Kështu ka vendosur shorti i hedhur sot nga përfaqësuesit e OKF dhe ekipeve pjesëmarrëse.
Grupin A e paraprinë Bukuroca i cili u radhit në vendin e dytë ne edicionin e kaluar ndërsa grupin B Miratoca si fituese e ligës komunale. Sekretari OKF Armend Ibrahimi ka thënë se këtë vit interesimi është më i vogël , por ky edicion do të jetë shumë atraktiv.
Liga komunale në futboll të vogël zyrtarisht do të nisë të shtunën në ora 15 –të , ndërsa nesër do të mësohet edhe dueli i cili do të hapë këtë kompeticion .Titulli i kampionit për edicionin 2011/2012 i ka takuar skuadrës së Miratocës ./A.B/