Home » Lajme, Vendore » 170 kandidatët e programit socio ekonomik do të paguhen edhe tre muaj tjerë

170 kandidatët e programit socio ekonomik do të paguhen edhe tre muaj tjerë

Stema e Presheves Pas përfundimit të programit socio ekonomik  170 kandidatët edhe tre muaj tjerë do të paguhen nga enti për punësim. Kjo është bërë e ditur sot në një takim që patën kryeshefi i financave,përfaqësuesi i entit për punësim me drejtorët  e institucioneve të arsimit,shtëpisë së shëndetit dhe kryqit të kuq. Sipas kryeshefit të financave  drejtorët e institucioneve janë njoftuar më hollësisht rreth dokumenteve përkatëse,ku kandidatët  duhet ti dorëzojnë kërkesat e tyre për konkurrim  edhe për tre muaj tjerë. Kandidatët në fjalë edhe tre muaj tjerë do të marrin nga 15 mijë e 750 dinarë,si dhe do të u paguhen edhe sigurimet shëndetësore,këtë e ka konfirmuar për Radio televizionin Presheva  Muhamet Ramadani  përfaqësues i entit për punësim. Komuna e Preshevës në mars të vitit 2013 ka filluar me aplikimin  e programit socio- ekonomik,në mënyrë që të rinjve të diplomuar të u mundësoj përvojë në punë dhe kualifikim të tyre të mëtutjeshëm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch