Home » Lajme, Vendore » 1.32 Euro shkojnë për shtetin e ndërsa 18.68 Euro për Bexhetin “Bexhet Pacolli”

1.32 Euro shkojnë për shtetin e ndërsa 18.68 Euro për Bexhetin “Bexhet Pacolli”

Taksat kufitare të vendosura, gati dy vjet më parë, nga institucionet e Republikës së Kosovës për qytetarët e tri Komunave të Kosovës Lindore: Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, kanë bërë që të keqësojnë mirëqenien e qytetarëve të tri komunave, në të njëjtën kohë edhe të falimentojnë një pjesë e bizneseve të Gjilanit.

Banorët e Kosovës Lindore, fatkeqësisht, u izoluan për shkak se taksa që duhet të paguajnë për të kaluar kufirin është shumë e lartë. Për këtë arsye, banorët e Kosovës Lindore jetojnë në gjendje shumë të rëndë ekonomike.

Si regjioni më i varfër në Ballkan, duke mos pasur mundësi ti paguajnë këto taksa, ata po detyrohen të izolohen e të mos lëvizin në drejtim të shtetit amë, Kosovës.

Gjithashtu, edhe udhëtimi, përkatësisht transporti i udhëtarëve, për studentë është bërë shumë i vështirë, pasi që është bërë ngritja çmimit të biletës deri në 70%.

Kjo pengesë për serbët nuk vlen për shkak se serbët janë të pajisur me dy palë tabela dhe në vijën neutrale kufitare ata ndërrojnë tabelat. Kur hynë në Serbi ata vendosin tabelat e Serbisë e kur hynë në Kosovë, vendosin tabelat e Republikës së Kosovës.
Kjo taksë nuk po shkakton probleme vetëm për shqiptarët e Preshevës , Bujanocit e Medvegjës, por edhe për Gjilanasit pasi qe shumë biznese, shumë ekonomi familjare me mallra janë furnizuar nga Gjilani, dhe Gjilani ka pasur shumë përfitime nga këta banorë. E tani nuk i ka këto fitime.
Nga çdo pagesë prej 20 euro, qe është shumë e madhe për qytetaret shqiptarë të Kosovës Lindore, shteti i Kosovës përfiton vetëm 1.32 cent dhe kjo del se krejt kjo lojë në kurriz të shqiptarëve të Kosovës Lindore luhet për kënaqeshin e kompanive private të sigurimeve.
Pra, 1.32 shkojnë për shtetin kurse 18.68 shkojnë për Bexhetin.
Pastaj gjatë qarkullimit nëpër magjistralen Gjilan- Bujanoc ka shumë shërbime, ka shumë biznese që ofrohen për qytetarët që lëvizin përgjatë kësaj rruge. Me këtë taksë, këto biznese gjilanase janë para bankrotimit. Këto fitime janë kthyer për Vrajën , Leskocin e qytete tjera të Serbisë.
Ne kemi hasur ne shumë minimarkete e shumë biznese, të cilët pohojnë se tash nuk kanë as për së afërmi, qarkullim. Ata thonë se, vendosja e taksës i ka sjellur para falimentimit , gjë që është edhe anti njerëzore.
Rezoluta e cila u miratua, në muajin maj, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për të cilën unanimisht e votuan edhe deputet e pozitës që përbejnë koalicionin qeverisëse, deri më tash nuk është futur në funksion. Askush, pra deri tash, nuk ka pasur fuqi dhe nuk dihet kur do të ndërmarrin obliguesit të jetësojnë këtë rezolute. Dihet se njëra nga pikat e kësaj rezolute obligon Qeverinë e Kosovës që ta suspendoj taksën diskriminuese.
Kërkojmë me ngulm që kjo taksë të hiqet sa më shpejtë, duke iu kërkuar falje shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Vatra Gjilan 14. 09. 2013

Avni VELIU,
anëtar i Lëvizjes

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch