Home » Lajme » 13 tërmete godasin Shqipërinë gjatë orëve të fundit

13 tërmete godasin Shqipërinë gjatë orëve të fundit

Shqipëria është goditur nga një sërë tërmetesh gjatë natës së shkuar. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, janë regjistruar të paktën 14 tërmete me intensitet të ulët. 

Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të sotëm në Zhulat të Gjirokastrës me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km, transmeton oranews. 

Zona që ka regjistruar tërmete të shumta është fshati Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi. Një tërmet është regjistruar në afërsi të kufirit me Greqinë.

Edhe shtetet fqinje, si Italia dhe Greqia, u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Ish-komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, reagoi shumë shpejt në Twitter pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në Shqipëri. Eurodeputeti u shpreh i shqetësuar per serinë e lëkundjeve të fuqishme që tronditën vendin tonë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme serioze për infrastrukturën.

I shpejtë qe dhe reagimi mbështetës i Prishtinës; kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi në Facebook se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet.

Edhe shtetet fqinje, si Italia dhe Greqia, u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Rama tha se ka marrë një telefonatë nga kryeministri italian, Giuseppe Conte, “i cili ofron mbështetjen e Italisë për të përballuar pasojat e tërmetit”.

Mësohet se krerët e dy bashkive në rajonin Marche kanë kontaktuar me specialistë të emergjencave civile të Bashkisë së Tiranës, duke ofruar ndihmën e tyre për të gjithë personat që u prekën nga lëkundjet e dhunshme.

Disponim ka gjithashtu nga Franca, Austria dhe vendet e tjera të BE-së, raporton TCH.

Ministria e Jashtme greke po përmes Twitterit përcolli mbështetjen dhe solidaritetin e saj me popullin shqiptar, ndërsa burime diplomatike flasin për gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch