Home » Lajme » 10 MILION DINARË PËR FURNIZIM ME UJË TË PIJSHËM NË TËRNOC

10 MILION DINARË PËR FURNIZIM ME UJË TË PIJSHËM NË TËRNOC

BUJANOC – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal, në mes tjerash u shqyrtua dhe propozim konkluzioni për ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e rrjetit të sistemit për furnizim me ujë të pijshëm në fshatin Tërnoc.

Projekti në fjalë do realizohet përmes rrugës qarkore të rrugës së Gjilanit, njëkohësisht do krijohet mundësia që ajo pjesë të krijojë kyçje në sistemin për furnizim me ujë, pasi janë kryer punët në shpërndarjen e rrjetit të energjisë elektrike, përkatësisht vendosja e trafo stacioneve në Sektorin 6.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit pas aprovimit deklaroi se ky investim është i karakterit gjithëpërfshirës pasi njëkohësisht do mundësohet furnizim i rregullt me ujë te pijshëm për fshatin Tërnoc dhe përmes zonës së biznesit do bëhet shpërndarja e rrjetit të sistemit të ujësjellësit që do krijojë infrastrukturë të nevojshme për biznes. Realizimi i projektit do bëhet pasi të kryhen procedurat ligjore për prokurime publike.

Pika e parë ishte propozim rregullorja mbi titujt, profesionet dhe pagat e të punësuarve në administratën komunale të komunës së Bujanocit me që rast, të punësuarve me shkollë fillore dhe të mesme, të cilët punojnë në administratën lokale dhe ndërmarrjet publike, nuk do të këtë ulje por do të ngelet ashtu siç janë tani. Kurse ata që janë me kualifikime të larta do të ketë ngritje të pagave, kjo u miratua edhe në këshillin komunal të zhvilluar sot.

Gjithashtu këshilli komunal ka ndarë 1 milion e 800 mijë dinarë për përkrahjen e mediumeve elektronike lokale do mos keqpërdorime të punës së përcjelljes se administratës komunale do të bëhen kontrata në mënyrë që të jenë sa më transparente, imediat te cilat thithin një pjese te buxhetit të komunës se Bujanocit.

Për herë të parë në këtë nga buxheti i komunës me 6 milion dinarë janë ndarë për paisjen e shkollave të komunës së Bujanocit me kabinete dhe laboratora.

Njëra ndër pikat në këtë seancë ishte edhe ndarja e mjeteve financiare për punë të rregullt të partive politike në komunën e Bujanocit për periudhën e katër mujove të parë.

Pika të tjera në këtë seancë u diskutuan dhe miratuan ajo e ndaj programit të mbrojtjes, rregullimit, shfrytëzimit të tokave bujqësore në komunën e Bujanocit për vitin 2012, propozim vendimi mbi zgjedhjen e ofertueseve më të volitshëm dhënien me qira në kohë të caktuar me qëllim të vendosjes të objekteve të vogla montuese.

Ishte ajo mbi formimin e komisionit për dhënin me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. Programi mbi shfrytëzimin e mjeteve buxhetore të Fondit për mbrojtjen e mjedisit jetësor në territorin e komunës së Bujanocit.

Ndërsa raporti i bibliotekës “14 nëntori” për raportimin financiar të vitit 2011 dhe plani financiar për vitin 2012 është shtyrë për në seancën e ardhshëm si pasoj e mos prezencës së drejtorit të saj.

Valon Begzadi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch