Home » Opinione » 11 MARSI I VITIT 1981 SHËNOI EPOKËN E RIKTHIMIT TË SHQIPTARËVE NË IDENTITET TË MIRËFILLTË KOMBËTAR

11 MARSI I VITIT 1981 SHËNOI EPOKËN E RIKTHIMIT TË SHQIPTARËVE NË IDENTITET TË MIRËFILLTË KOMBËTAR

Skruan: Reshat AVDIU, mars 2013 Preshevë

Denmostratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ-a. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit. Zhvillimet që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të Jugosllavisë me lejën dhe aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem Vllasin, Mahmut Bakallit-Çakallit, Ali Shukriut, Mehmet Cikuli-Maliqi e të tjerë, na sulmuan brutalisht neve demostruesit duke na vrarë dhe duke na përgjakur e që ishim me qindra dhe me mijëra. Ne atëbotë ishim komunarët e barikadave të luftës të Parisit legjendar të vitit 1789, po të ishte nevoja edhe qiellin do ta sulmonim, vetëm e vetëm të fitoj shqiptaria kosovare.

Intevenimi brutal, i policisë banditeske vrastare nga Beogradi dhe qendrave tjera  të vendosjes Jugosllave siç ishin nga: Zagrebi, Lubjana, Sarajeva, Shkupi, Titogradi etj. E nxorrën në sipërfaqe fytyrën e vërtetë të fashizmit jugosllavë dhe atyre shqipfolësve bastardë, të cilët i shërbenin asaj politike shoveniste aty-shqiptare besnikërishtë.

Revoltat gjithë-popullore, që pasuan me 2 dhe 3 prill, ia çjerri pëfundimisht maskën e politikës së “barazis së kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë”. Shtypi përëndimor dhe ai i Tiranës zyrtere atebobtë i Shqipërisë së Re të Enver Hoxhës konstatonte se në Kosovë kishte ndodhur njëra ndër gjakderdhjet më të mëdha në Europë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryesia e Jugosllavisë okupatore e kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit. Qenë vendosur qindra postblloqe policore dhe ushtarake në tërë Kosovën. U vramë dhe u plagosëm shumë vëllezër dhe motra demostruse, u arrestuam rreth 5000 shqiptarë liridashës. Klasa politike projugosllave në krye me komunistët revizionist titistë filloi zbatimin e plotformës për “çrrënjosjen e kundërrevolucionit”, të cilën me besnikëri skllave po e zbatonin: Azem vllasi, Ali Shukriu- dhëndër i shkinulkës serbe, Mahmut Bakalli-Çakalli i Gjakovës tashë së fundi më 1999 të viktimizuar nga vëllezërit e tij karpatjan serb, ku së fundi gjakovarëve të tij të pa fajshëm as namin dhe as nishanin s’po munden t’ua gjejë as KFORI dhe as UNMIKU, nëpër Serbinë sodomiste edhe Mehmet Maliqi-Qikllopi, Kolë Shiroka, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe e tëra një klasë atëbotë politikanësh, që bënin përpjekje të panatyrshme ta përzienien gjakun e shqiptarëve me gjakun sllav, ashtu sikurse e kishin përzier shumica e tyre edhe martesat me serbe, malazeze, etj.

Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënoi një epokë vedimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë sonë. Nga ajo kohë kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare. Klasa projugosllave që pranonte jugosllavizimin dhe asimilimin e qetë të shqiptarëve duke i trajtuar ata si “kosovari” dhe lëvizja iligale çlirimtare, e cila çoi më në fund edhe në tria luftërat e armatosura çlirimtare si ajo e UÇK-së së Kryelegjendarit Adem Jasharit, të UÇPMB-së në Karadakun e Kosovës Lindore dhe ajo e UÇK-së në Iliridën e Maqedhonisë Antike të Lekës së Madh,  birit të Filipit nga Mati i Shqipërirsë. Dhe e tëra kjo u bë për të vetmin qëllim për t’u çliruar njëher e përgjithmonë nga robëria shekullore neokolinialiste serbo-jugosllave.

Në këtë aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.Potë mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi. Në kushte dhe rrethana të caktura lëvizjet nacionaliste shqiptare, u përkrahën fuqishëm atëbotë nga Tirana zyrtare, ku arrijti ta konsolidojë idealin e lirisë dhe ta mbajë gjallë ate, në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arrijti t’i rrealizojë me sukses tri luftrat çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore.

 

Titistët, projugosllavët dhe oportonistët edhe 32 vjet më pas mundohen ta zbehin të vërtetën për kryengritjen shqiptare të vitit 1981

 

            Duhet pranuar fakti se jeta e përbashkët e shqiptarëve me serbët dhe kombet e tjera të jugosllavisë deri në vitin 1981, kishte dhënë shumë rezultate në afrimin e popujve por jo edhe në afrimin mbi principe të barazisë, por mbi shembullin e skllavit të nënshtruar ndaj padronit. Në Jugosllavinë e atëhershme shqiptar të ndershëm “poshteni shiptari” konsideroheshin vetëm ata që e donin pa lajka Jugosllavinë, si atdheun e tyre ata që martoheshin me serbe, ata që rezervoheshin të flisnin shqip sapo futej në mesin e tyre një serb dhe ata shqiptarë trutharë që nuk kishin as edhe ngjenjën më elementare të deshurisë për kombin e atdheun e tyre. Dhe, mjerisht, duhet pranuar faktin se të tillë në mesin e turmave të pa arsimuara shqiptare kombëtarisht pati me shumicë ashtu sikurse pati me bollëk edhe nga ata që u shkolluan nëBeograd, dhe prej andej sollën në Kosovë shumë nipa dhe mbesa të Serbisë. Mbi këtë shtresë të turmave shqiptare ngrihej klasa politike jugosllave, e cila kishte pranuar rezignatën tragjike të asimilimit të ngadalshëm, meqë arrinte të mbijetonte ekonomikisht dhe arrinte të vilte favore të shumta dobiprurëse duke u bërë pjesë e politikës jugosllave antishqiptare. Kjo të dashur dëgjues sot i gjason Këshillit Nacional i partive politike për Jugun e Serbisë me qendër në Bujanoc, ku disa lider të pa-përgjegjshëm të disa partive politike shqiptare ku për interesat e tyre egoiste i shkelin pa mëshirë interesat e kësaj popullate të robëruar edhe matutje nën diktatin serboçetnik të Beogradit. Dhe hiç më larg se  këtë vit d.m.th. 2013, serbët e Beogradit më shtytjen dhe citjen e faktorit ndërkombëtar dhe sahan-lëpirësëve partiak nga Kosova Lindore, me bandat vrastare të ushtrisë dhe xhandarmerisë të Sodomës Serbi, na e mënjanuan lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së nga Qendra e Preshevë.            Krijimi atëbotë me sukses i një kombi hibrid, të çoroditur, çonte pa kthyeshëm në idenë e jugosllvizimit të shqiptarëve dhe të popujve të tjerë të federatës, e cila ishte përhapur sidomos në vitet 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar.

Është e natyrshme se periudha e tillë e rrojtjes bashkë, periudha mushkë e bashkim-vëllazërimit të shqiptarëve me serbë, periudha e fillimit të ngjizjeje të panatyrshme mes dy popujve që kishin të përbashkët vetëm armiqësinë 13 shekullore, jepte rezultate të caktuara, ashtu sikurse kishte dhënë edhe në kohën e Romës, kur qenë romanizuar shumë popuj të Ballkanit, por edhe në kohën e Perandorisë Otomane kur u turqizuan po ashtu një pjesë e madhe e popujve të Ballkanit.

Mirpo, në kushte dhe rrethana të zhvillimit shoqëror, arsimor, politik dhe ekonomik në Europën e asaj kohe, në kohën e ndarjes së botës në dy blloqe të mëdha politike kundërshtare, proceset historike do të zhvilloheshin në akord me kohën, dhe nuk mund të ndodhte ndonjë asimilim i dhunshëm, apo ndonjë shfarosje kolektive e shqiptarëve sikurse më vonë pretendoi ta zbatonte regjimi i Millosheviqit.

Viti 1981, grushtin më të fortë ia dha idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve dhe kjo është merita më e madhe historike që ndodhi në atë kohë, sepse filloi rruga e vetëdijesimit për liri, barazi dhe vetëvedosje të shqiptarëve, të cilët padrejtësisht dhe me bekimin e qarqeve politike europiane kishin mbetur të okupuar nga Jugosllavia. Këtë ide e përforconte edhe procesi i diferencimit ideopolitik, proces të cilin e zbatonte me përpikmëri klasa titiste-rankoviqiste shqipfolse e Kosovës. Ishin këta partiakët e të gjitha niveleve nga: LKJ, LSPPJ, LRJ, LANÇ, pastaj prokurorët, gjykatësit, porotët, milicët, sigurimi i shtetit i identifikuar si UDB-ja si dhe një klasë e tërë denoncuesish, të cilët për shërbimet e tyre kundër nacionalis-tëve dhe irredentistëve shqiptarë shpërbleheshin në shumë aspekte. Të rralla kanë qenë shtëpitë e shqiptarëve të trojeve të robëruara të atdheut asokohe ku nuk kishte të paktën një denoncues (shpijun) shqipfolës. Ky është një fakt i palavdishëm por mjerishtë është një fakt historik, sepse të gjitha grupet ilegale, e tërë veprimtaria atijugosllave është zbuluar nga shqipfolësit, nga ata që ishin shumicë, sepse popullata serbe gjithnjë ka qenë police në Kosovë dhe nuk ka mundur të shënojë ndonjë rezultat në këtë drejtim. Nuk kishte fshat në Kosovë dhe nëpër të gjitha trojet tjera të okupura Iliro-Dardane, ku nuk njiheshin ata që bashkëpunonin me UDB-në, sepse ky bashkëpunim bëhej madje krejt hapur. Në çdo aksion për t’i shpartalluar shqiptarët liridashës kanë marrë pjesë milicët shqiptarë, ndërsa aksionet janë drejtuar nga policët serbë të UDB-së. Edhe tash së fundi gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës më 1999, një avaz të njejtë do ta vazhdonte ta aplikonte edhe rrezhimi gjakatar i Millosheviqit, ku disa policë shqipfolsish nga stacionet e policisë të Preshevës e Bujanocit së bashku me vëllezrit e tyre karpatjan serb, do të dërgoheshin në Kosovë për të grabitur dhunuar, vrarë djegur dhe pjekur në zjarrë dhe hekur, çdo gjë që ishte kosovare.

Edhe në akcionin gjakatar kundër familjes së Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, në ballë të forcave të rrethimit kanë qenë milicët shqiptarë. Të tillët, në mars dhe prill të vitit 1981, na i kanë vrarë me dhjetra shokë tanë demostrues si në: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Vushtri, Mitrovicë, Drenas e gjetke nëpër trojet e okupura Iliro-Dardane nën kolonializmin titisto-rankoviqian. Mandej nga milicët e tillë të Mehmet Maliqit-Cikulit, të Azem Vllasit e Rrahmon Morinës janë vrarë në rrethim Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Bedri Sokoli, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ismet Krasniqi e dhjetra të tjerë. Në të gjitha arrestimet e qindra grupeve të rezistencës në Kosovë gjatë viteve të 80-ta, në krye të aksioneve kanë qenë SUP-ovcat shqipfolës dhe pjesëtarë të milicisë vendore. I tillë ishte rezultati i politikës 30-vjeçare të bashkim-vëllazërimit. Dhe sa më shumë që këta lakej të jugosllavizmit tregoheshin besnikë, aq më tepër kërkohej nga ata, zbatimi sa më i thëllë i një politike të tillë, të egër, atikombëtare. Këto shërbime të panatyrshme që i kryen bastardët e të gjitha ngjyrave, me kohë çuan në degradimin fatal të kësaj klase, e cila, edhe pse kishte shërbyer besnikërisht, pse të mos thuhej me këtë rast se kishte shërbye si qen, e më në fund u detyrua të largohej kokulur nga shërbimi, në fillim të viteve të 90-ta, të shekullit XX. Ishte kjo koha kur komunistët shqiptaro jugosllavë, të indinjuar në politikën e Beogradit bëri edhe ate “revolucionin e njohur” të hedhjes së triskave të partisë. Dashur pa dashur ata u gjendën të braktisur nga padroni, të cilit i kishin shërbyer plot 40 vjet. Të kota ishin edhe përpjekjet për të krijuar organizata gjithëjugosllave si UJDI i Veton Surroit, të kota u treguan edhe përpjekjet për ta varrosur dhunën, të kota u treguan edhe fikja e dritave dhe trokitjet me lugë nëpër kalanica, që ndërmorën të zhgënjyerit dhe të braktisurit titistë, të kota ishin edhe shumë orvatje, që bënë skllevërit shpirtshitur, tashmë të braktisur nga padroni, të cilit deri dje i kishin kryer shërbime duke vrarë  e duke denoncuar pabesisht vëllezërit e tyre të gjuhës dhe gjakut. Tëkotau treguan edhe brohoritjet për Stipe Shuvarin e Kaçusha Jasharin, tëkotaishin edhe apelet me nënshkrime të pseudointelektualëve, të cilët mendonin të ruanin aq sa mund të ruhej në kohën e erozionit të madh, që kishte nisur me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë që në filllim të viteve të 90-ta.

Klasa e komunistëve kosovarë, e braktisur nga Beogradi, në kohën e lirimit të pluralizmit politik u rreshtua në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në disa partijëza të tjera të cilat u udhëhoqën nga ish-komisarët e Lidhjes Komuniste Jugosllave dhe nga mbeturinat e fundërrinat e UDB-së, që gjetën strehë nëpër parti politike. Ky ishte rezultati që korrën komunistët shqiptaro-jugosllavë për shërbimet e tyre të verbra kundër kombit e atdheut.

Kjo klasë njerëzish, për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, ende fajësojn kreatorët e kryengritjes së vitit 1981, sepse ata ua prishën ëndrrat dhe aspiratat e tyre për bashkësi dhe asimilim të qetë. Dhe, çuditërisht, edhe tani 32 vjet më pas, të tillë ende kanë mbetur po në ato pozicione, edhe pse Kosovën e liruan pikërisht ata që e përjetuan 11 marsin, 26 marsin dhe 1 e 2 prillin e vitit 1981, dhe që i çuan përpara proçeset çlirimtare duke i kurorizuar me luftën heroike çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së. të Kryelegjendarit Adem Jasharit nga Drenica e përflakur ndër shekuj për lirinë dhe ribashkimin tonë shqiptarë. Ndodhi ajo sepse lufta jonë nuk u zhvillua deri në fund dhe nuk i pastroi dot mbeturinat titiste, rankoviçiane e millosheviqiste, ose i pastroi fare pak.

Pikërisht për këtë, në RTK-së, projektohet dhe realizohet një emision për kryengritjen e vitit 1981, duke u bazuar në deklarat e ish-UDB-ashëve, e titistëve me damkë dhe të disa opurtunistëve, të cilët edhe pse kanë mbajtur vite të tëra nëpër burgje, kanë ndërruar sa e sa herë ngjyrat, duke u hedhur nga një parti në tjetrën dhe duke mos qenë asnjëherë konsikuentë, as atëherë kur ishin marksist-leninist, as atëher kur u bënë LDK-istë të përbetuar, as në kohën e UÇK-së kur ia mbathën për në Stankovec dhe as tani kur janë postuar nëpër poste të ndryshme qeveritare.

Të flasësh me përgjegjësi intelektuale e atdhetare për kryengritjen shqiptare të marsit dhe prillit të vitit 1981, nuk do të mjaftojë fakti sepse e paska hedhur gjellën me gjithë kalanicën në Menzën e Studentëve në Prishtinë, më 11 mars të vitit 1981, as sepse paska kërkuar “vurmak” para mikrofonit në krah të dashnores, as sepse në rrethana të caktuara mund të ketë qenë i dënuar për një veprimtari të tillë, por i thyer dhe i pusuar më vonë, as sepse pas burgut ishte rreshtuar në LDK, së bashku me ata që të kishin denoncuar dhe dënuar sepse gjatë luftës të tillëve iu ka rrëshqitur nën këmbë toka e përgjakur e Kosovës ku luftohej fyt për fyt kundër regjimit kriminal të Millosheviqit, në përkrahje të forcave ajrore të NATO-s. Nuk mjafton të krekosesh se e paske ndihmuar luftën e UÇK-së, të UÇPMB-së dhe as luftën e UÇK-së, në Iliridën e Maqedhonisë Antike të Lekës së Madh. Sepse nga fondet e Emergjencës, apo nga fonde të tjera nga të cilat këta “veprimtar” gjysmën e parave mund t’i ketë zhvatur për vete. Nuk bën në asnjë rast të tregohesh qyqarë dhe të mos pranosh realitetin, i tillë çfarë ishte në vitet 80-ta, të shekullit të kaluar. Nuk ishte e panatyrshme asokohe të ishe marksist leninist, as enverist, por ishte e panatyrshme të ishe komunist jugosllav, titist e rankoviqist i tipit të Azem Vllasit, Ali Shukriut, të Sinan Hasanit, Rrahmon Morinës, etj. Ishte e panatyrshme ta denoncoje (shpiunoje) vëllanë apo shokun e klasës sepse paska shkruar tinëz Kosova Republikë, por ishte e moralshme dhe kombëtarisht e preferueshme të ndodheshe nëpër burgjet e pushtuesit, për ta kundërshtuar robërinë, qoftë edhe vetëm me bindje duke iu qëndruar konsekuent, deri në fund, atyre bidjeve atdhetare. Ishte krejtësisht e panatyrshme dhe e pamoralshme të fitoje grada duke i denocuar bashkëkombasit apo duke i izoluar, sulmuar e përbuzur familjet e atyre që ndodheshin nëpër burgje. Ishte e natyrshme dhe e moralshme të ndihmoje familjet e atyre që i kishte sakatosur regjimi okupator.

Edhe Profeti ynë Muhamed, gjatë betejave si ajo e Bedrit, Uhudit, Hedekut, etj, gjithëmon kujdes të veçantë do t’i kushtonte familjeve dhe fëmijëve, të shokëve të rënë nëpër këto beteja ngadhnjimtare, kujdesë të veçantë do t’i kushtonte edhe fëmijëve të luftëtarëve të zanun rob nga idhujtarët, për këta të fundit përkujdesej më shumë se për fëmijët e tij vetjak, dhe mu për këtë Zoti i Madhërishëm, gjithëmon do t’a ndihmonte të ngadhnjente mbi idhujtarët.

 

 

 

Bërthama e ideatorëve të kryengritjes së vitit 1981 u bë më vonë edhe bërthama e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së, në Iliridë

 

            Kryengritja shqiptare kundër robërisë e vitit 1981, pas sulmit gjakatar, që mori në fillim ushtria dhe policia jugosllave, ajo së shpejti filloi të konsolidohet duke iu përshtatur rrethanave të reja të veprimit.

Dhuna, brutaliteti i forcave policore, arrestimet, vrasjet, plagosjet zgjeruan edhe më shumë frontin e rezistencës. UDB-ja në bashkëpunim me kolaboracionistët nxorri para gjygjit dhjetra grupe studendësh, punëtorësh dhe itelektualësh, ndërkohë që në platformë të kërkesës Kosova Republikë angazhoheshin dhjetra grupe të tjera, krejtësisht të pavarura nga njëra tjetra, por me synime dhe qëllime të njejta.

Edhe pse në luftë për ta thyer “nacionalizmin dhe irredentizmin” shqiptar ishte inkuadruar tërë aparatura politike dhe aparatura e represionit fizik, edhe pse luftën kundër këtij “nacionalizmi” e përkrahën të gjitha shtetet e Europës me përjashtim të Shqipërisë enveriane, e cila kërkesat e rinisë shqiptare i mbështeti fuqishëm edhe pse në këtë mënyrë më të paturpshme dhe më të panatyrshme po merrnin pjesë edhe shumë shqiptarë besnik të jugosllavizimit, lufta për realizimin e idealeve kombëtare u tregua shumë më e fortë dhe i përballoi me sukses të gjiha sfidat dhe rrethanat  e caktuara shoqërore dhe historike.

Ne ideatorët dhe përkrahësit e lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar, veprimtarinë  tonë atdhetare nuk e pushuam as nëpër burgjet jugosllave. Dhe po sa liroheshim nga burgjet, sërisht riorganizoheshim dhe e vazhdonim veprimtarinë atdhetare, duke kërkuar liri dhe barazi.

Në vitet 80-ta sipas informatave që sjell shtypi i huaj, por edhe ai jugosllav për vepra të cilësuara si atijugosllave, jemi dënuar prej 2 muaj e deri në 20 vjet burg rreth 12.000 shqiptarë, të moshave të ndryshme, por mosha mesatare e moshës sonë ishte prej 20 deri në 30 vjeç. UDB-ja kishte hapur rreth 400.000 dosje për shumicën dërmuese të itelektualve shqiptarë, kryesisht të familjeve që ishin shquar për rezistecë kundër forcave okupatore serbe qysh prej vitit 1912. Vetëm në ushtrinë jugosllave qënë dënuar 1.200 shqiptarë, në mesin e tyre edhe ndonjë epror. Shtypi i kohës nuk i ka shënuar këto të dhëna, meqë nuk lejonte censura e kohës së totalitarizmit jugosllav.

Në luftë për ta “thyer” nacionalizmin shqiptar kishte filluar edhe aksioni i diferencimit ideopolitik, të cilit i printe ideologu famkeq titist, Azem Vllasi dhe kompania e tij diferencuese. Në këtë luftë të panatyrshme, atishqiptare, morën pjesë në mënyra të ndryshme të gjitha republikat e Jugosllavisë e veçanarisht ajo e Maqedonisë, ku po ashtu luftohej nacinalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Kjo luftë nxiti fuqishëm nacional shovenizmin serb, i cili pasi supozonte se i kishte nënshtruar shqiptarët, e filloi luftën për t’i nënshtruar sllovenët, kroatët, e myslimanët e Bosnjes.

Duke qenë se e ashtuquajtura Lëvizje paqësore kishte degjeneruar në një qyqari të neveritshme, duke qenë se po bëheshin përpjekje për ta bindur turmën shqiptare se liria do të vinte e nënshkruar, po të bëheshim të durueshëm, ne të burgosurit e vitit 1981, veprimtarinë  tonë atdhetare e kishim orjentuar drejt përgaditjes së kryengritjes së armatosur. Lufta çlirimtare në Kroaci dhe më vonë në Bosnje ku këtyre luftrave çlirimtare iu kishin bashkuar shumë shqiptarë liridashës, që paraprakisht qenë përdjekur nga regjimi i Millosheviqit.

Me qëllim për të vepruar ne drejtim të krijimit të një force kombëtare, kishin shkuar për t’u stërvitur ushtarakisht në Shqipëri, në kohën e regjimit të Ramiz Alisë dy grupe atdhetarësh, në mesin e tyre edhe komandanti i ardhshëm legjendar i UÇK-së Adem Jashari, e disa të tjerë.Popër këtë qëllim qenë organizuar edhe grupe të ndryshme ilegalësh që kryenin stërvitje ushtarake sidomos në Drenicë dhe në Llap. Në krijimin e celulave  të para të UÇK-së, po thuejse në të gjitha ato celula kishte ish të burgosur dhe të përdjekur që veprimtarinë e tyre atijugosllave e kishin nisur në mars-prill të vitit 1981. një pjesë nga këta veprimtarë në kushte dhe rrethana të caktuara ishin ikuadruar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila përjetoi batica dhe zbatica të shumëta meqë në kuadër të sajë supozohej me të drejtë se ishin futur edhe kuadro të ish-UDB-së. pavarësisht nga dobësitë, sektarizmi dhe bajraktarizmi, që mbretëroi në LPK,klasa e ish të përndjekurve e kishte zgjëruar veprimtarinë në të gjitha vendet në Europë, por edhe mbrenda në Kosovë, ku vepronin grupet e para gurile të armatosura, të cilat tashmë kishin kryer sa e sa aksione kundër stacioneve të policisë serbe kundër milicëve dhe kolaboracionistëve.

Në kohën e krijimit të strukturave të para organizative të UÇK-së brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së. përderisa shumica e të burgosurve të vitit 1981 qenë hedhur në ballin e luftës për liri, pati edhe mjaft oportunistë që i mbetën besnik politikës pacifiste të Ibrahim Rugovës, apo të tillë që i përndoqi Rugova nga partia e tij dhe që u organuzuan në LBD.

Për t’u bindur se cila ishte veprimtaria atdhetare e kreatorëve të kryengritjes të vitit 1981, duhet të shfletohen biografitë e dëshmorëve në vëllimet monografike “Feniksët e lirisë” ku janë prezantuar dhe vazhdojnë të prezantohen biografitë e dëshmorëve të UÇK-së. Përmes këtyre biografive shpaloset e vërteta për luftën dhe rezistencën e armatosur, dhe dalin në sipërfaqe, ata që me tërë qenien janë angazhuar për çlirimin e trojeve shqiptare nga robëria. Vepra e tyre dhe e bashkëluftëtarëve të tyre flet se kush e organizoi kryengritjen e marsit dhe prillit të vitit 1981, kush e vazhdoi luftën deri në vdekje, kush i bëri bisht asaj dhe kush po i vjelë sot frytet e asaj lufte dhe atij gjaku të derdhur për liri. Ata që ende nuk e kanë kuptuar se cila ishte esenca çlirimtare e nacionaliste e kryengritjes shqiptare e Marsit dhe Prillit e vitit 1981, me siguri se një ditë kur Kosova do ta fitojë pavarsinë e vërtetë dhe do të bashkohet me Shqipërinë dhe atë me:”Kosovë, Toplicë e Çamëri Shqipëria është një”, do ta kuptojnë, ose do të detyrohen ta kuptojnë. Ata që kanë marrë pjesë në ato zhvillime dhe që në kushte dhe rrethana të  caktuara janë larguar nga lufta, (prej luftës veç ai largohet, që është i lindur trathtor) atyre mbase edhe iu ka hije “të ngrehin e të mos këputin dhe prore t’i ndërrojnë qendrimet. Ndërsa kundërshtarët projugosllavë, si: Azem Vllasi, Shkëlzen Maliqi Mahmut Bakalli, Migjen Kelmendi, Gani Mehmetaj, Baton Haxhiu-Batoja i Beogradit e shumë të tjerë do të mbeten fundërrinat e historisë, ashtu sikurse Esat Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Shefqet Vërlaci, Ali Shukriu, Mehmet Maliqi-Cikuli, Rrahman Morina dhe kolaboracinistët e neveritshëm që ikën nga Kosova së bashku me forcat serbe në qershor të vitit 1999.

Kosova, Ilirida, dhe Kosove Lindore, ende ka shumë militantë të Marsit dhe Prillit të vitit 1981. Ata veprojnë sogjetojnë dhe tashmë kemi mbetur garda më besnike e Kosovës në veçanti e të trojeve Iliro Dardane në përgjithësi.

Rroftë populli shqiptar në Iliridë dhe në Kosovës Lindore, që janë shpresa dhe krenaria e tokave arbërore.

 

 

 

 

 

            * ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

One Response

  1. LETER RESHAT AVDIUT

    I nderuari bashkëluftëtar Reshat Avdiu!

    E lexova këtë shkrim tuajin dhe pata dëshirë që të ju përgëzoi për përshkrimin e saktë të ngjarjeve të epopesë të vitit 1981 dhe për vlerësimet që bëni për rrjedhat e me vonshme.

    Edhe unë jam ushtar i asaj periudhe dhe me ju thane të drejtën kam mbete edhe sot i tillë.

    Bile edhe kur tani aplikova për njohjen e statutit të veteranit të UÇK e kisha vështirë të shkruaj datën e mobilizimit dhe datën e demobilizimit, sepse unë linda në luftën që e kishin nisur paraardhësit tan në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit të 1878 dhe që do të përfundon kur do të realizohet Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit. Ndoshta duke je lan Amante djemve te mi të vazhdojnë luftën edhe pas meje, ashtu si e kisha unë Amantë nga të paret e mi. Isha vetëm një hallk e vogël në zinxhirin e madh historik.

    Kjo ka të bëjë edhe me epopenë e pranverës 1981, që si etapë u rrumbullakosua me epopenë e UÇK të 1999, ashtu si e përshkruani edhe ju, sepse lufta e UÇK filloi me 1981. Andaj e kisha të vështirë të shënoja data. Sepse, ne pas 1999 hymë ne një etapë të re të luftës për çlirim e bashkim kombëtar, që do të përfundon vetëm kur do ti kemi të bashkuara të gjitha viset e atdheut ton brenda një shteti!

    Ju e përshkruani mirë edhe situatën e re kur disa bashkëluftëtar tanë i tradhtuan idealet e veta duke mos i qëndrua besnik kauzës kombëtare. Disa hynë në histori si heronj dhe dolën nga ajo si tradhtar. Jeta po e ndan egjrën nga gruri!

    Një mik i imi i vjetër me pat than se: “… lufta është një site e rralle e cila i lëshon të gjithë gurët e vegjël, dhe ata që mbesin në fund në te sajë janë gurët mbi te cilët ngritët liria. Ju po ma mbushni mendjen se jeni një nga ata gurë që nuk ka site jete që mundet të lëshon. Uroj që të trashëgoheni nga gurë te tille, sepse kombi ka shumë nevojë për njerëz si ju.

    Me respekt

    Abdullah Prapashtica

    (Adresa kontaktuese – e-maili:
    qendresa2013@web.de)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch