Home » Lajme, Politikë, Vendore » RTP lajmet 30 prill 2012

RTP lajmet 30 prill 2012

Në konferencën e Federatës së Paqes me rastin 100 vjetorit të Shteti Shqiptarë kryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit i PDSH-ës Ragmi Mustafa ka marrë titullin AMBASADOR I PAQES.

Ky çmim vjen kur shqiptarët e Luginës së Preshevës nga shteti serb ende përballen me diskriminim në të gjitha sferat e jetës.

Në mënyrë solemne këtë çmim liderit Mustafa ia ndau kryetari i Federatës së Paqes në Evropë Dr. Yong Cheon Song. Nga organizatorët u tha se ky çmim kryetarit Ragmi Mustafa i ndahet pasi gjatë jetës së tij dhe karrierës politike si lider i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar komune ka dëshmuar paqen tolerancën dhe demokracinë një mesazh që është përcjellë në emër të shqiptarët e Luginës Preshevës. Titullin ambasador i Paqes e marrin ata individ , jeta e të cilëve reflekton idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale , krijimit të një familjeje të fortë , bashkëpunimit ndër fetar , harmonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare , rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare , rajonale dhe globale , për një masmedia të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture globale të paqes. Duke kapërcyer barrierat racore ,kombëtare dhe fetare , Ambasadorët për paqen japin kontributin e tyre në krijimin e asaj që për njerëzimin ka qenë dhe mbetet shpresa e të gjitha kohërave , “ NJË BOTË E BASHKUAR NË PAQE “.

———————-

Kryetari i komunës së Preshevës njëherit Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa në konferencën Evropiane të Lidershipit me temën,,Roli dhe rëndësia e shqiptarëve për paqen e qëndrueshme në Ballkan ka thënë se Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë gjitha kohërave kanë dëshmuar paqedashësin. Sipas Kreut Mustafa shqiptarët si komb asnjëherë nuk qenë okupues por vetëm të okupuar. Tashmë pas 100 viteve shqiptarët po vetëdijsohen edhe pse sot shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme. Po ashtu kreu Mustafa ambasadorëve dhe diplomatëve shqiptarë dhe ndërkombëtar u ka rikujtuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës ka dëshmuar paqedashësin duke filluar nga referendumi i Marsit 1992, Marrëveshja e Konçulit dhe platforma politike e tre kuvendeve shqiptar. Duke folur për Marrëveshjen e Konçulit e cila i dha fund konfliktit të armatosur Lider Mustafa ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë kryer vepra kriminale ndaj asnjë serbi ,por i kanë hapë rrugë dialogut dhe paqes. Ai po ashtu ka thënë qeveria serbe qenë është ajo e cila sot e kësaj dite nuk zbaton marrëveshjet por ndjek rrugën e diskriminim me metodat nga më të ndryshmet .Në fund kryetari Mustafa është takuar edhe me ish presidentët shqiptar Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu të cilët kryetarin Mustafa e kanë quajtur lider të Luginës së Preshevës. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë Dr.Yong Song kryetar i Federatës së Paqes Universale Evropiane, ish presidentët Mejdani, Mosiu dhe Sejdiu pastaj deputeti i R. Kosovës Hydajet Hyseni dhe shumë diplomatë shqiptarë dhe ndërkombëtar të cilët kanë dëshmuar se shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre kanë qenë komb i paqes dhe tolerancës.

———————
Përfaqësues të Rilindjes Demokratike programin parazgjedhorë për zgjedhjet lokale të gjashtë majit e kanë bërë në bashkësinë lokale Raincë. Kandidatët për këshilltarë nga Rainca në radhët e RD-së janë Besim Abduli dhe Ramiz Kurdiu të cilët para bashkëfshatarëve të vet kanë treguar rolin që kanë luajtur gjatë mandatit të qeverisjes lokale në Preshevë e që funksionuan si grup. Bazë e RD është kthimi i dinjitetit sepse këto vlera janë humbur gjatë 22 viteve e që duhet të kthehen. Themelore do të jetë kthimi i dinjitetit të njeriut, avancimi i të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sipas kandidatëve për këshilltarë nga Rilindja Demokratike tani është koha e liderëve të rinj. Pushteti lokal gjatë këtij mandati qeverisës ka bërë investime në sferën e infrastrukturës duke bërë rregullimin e shtratit të lumit, asfaltimin e rrugës përskaj lumit, përmirësimin e rrjetit elektrik, kanalizimi fekal dhe atmosferik dhe të tjera. Nëse do të fitojmë mandatet e tona në kuvend dhe do të jemi pjesë e qeverisjes do të vazhdojmë realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të fshatit Raincë me theks të veçantë vazhdimi i shtratit të lumit, rregullimi i stacionit shëndetësorë dhe të tjera, premtuan kështu kandidatët për këshilltarë të Rilindjes Demokratike në tubimin parazgjedhorë

———————

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani shpalosjen e programit parazgjedhorë mbrëmë e ka bërë në Raincë. Kandidatja për këshilltare nga bashkësia lokale Raincë ka premtuar para elektorit të vetë se si kandidate e mundshme ajo do të përcjell programin e BDL-së. Pushteti nuk është se ka bërë atë që duhet në Raincë. Ajo ka paraqitur prioritet për partinë që e përfaqëson si ambulancën e cila meriton të jetë e plotësuar me një staf si stomatog, laborator sepse kemi kuadër dhe mundësi të favorshme. Me ardhjen e BDL-së në pushet sigurojmë se do ti realizojmë premtimet e dhëna tha ndër të tjera kandidatja për këshilltare nga Rainca, Ajnure Zeqiri. Skender Destani, kryetari i BDL-së ka rikujtuar se në mandatin e kaluar subjekti që ai përfaqëson ka dhënë kontributin e tij përmes propozimeve në të mirën e qytetarëve të Raincës. Sipas zotit Destani është çështje tjetër se ata që përfaqësuan BDL-në nga Raincë interesat e tyre personale i vunë mbi interesat e partisë dhe qytetarëve. Rainca është vendi ku është punuar më së tepërmi por nuk do të thotë se nuk është mundur të punohet ende. Pushteti lokal dështoi në sferat e arsimit dhe shëndetësisë. Për të realizuar projektet me rëndësi për popullatën tonë votoni numrin tre, votoni bashkimin Demokratik të Luginës. Me këtë moto u përmbyll tubimi në Raincë.

———————-

Fushata parazgjedhore e UDSH-së është mbajtur edhe në BL Norçë. Kandidati I këtij subjekti politikë për këtë BL tha se në Norçë punët nuk janë bërë mirë. Sipas tij në BL Norçë ka shumë punë për tu bërë. Ai paraqiti edhe prioritetet nëse do të fitojë besimin që ta përfaqësoj Norçën në asamblenë e ardhshme. Por për tu zgjidhur problemet e paraqituar u kërkua që të rrethohet numri 4. Kryetari I degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri tha se e lypim votën tuaj sepse kërkesat që I bëni ju do të realizohen. Aziri I paraqiti edhe problemet që preokupojnë sipas UDSH-së Norçën, e këto do të zgjidhen. Kryetari I UDSH-së Rahmi Zylfiu tha se problemet e qytetarëve për ta janë obligim. UDSH merr mbi vete të gjitha përgjegjësitë të zgjidhen problemet. Por për këto duhet duhet të votohet për cilësi dhe dinjitet në zgjedhjet lokale për numrin 4, ndërsa për Koalicionin në zgjedhjet parlamentare u kërkua të votohet numri 15.

—————————————————————–

PDSH-e ka vazhduar fushatën parazgjedhore në bashkësinë lokale Bushtran ku ka prezantuar kandidatin për këshilltarë Sefedin SAdiku.
Në fjalimin e tij kryetari i nëndegës ShelamiHyseni dhe kandidati për këshilltarë Sefedin Sadiku kanë potencuar projektet që janë realizuar në këtë fshatë me bindjen se ata në mandatin e ardhshëm do të sjellin edhe shumë projekte të tjera.
Ndërkaq para një numri shumë ta madh të simpatizantëve të PDSH në Bushtran lideri Ragmi Mustafa ka rikujtuar projektet që janë realizuar nga pushteti lokal si asfaltim i rrugës në drejtim të pendës , furnizimi me energji elektrike duke potencuar se vendosja e rrjetit elektrik ka bërë që çdo vendbanimin të jetë i ndriçuar .
Kreu Mustaf ka folur edhe për një mori projektesh si shtruarja e rrugicave me pllaka betoni që është bërë bashkërisht me banorët , pastaj ndërtimi i objekti të çerdhes , kanalizimi fekale që në këtë fshat bëhet me investimin komunës pa pjesëmarrjen e banorëve.

Në Bushtra po ashtu është në fazën përfundimtare stadiumi i fshatit që sipas Mustafës të rinjtë me nuk do të bredhin rrugëve dhe kafeterive por do të merren me aktivitet sportive. Në fund lideri i PDSH-ës Ragmi Mustafa ka ftuar të gjithë që të vijnë në gjirin e PDSH-ës sepse do të jenë të mbështetu dhe të sigurt se ku do tjetër.

 

 

 

—————————–

Partia për Veprim Demokratik fushatën elektorale e vazhdoi në Bashkësinë Lokale në Cravajkë me çrastë prezantoi kandidatin e mundshëm për këshilltar Emrush Salihu si dhe shpalosjen e programit zgjedhor lokal dhe atij parlamentar. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Arifi Ajeti ndërsa më pas foli kandidati Emrush Salihu i cili në veçanti u fokusua në investimet e bëra si në ndërtimin e shkollave, shtëpive ndërtimin e rrugëve e të ngjashme kur Partia Për Veprim Demokratik qeverisi vendin. Para shumë simpatizueseve të këtij subjekti politik zoti Salihu paraqiti disa prioritete kryesore për periudhën vijuese. Ai në fund u bëri thirrje të gjithë vendasve të tij që më 6 maj të votojnë Partinë Për Veprim Demokratik duke rrethuar numrin 6 për zgjedhjet lokale dhe 15 për parlamentare. E kryeu i Partisë Për Veprim Demokratik Riza Halimi tha se në këto dy mandet e fundit nuk ka pas koncept e as gatishmëri për të vazhduar punët e filluara në atë kohë. Zoti Halimi më tej shtoi se pas aktiviteteve që i patëm në tri vitet e pas luftës në kohën kur ishte në pushtet Partia Për Veprim Demokratik më vonë këto aktivitet u harruan gati se më nuk ekzistojnë në këtë pjesë e që kjo është një padrejtësi. Tubimi në këtë bashkësi lokale përfundoi me moton ‘Për ndryshime pozitive’.

———————

Rilindja Demokratike tubimin parazgjedhorë për shpalosjen e programit e kanë bërë edhe në Preshevë. Përfaqësuesit e degës së Preshevës dhe kandidatët për këshilltarë nga nëndega Preshevë kanë deklaruar se të rinjtë tanë duhet marrin rolin e udhëheqësve politik në Luginë të Preshevës. Rilindja Demokratike është parti me orientim demokratik dhe kombëtarë, ne jemi për rimëkëmbjen e politikës shqiptare. Rilindja do të angazhohet për disiplinë të lartë buxhetore, do të luftojë për çfarëdolloj diskriminimi. Me kuadrin e sajë Rilindja Demokratike e rilind sistemin politik në Preshevë, deklaruan kështu përfaqësuesit e Rilindjes Demokratike. Ky subjekt do të fokusohet në punësimin e të rinjve me të drejtat të barabarta. Po ashtu Rilindja Demokratike do të jetë transparente e harxhimeve publike. Përfaqësuesit e nëndegës Preshevë kanë folur edhe për angazhimet në sferën e kulturës që kanë realizuar gjatë këtij mandati të pushtetit lokal. Besim Abduli, anëtarë i kryesisë së RD-së deklaroi se misioni i tyre është që Presheva të ketë lider me mandate të kufizuara. Ndërsa Naser Nuredini, kryetarë i shtabit zgjedhorë ka potencuar se për ta ruajtur traditën shekullore në këtë vend, vërtetë na duhet guximi ku të rinjtë dhe të rejat të ndihen të lirë me punën që e bëjnë e që do ti shërbejnë popullatës vendëse. Sipas kryetarit të Rilindjes Demokratike, Ramiz Latifi për realizimin e problemeve të natyrës politike duhet ti shtrihet dora partive si motra. Duke rrethuar numrin pesë do të realizojmë aspiratat e Rilindjes Demokratike në favor të banorëve vendës.

———————–

Bashkimi Demokratik i Luginës fushatën parazgjedhore e ka vazhduar me simpatizantët e fshatit Leran dhe Golemidoll.

Kandidatët për këshilltarë kanë shpalosur programin e tyre duke premtuar se Lerani dhe Golemidolli do të ndryshojnë pas 6 majit.

Si prioritet të kandidatëve të mundshëm për Këshilltarë janë uji i pijshëm, mjeku i përditshëm në ambulancë , stadiumi i fshatit , asfaltim i rrugëve dytësore punësim i në shkollë nga këto vendbanime e jo nga vendet e tjera. Ndërkaq lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës Skender Destani ka qenë kritik ndaj pushtetit duke potencuar se në Leran për veç rrugës asgjë nuk është bërë. Sipas Destanit në Këto dy fshatra duhet të investohet njësoj si në fshatrat tjerë. Sipas tij edhe ambulanca duhet të rekonstrohet pasi është në gjendje të mjerueshme. Lideri i BDL para simpatizantëve ka folur edhe për çështjet politike duke potencuar se Lugina do të kërkojë reciprocitet me serbët e veriut. Tubimi është mbyllur me bindjen se me BDL-ën vjen një e ardhme më e mirë për Luginën e Preshevës.

———————

UDSH ka mbajtur tubimin parazgjedhorë në BL Rahovicë, ku ka prezantuar 7 kandidatë të mundshëm për këshilltarë në kuvendin e ardhshëm. Tubimin e hapi kryetari i nëndegës së Rahovicës Xhemail Fazliu. Kandidatja Azemine Rexhepi ftoi elektoratin që më 6 maj të mposhtet pushteti actual, ndërsa Ruhan Kamberi ishte fokusuar për tenderimet që janë bërë nga pushteti lokal. E sipas Gëzime Fazliut UDSH është është një alternativë e re për qeverisje, ndërsa Rrushe Ibrahimi tha se është privilegjë të jeshë candidate e UDSH-së. Kandidati tjetër nga BL Rahovicë në listën e UDSH-së Begoll Osmani dekaroi se UDSH është fati jonë, ndërsa pushteti I tanishëm problemi Preshevës. Edhe Hamdi Fejzullahu sekretar i UDSH-së dhe kandidatë nga Rahovica paraqiti prioritet e UDSH-së. Në fund fjalën e morën edhe kryetari I degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri i cili tha se të kërkohet vota nga Rahovica është përgjegjësi, ndërsa kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu deklaroi se UDSH është larguar nga pushteti sepse kemi punuar për qytetarët. Fushata e UDSH-së në Rahovicë u mbyll duke ftuar që më 6 maj të votohet në zgjedhjet lokale numri 4 ndërsa në ato parlamentare numri 15.

 

————————–

‘Për ndryshime pozitive duke rrethuar numrin 6 dhe 15 atë parlamentar ishte motoja që Partia Për Veprim Demokratik kampanjën parazgjedhore e vazhdoi në Bashkësi Lokale në Miratoc me prezantimin e kandidatëve për këshilltar si dhe shpalosjen e programit zgjedhor. Në një atmosferë festive filloi tubimi në fjalë e që kandidati potencial Adnan Hamidi për mes video projektorit paraqiti projektet që pas 6 majit do të realizohen si rregullimin e trotuareve, problemin e deponimeve. Ridvan Tahiri kandidat tha se programi politik i PVD-së është gjithëpërfshirës me theks të veçantë ka përmirësimin e gjendjes ekonomike që do të jetë program ku qytetari dhe vota e tij do të ketë vlerën dhe peshën pas 6 majit, ndërsa disa nga prioritetet e zotit Tahiri ishin vazhdimi i kanalizimit, rrjetit elektrik ndërsa angazhim i veçantë do të jetë hapja e kufirit për në Llojan, prandaj kjo udhëheqje të mbetet në mendjen e qytetarit si pushtet i dështuar ku ata patën suksese vetëm në sferën e manipulimeve. Më tej Shezai Shaqiri kandidat i mundshëm për këshilltar foli për realizimin e një numri të konsiderueshëm të projekteve elementare në këtë fshat kur Partia për Veprim Demokratik ishte në pushte si në asfaltimi i rrugës, përforcimi i rrymës elektrike e të ngjashme. Më pas me duartrokitje të mëdha shumë banor të këtij fshati pritën liderin e PVD-së Riza Halimin i cili tha se po e shihni se çfarë tragjedie po ndodh me Maternitetin. PDSH doli me parollën se nuk duam Maternitet por duam spital e që këto u harruan, si dhe pas dy mandateve kryetarit të komunës iu kujtua edhe çështja e ujit të pijshëm. Në fund zoti Halimi tha se për këto 8 vite askush nuk e theksoi problemin e kufirit pos deputetit që ka parashtruar këtë problem në Parlamentin Republikan.

—————-

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur me datë, 29. Prill 2012. lëshon këtë: R E A G I M. Në ciklin e emisioneve debative të organizuara në TV Aldi në të cilët kanë marrë pjesë përfaqësuesit e subjekteve politike të Luginës së Preshevës, në të cilët pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, pas analizës të emisioneve të zhvilluara deri më tani, Kryesia e PDSH-së, konstaton: Emisionet e deritanishme janë realizuar në mënyrë jo profesionale, me tendencë të diskriminimit të vlerave të PDSH-së dhe në kundërshtim me parimet e informimit të drejtë si dhe kundër etikës gazetareske . Nuk është zbatuar parimi proporcional i kohës për pjesmarrësit e PDSH-së në raport me të tjerët. Kronikat e zhvilluara në teren me qytetarë janë të njëanshme dhe tendencioze, ( gjatë emisioneve për shëndetësi,politikë, intervistohen aktivistët e subjekteve politike të cilët japin gjykime të parapërgatitura dhe të pavërteta). Stafi i Televizionit dhe moderatorët janë së pari joprofesional dhe vijnë nga radhët e subjekteve politike opozitare, Pjesëmarrës në ekipin realizues të emisioneve janë aktivistët e PVD-së (sekretarja e Këshillit Nacional Arbnora Ahmeti), të cilët ndërhyjnë te moderatorët me pyetje tendencioze ndaj përfaqësuesve të PDSH-së. Kryesia e PDSH-së, konstaton se TV Aldi nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje të barabartë në këto debate televizive, prandaj nuk do të jetë pjesë e këtyre emisioneve të parapërgatitura me qëllim të diskriminimit dhe njollosjes së vlerave të Partisë Demokratike Shqiptare.
Kryetari i PDSH-së

Ragmi MUSTAFA

———————-

Tubimet me elektroin e vet dhe me shpalosjen e programit të ardhshëm 4 vjeçarë PDSH mbrëmë e ka bërë në BL Corroticë.
Në këtë BL u bë promovimi i 3 kandidatëve për këshilltarë, Mr. Islam Isufit dhe profesorat Nexhat Agushi dhe Bekim Ameti. Anëtari i kryesisë së PDSH-së Islam Isufi dhe kandidatë në Corroticë, tha se kryesia e PDSH-së me kohë i ka thënë jo Trupit Koordinues, jo Këshillit Nacional, jo zgjedhjeve parlamentare.

Ai gjithashtu tha se PDSH po I bënë ball provokimeve të oponentëve politikë se kinse do të punsojnë njerëz në polici e dogana, e nëpër fabrika. Kandidati tjetër Nexhat Agushi, rha se 10 vite kam qenë i detyruar të jem jashtë politikës por kurr skam qenë larg PDSH-së. Ndërkaq Bekim Ahmeti paraqiti projektet e shumta që janë realizuar dhe ato tjerat që presin të realizohen 4 viteve të ardhshme.

Gjatë fjalës së tij kryrtari i PDSH-së Ragmi Mustafa tha se Corrotica ndjehet e privelegjuar sepse titullin që e mori “ambasadorë i paqes në Ballkan”

është ky vendbanim që do të ndajë së bashku e pastaj edhe me të gjithë simpatizuesit e PDSH-së por edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Me brohoritje të mëdha është mbyllur tubimi parazgjedhorë i PDSH-së edhe në BL Corroticë me moton “të bashkuar drejtë fitores” duke rrethuar numrin 1.

 

 

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch