Home » Lajme » 17 PRILL 2015:TROPOJA, PËR DISA ORË, DO TË JETË “KRYEQYTET KULTUROR” I SHQIPTARËVE

17 PRILL 2015:TROPOJA, PËR DISA ORË, DO TË JETË “KRYEQYTET KULTUROR” I SHQIPTARËVE

Tropoja fotoE veçantë Dita e 17 prillit 2015, ora 12.30, kur Këshilli Bashkiak i qytetit alpin të Bajram Currit, kryeqëndra administrative e rrethit të Tropojës, në një ceremoni masive, solemne e festive në Pallatin e Kulturës “Dardania”, do të nderojë me titullin e lartë “QYTETAR NDERI” një nga personalitetet e shquara panshqiptare, dr. Islam Lauka, ambasadori i parë i Shqipërisë në Kosovë (2009-2014), shkencëtar, politilog, diplomat, kulturolog, publicist, përkthyes, autor i disa veprave shkencore për Kosovën etj., President i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, me disa vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat – në vitin 2010- edhe titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Bytyçit….
Në vargninë e veprimtarive shenjohet dhe Promovimi i librit shkencor të dr. Islam Lauka me titull: “KOSOVA E PAVARUR OSE DËSHTIMI I KRYQËZATËS RUSO-SERBE”. Kumtimin kryesor do ta mbajë shkrimtari, gazetari e studiuesi Daut Demaku – kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës.
Njëherash, për të pranishmit, në pallatin e kulturës “Dardania” do të shfaqet filmi dokumentar “LISI DHE RRËNJËT” me skenar: Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh dhe kamera e regjia: Ilir Buçpapaj, që i kushtohet veprimtarisë së gjithanshme të dr. Islam Lauka, “Qytetar Nderi” i Tropojës.
Në këtë veprimtari të veçantë do të jehojnë dhe këngët Shkurte Fejzës- Mjeshtre e Madhe, Fatmira Breçanit – Mjeshtre e Madhe, Rifat Berishës nga Rrafshi i Dukagjinit të Kosovës, etj., numra humoristik nga Ali Mula – Mjeshtër i Madh, etj.
Në këto veprimtari do të marrin pjesë personalitete nga të gjitha shtetet e trevat shqiptare: nga Shqiperia e Kosova, nga Mali i Zi e Maqedonia, nga Lugina e Presheves (Kosova Lindore) e Çameria, ku disa prej tyre dhe do të përshendetin në ceremoninë e aktivetetet e kësaj dite alpine me festë të madhe panshqiptare.
Ndaj, nisur nga të gjitha këto, mund të themi se më 17 prill 2015, për disa orë, Tropoja do të jetë “Kryeqytet Kulturor” i Shqiptarëve.
Valdet ERMALI

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch