Home » Lajme, Vendore » 100 VJETORI I KOMITETIT KOMBËTAR “MBROJTJA E KOSOVËS” NË SHKODËR DHE FTESA PËR 100 MIJË EURO PËR Z. BEHGJET PACOLLI

100 VJETORI I KOMITETIT KOMBËTAR “MBROJTJA E KOSOVËS” NË SHKODËR DHE FTESA PËR 100 MIJË EURO PËR Z. BEHGJET PACOLLI

Së parit, pa dalë nga tema e librit për Hasan Prishtinën, për pa dalë as nga kjo sallë, e kam një propozim, mendim, sugjerim, quajeni si të doni vec po ua them. Po due me përfitue dhe nga rasti që sot e kemi këtu kryetaren e Bashkisë të Shkodrës, znj. Voltana Ademi, edhe ambasadorin e Kosovës në Tiranë, z. Syl Ukshini, edhe z. Jahja Lluka, këshilltarin për Diasporen të Kryeministrit të Kosovës dhe sekretar i Komisionit Shtetëror të Kosovës për Vitin e Skënderbeut. Pra, fjalën e kam në linjë treshe, për te tre të nderuarit e pranishëm.

Sivjet Komiteti Kombëtar “Mbrojtja e Kosovës” bahet 100 vjec, se u themelue më 1 maj 1918 dhe selia e tij qendrore u ngrit në Shkodër më 7 nëntor 1918. E di se e dini vec nuk po muj rri pa u thanë: Duhet ta festojmë në Shkodër, qoftë dhe me një Akademi Përkujtimore, po e mira është të ngrihet një muze, sepse tek ish-selia e këtij Komiteti ka vec nji pllakë përkujtimore e kaq është pak, nuk është mirë.

Sigurisht e di që e dini të tre historinë e randësinë e Komitetit Kombëtar “Mbrojtja e Kosovës”, po vec po i lutemi ambasadorit të Kosovës në Tiranë që t’ja përcjellin nji mesazh e kërkesë shefit të tij, ministrit të Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, që nga fondi i bizneseve të tij të japin 100 mijë dollarë amerikanë, përndryshe le të jenë dhe 100 mijë euro për festimet e këtij 100 Vjetori në Shkodër. 100 mijë Euro do të ishin ndihmë e madhe, nder e madhe.

Lutemi z. ambasador t’i thoni z. Behgjet Pacolli – Nderi i Kombit, shefi i diplomacisë e biznesmen i shquar, se 100 mijë Euro nuk a ka t’i lyp Shkodra – kryeqyteti verior i MbiDrinit, po gjitha këto personalitete të shkencës, letërsisë, arsimit universitar, politikës, etj. të ardhun nga shtete e treva shqiptare nga Kosova, nga Shqipëria e Mali i Zi në këtë ditë të promovimit të tre librave të autorëve të njohur nga Kosova.
Kush punon për Kombin e vet ka nderue vetëveten dhe i nderuari nderon sot, nesër e përgjithmonë…

Fragmente nga diskutimi (me e pa letër) për veprën monografike “Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit” i autorit Dibran Fylli nga Drenica e Kosovës dardane. Shkodër. Biblioteka “Marin Barleti”. 24 shkurt 2018

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch