Home » Lajme, Ndërkombëtare » “100 në 1-vjetor”: Ndihmo edhe Ti…!

“100 në 1-vjetor”: Ndihmo edhe Ti…!

Nga Zvicra, bashkatdhetari ynë, Gëzim KASUMAJ me Vllazën, i origjinës nga Shipshani i Tropojës, i lindur në Skivjan të Gjakovës,  me punë menaxhues i ndërmarrjeve GEBASEDI Consulting (www.gebasedi.ch) dhe KULLA Group (www.kulla-group.ch), bashkëpunëtor e mik i mirë i Gazetës së  Alpeve “Tropoja”, bëhet nismëtari i një fushate mbi 3-mujore (nga e shtuna e 25 majit deri të enjten e 12 shtatorit  2019), e motivuar,  e titulluar “100 në 1 vjetor”.

            Kjo nismë, kjo fushatë “100 në 1 vjetor” do të thotë që gjithkush ka dëshirë e mundësi të kontribuojnë me pagesa monetare në valuta apo lekë shqiptar për Gazetën e Alpeve “Tropoja” në 1 vjetorin e saj në shumën 100 Euro apo 100 USD ose 100 CHF (Franga Zvicerane) apo 100 GPB (Paundi Britanik) ose 100 mijë Lekë Shqiptare (të vjetra) dhe, në raste të veçanta, në këto kundravlera edhe në valuta të tjera(AUD, CAD, SEK, NOK, DKK, MKD, TRY etj.)

            Ju bajmë të ditun se z. Gëzim KASUMAJ me Vllaznit e tij ka krye 3 (tri) abonime vjetore në Gazetën e Alpeve “Tropoja” me mandat pagese bankar nga Zvicra në shumën 106.50 Euro (nga të cilat 12 Euro komision i ka marrë Raiffaisen Bank në Tiranë), duke shënuar rekord për numrin ma të madh të abonimeve në Gazetën tonë të përbashkët, në këtë Gazetë Rajonale Ndërballkanike me shtrirje në të gjithë Hapësiren Alpine në Katërshtetshin Ballkanik përgjatë brigjeve të Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit.

            Përgjatë kësaj periudhe 111 ditore të kësaj nisme, në këtë fushatë, drejtuesit, antarët e Bordit Botues, Redaksia, Rrjeti i Kordinatorëve e Korrespondentëve të Gazetës së Alpeve “Tropoja”, çdo mik e dashamirë i saj, mund të postojnë (sipas dëshirës e mundësive) në adresa të miqëve të tij (me e-mail ose në inbox në FB ose me zá, sms, Viber, WhatsApp me celular, etj.) një thirrje të tillë (ose me tekst të hartuar prej vetë atyre) për t’i ardhur në ndihmë me kontribute monetare vazhdimësisë e cilësisë së Gazetës së Alpeve “Tropoja”, si gazetë e vendlindjes së saj-Tropojës dhe e Qarkut të Kukësit (Kukës, Has, Tropojë); e Qarkut të Shkodrës (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë-Arrëz); e Rajonit të Gjakovës (Gjakovë, Deçan, Junik, Rahovec); e Rajonit të Pejës (Pejë, Klinë, Istog); e Rajoneve të Mitrovicës e të Prizrenit; e Krahinës së Sanxhakut në të dy shtetet (komunat: Novi-Pazar, Tutin, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Priboj dhe Rrozhajë, Plavë, Guci, Andrejavica, Berana, Bijelo-Polje, Plevlja); e Malësive të Veriut Shqiptar (vise e fise si: Malësia e Gjakovës; Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuçi, Palabardhi, Piperi, etj.; të Drinit të Sipërm (Lura, etj); Rrafshi i Dukagjinit; të Pukës, Mirditës, Kolashinit, etj).

Ju bajmë të dituna llogaritë bankare në Shqipëri të Gazetës së Alpeve “Tropoja: në Lekë dhe në Euro:

Llogaria në Lekë:

                        RAIFFEISEN BANK

Gazeta e Alpeve “TROPOJA”

Nr. Llog. në Lekë: 0021373951

 IBAN: Al 43 20 21 11 09 0000 0000 21 37 39 51

            Kodi SWIFT: SGSBALTX

Llogaria në Euro:

                        RAIFFEISEN BANK

Gazeta e Alpeve “TROPOJA”

Nr. Llog. në Euro: 0001 37 39 51

IBAN: Al 73 20 21 11 09 0000 0000 01 37 39 51

Kodi SWIFT: SGSBALTX

Një pagesë e tillë monetare në valutë mund të kryhet edhe me Western Union; MoneyGram; Ria (pasi tarifat për Vendet e Rajonit si Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, etj. janë ma të lira) ose në redaksi të Gazetës së Alpeve “Tropoja”.

            Kontributi i Juaj monetar në përkrahje të nismes,  në ditët e fushatës “100 në 1-vjetor” do t’i shërbejnë ma shumë e ma mirë në këtë kohë krize të shtypit (print në letër) edhe mbijetesës, cilësisë dhe jetëgjatësisë së botimit të gazetës tonë të përbashkët, Gazetës së Alpeve “Tropoja”, Gazetë Rajonale Ndërballkanike e Hapësirës Alpine nga Shkodra e Ulqini deri në Sanxhak e Mitrovicë, e cila shpërndahet në të gjithë Shqipërinë dhe në komunat Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik, etj. të Kosovës, si dhe me abonime në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Europë e Amerikë.

            Më 12 shtator 2019, ditë e enjte, ora 11.00, në Hotel Tirana International (salla Classic 250-vendshe) do të festojmë 1-vjetorin e Gazetës së Alpeve “Tropoja”, ku do të ndajmë Çertifikata pjesmarrjeje në këtë nismë e fushatë dhe Çertifikata Mirënjohje për kontributorët në shuma ma të mëdha se 100 Euro, 100 USD, 100 CHF, 100 GPB, 100 mijë Lekë Shqiptare (të vjetra). Ju faleminderit!

            Adresari i komunikimit tonë të përbashkët: Posta: Gazeta e Alpeve “Tropoja”. Kutia Postare nr. 96. Tirana-Albania. E-mail: gazetatropoja@gmail.com Tel: 00355 69 78 39 500 (Shqipëri) 00383 44 122 756 (Kosovë) me zá, sms, Viber, WhatsApp Facebook:  Gazeta e Alpeve “Tropoja”.

Jepni edhe Ju kontributin Tuaj…! Gazeta e Alpeve “Tropoja” nuk do t’ua harrojnë kontributin e dhënë dhe do t’ua bajnë të ditun në çdo numër të gazetës me foto e tekst, me të dhanat përkatëse monetare për çdo cent e qindarkë të dërguar, etj. Ndihmo dhe Ti…! Ju faleminderit!

GAZETA E ALPEVE “TROPOJA”

Tiranë, më 25 maj 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch