Home » Lajme » Në Bujanoc është mbajtur sot akademia përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së

Në Bujanoc është mbajtur sot akademia përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së

Me intonimin e himnit kombëtarë dhe me një minut heshtje në nder të dëshmorëve të kombit, është mbajtur sot akademia përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së. Me moton “E filluam kur ishim të bashkuar”, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, një numër i vogël i qytetarëve të Luginës së Preshevës, përkujtuan dëshmorët e kombit, dhe kujtuan daljen në skenë të UÇPMB-së. Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve, invalid, veteranë, ish ushtarë, si dhe përfaqësues të partive politike dhe udhëheqës të institucioneve lokale. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua kryetari i OVL-së të UÇPMB-së Ramadan Ismajli dhe shefi i ekipit negociator të asaj kohe Jonuz Musliu dhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, dhe ai i Bujanocit Shaip Kamberi, theksuan rëndësinë e luftës së lavdishme çlirimtare për liri, të bërë nga bijtë më të mirë të kombit shqiptarë, kurse Mustafa potencoi se familjet e dëshmorëve tashmë nuk janë thjeshtë familje të rëndomta, por zënë vend në familjet më fisnike të kombit shqiptarë. Në vazhdim ishte përgatitur edhe një program kulturo- artistik nga shoqëritë që janë aktive në Preshevë e Bujanoc.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch