Home » Lajme » “Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt

“Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt

Këngëtarja kosovare Vesa Luma është fyer nga Besfort Hasanaj, njeriu që poston vazhdimisht në YouTube videoklipet dhe xhirimet e artistëve shqiptarë, raporton Standard.

Përmes një komunikate për shtyp, ai ka bërë me dije për mediet se Vesa, të cilën ai e cilëson “lopë”, e ka “tradhtuar”, pasi ka shkelur kontratën që kishte nënshkruar me të në janar të këtij viti për publikimin dhe shpërndarjen e klipeve të saj në Youtube deri më 30.12.2015.

Vesa ka ndryshuar qëndrim, pasi ka nënshkruar një kontratë tjetër, sipas tij, “të fshehtë” me Aldor Ninin, juristin e kompanisë “Easycom”, që mbron artistët shqiptarë nga pirateria. Hasanaj ka shkruar në faqen e tij në internet se Aldor Nini, të cilin ai e cilëson grek, ka krijuar një lidhje dashurie me këngëtaren bionde, ndërsa ajo jetonte në Tiranë pasi merrte pjesë në spektaklin “Dancing with the stars”.

Vesa ka reaguar menjëherë. “Sapo lexova shkrimin më qesharak që kam parë ndonjëherë. Një njeri i quajtur Besfort Hasanaj, me fjalorin e tij prej rrugaçi flet për mua dhe këngëtarë të tjerë e kompozitorë të njohur, duke pretenduar se videot e këngëtarëve shqiptarë janë pronë e tij”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Aldor Nini ka thënë se Vesa nuk ka nënshkruar që Hasanaj të fitojë para prej saj, dhe ka pohuar se ka procedurë gjyqësore në Gjermani kundër tij.

One thing http://www.celltrackingapps.com/ I regret was not looking into the problem earlier

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch