Home » Lajme, PDSH, Politikë, Vendore » Permbyllen tubimet elektorale nëpër nëndegë të subjekteve politike në Komunë të Preshevës

Permbyllen tubimet elektorale nëpër nëndegë të subjekteve politike në Komunë të Preshevës

PDSH mbrëmë ka mbajtur tubimin e fundit nëpër BL të komunës së Preshevës, në bastionin më të fuqishëm që ka në fshatin Rahovicë, ku u prezantuan 5 kandidatë për këshilltarë. Në tubim ku morën pjesë qindra qytetarë, kandidatët për këshilltarë paraqitën projektet që janë realizuar në Rahovicë, e të cilat sipas tyre bashkërisht janë jo më pak se 200 milion dinarë.


Ata pyetën edhe të pranishmit se pse të mos votohet PDSH kur janë kryer gjitha këto investime e që më parë Rahovicën të tjerët e kishin harruar.

Kandidatët para elektorit paraqitën edhe projektet që do të realizohen 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e tij kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa tha se ato që u premtuan nga kandidatët janë shumë pak sepse në Rahovicë do të ketë shumë e më shumë projekte ku do të befasoheni të gjithë nga to. Një pjesë të madhe të fjalimit të tij Mustafa e orientoi edhe në agjendën politike të PDSH-së. Fushata në bastionin më të fuqishëm të PDSH-së në komunën e Preshevës në BL Rahovicë, u mbyll me moton, rretho numrin 1, që të shkojmë ‘të bashkuar drejtë fitores’.

———————

Me moton “votoni për cilësi dhe dinjitet” rretho numrin 4, në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë është mbajtur tubimi përmbyllës i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit nga UDSH. Fillimisht tubimin e përshëndeti kryetari I degës së UDSH-së në Bujanoc Mejdi Zeqiri, që potencoi se gjatë tubimeve kam kuptuar se UDSH pas 6 majit do të dalë forcë politike si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc. Më pastaj u prezantuan për herë të fundit kandidatët e mundshëm për këshilltarë në asamblenë e ardhshme të Komunës së Preshevës. E kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri, thja se udhëhoqëm neë kampanjë dinjitoze, duke u rritur çdo ditë me anëtarë. Ndërsa kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu, deklaroi se për UDSH-në këto janë zgjedhjet e para si subjektë, dhe do të jemi fitues.

Të pranishmit në shtëpinë e kulturës në Preshevë i argëtoi edhe këngëtarja nga Kosova Xheraldina Berisha. Tubimi qendror i UDSH-së u mbyll duke kërkuar që më 6 maj të votohet në zgjedhjet lokale UDSH me numrin 4, në ato parlamentare numri 15, ndërsa për presidencialet kandidati Muamer Zukorliq.

———————-

Edhe mbrëmë Partia për Veprim Demokratik mbajt tubimin me banorët e njësisë numër 2 në Preshevë për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Shumë qytetarë të kësaj njësie ishin mbledhur për të dëgjuar kandidatët e mundshëm dhe liderin e Luginës zotin Riza Halimi. Para të pranishmëve Fitore Rexhepi kandidate tha se kjo qeverisje po keqpërdor buxhetin komunal me taksat e mbledhura nga qytetarët. Ndërsa Beqir Abazi në fjalimin e tij tha se qyteti i Preshevës natën i ngjanë një vendbanimi të vdekur nga mungesa e ndriçimit vetëm aty ku ka votues të PVD-së, e kjo ndodhë edhe para xhamive ku xhamitë nuk njohin parti. Gjatë këtyre dy mandateve qeverisja lokale nuk punoi asgjë e që dëshmitarë jeni vet ju konkretisht në njësinë më të madhe që dha dy dëshmor, tha kështu Edita Kamberi kandidate. Në atmosferë festive e cila mbretëronte në Kuvendin e Preshevës, njeriu i parë i Luginës dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi kritikoi ashpër këtë qeverisje të dobët të cilës i ka ardhur fundi. Po shihni se çfarë po ndodhë me fillimin e punëve në aneks objektin e Praksës së Përgjithshme pa as një procedurë, e patë se në çfarë mënyre janë privatizuar firmat Elekrokontak e Metali cila është logjika me duruar këtë pa aftësi të keqe edhe më tutje theksoi kështu kreu i PVD-së Riza Halimi i cili në fund ftoi të gjithë qytetarët që më 6 maj të keni parasysh se për çka po vendosni. Të pranishmit të unifikuar me brohoritjet për ndryshime pozitive duke rrethuar numrin 6 dhe atë 15, si dhe me aplaudime të shumta u përmbyll tubimi në fjalë.

——————

RD fushatën parazgjedhore mbrëmë e ka vazhduar në Rahohiv ku ka prezantuar kandidatët për këshilltarë si dhe ka shpalosur programin.

kandidati për këshilltarë Burhan Emërllahu ka prezantuar projektet që janë kryer në Rahovic gjatë mandatit 4 vjeçar e sidomos gjatë vitit 2010-2011 si asfaltimi i rrugës prej xhamisë së parë e deri tek rrethi në fund të fshatit ku është bërë edhe dislokimi i rrjetit elektrik për mundësin e zgjerimit të rrugës,shtrati i lumit , asfaltimi i rrugës në drejtim të pendës dhe disa rrugë të tjera kryesore të fshatit. Emërllahu po ashtu ka potencuar edhe projektet që janë bërë bashkërisht me qytetarët, si rregullimi i lagjeve me kocka betoni dhe asfaltimi i një rruge në mëhallën e muhaxhirëve, ndërtimi i trotuarit , asfaltimi i rrugicave në mëhallën e Maçve dhe shume projekte të tjera që kanë gjet mbështetje edhe nga ana e qytetarëve. Ai po ashtu ka thënë se me mbështetjen qytetarëve RD në mandatin e ardhshëm do të realizoj edhe shumë projekte të tjera si uji i pijshëm, deponia, elektrifikimi në lagjen e re , kanalizimi fekal në dalje të fshatit , asfaltimi i rrugës prej pendës më tej dhe shumë projekte të tjera. Ndërkaq kandidati tjetër Naser Sadiku ka thënë se RD është parti e re por me njerëz të matur dhe të pjekur në të gjitha profilet. E Naser Nuredini para simpatizantëve në Rahovic ka thënë se RD do të stimuloj bujqit pasi ky fshat ka një tokë pjellore dhe sistemin e ujitjes , në mënyrë që këta bujq ta furnizojnë Preshevës e jo prodhuesit nga vendet e tjera. Besim Abduli edhe në këtë tubim ka qenë kritik ndaj sindromit të liderizmit , duke thënë se RD do të trajtojë të gjithë e sidomos të rinjtë në mënyrë të barabartë në çdo aspekt. Edhe lideri i RD Ramiz Latifi ka thënë se subjekti i tij do të përkushtohet për jetën e qytetarit dhe realizimit të çdo të drejte për shqiptarët e Luginës.

————————-

Rilindja Demokratike tubimin qendrorë e ka paralajmëruar për ditën e nesërme në ora 12.30 në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë. Për këtë manifestim kemi deklaratën e kryetarit të shtabit të RD-së, Naser Nuredini.

———————

Edhe Bashkimi Demokratik i Luginës tubimin qendrorë përmbyllës e ka planifikuar për nesër në ora 14.30 po ashtu në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë. Tubimin e ka konfirmuar përfaqësuesi i shtabit të BDL-së, Agim Kadriu.

 

 

————————

Ndërsa Partia për Veprim Demokratik tubimin përmbyllës për këto zgjedhje do ta mbajë në ambient të hapur në qendër të qytetit nesër në ora 15.00 sipas kryetarit të shtabit të PVD-së, Nadër Sadiku

 

 

 

————————

Edhe Grupi Qytetarë Lëvizja Kombëtare Shqiptare tubimin qendrorë do ta organizojë nesër në ora 18.30 në sallën e kuvendit në Preshevë, informatë kjo e konfirmuar nga kryetari i LKSh-së, Orhan Rexhepi.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch