a lot of dreck out there in the http://www.essayprofs.com world of very short videos, but there’s some gold to be found, as well

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch