Home » Lajme, Vendore » Komunikat nga PD-ja

Komunikat nga PD-ja

KOMUNIKATË

 

Strukturat udhëheqëse të pushtetit lokal në Bujanoc kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët ku është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale në komunë, me theks të veçantë për aktivitetet dhe zhvilllimet në ndërmarrjet publike dhe në administratën komunale.

Në takimin e kryesuar nga krytari i komunës, Dr.Nagip Arifi, prezent ishin edhe kryetari kuvendit komunal, Hajredin Hyda, udhëheqësit e drejtorateve përbrenda administratës komunale si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike të cilat udhëhiqen nga kuadrot e Partisë Demokratike.

Përveç analizës së punëve dhe aktiviteteve brenda komunës të cilat me sukses po realizohen nga pushteti lokal janë kritikuar ashpër edhe tentimet e pjesës së opozitës për të dezinformuar opinionin shqiptarë.

Me këtë rast, është dënuar fuqishëm informacioni i plasuar nga Dega e PVD-së në Bujanoc për listën fantome të gjoja punëtorëve shqiptarë të larguar nga puna.

Edhe njëherë i bëjmë me dije opinionit dhe qytetarëve të komunës sonë se që nga 8 qershori i vitit të kaluar  kur janë themeluar organet e reja komunale asnjë punëtorë nuk është larguar nga marëdhënia e punës. Shumica e të apostrofuarve në listën e keqëpërdorur me emra të lansuar nga PVD janë persona të cilëve i ka skaduar kontrata e kufizuar në afate kohore, disa vullnetarisht nuk kanë dashur të vazhdojnë të punojnë, disa akoma janë në mardhënie pune, kurse është normale që ish-drejtorët e ndërmarrjeve të zëvendësohen si rrjedhojë e rezultateve zgjedhore.

Tashmë opinioni ka kuptuar të pavërtetat e PVD-së e cila gjatë kohës sa ishte në pushtet vet ka manipular me kuadrot të cilave i ka ofruar kontrata të kufizuara pune edhe pse në bazë të Ligjit ka mundur t’i ofrojë vendime pune të përhershme në bazë të konkurseve .

Me këtë akt, PVD i ka mbajtur varur individët dhe familjet e tyre duke i zhaguar me kontrata vetëm e vetëm për të qenë besnik të kësaj partie.

Por, kjo qasje e këtij subjekti politik është zbuluar nga shumica e personave të cilat kanë pasur kontratë e që vet i kanë denoncuar këto metoda duke kuptuar se kanë qenë të mashtruar nga udhëheqja e PVD-së.

Pushteti lokal i udhëhequr nga Partia Demokratike gjatë këtyre muajve të qeverisjes jo që ka përjashtuar punëtorë shqiptarë nga puna, por përkundrazi kuadrot e penzionuar serbë i ka zëvendësuar me kuadro shqiptarë.

Përveç kësaj, qeverisja e mirë në krye me PD-në  përbrenda shtatë muajve në partneritet me organizatat ndërkombëtare ka realizuar një sërë grantesh duke krijuar mëse 200 vende të qëndrueshme pune, kryesisht në sektorin privat, pa ngarkuar kështu buxhetin dhe xhepin e taksa paguesve..

Ky trend do të vazhdoj edhe më tej në saje të programit ekonomik të PD-së i cili mori përkrahjen e fuqishme të elektoratit shqiptarë.

Përveç projekteve ekonomike pushteti aktual ka arritur që t’i punësoj edhe 14 kuadro shqiptarë me punë të përhershme brenda administratës komunale.

Të gjitha këto rezultate janë produkt i punës së strukturave të PD-së në krye me kryetarin e palodhshëm Dr.Nagip Arifin.

Edhe përkundër sqarimeve të shumta të deritanishme, të gjithë drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe shefat e administratës lokale do të dalin me informacion për secilin individ të apostrofuar në listën e PVD-së. Me këtë, edhe njëherë opinionit do t’i bëhet e qartë e vërteta mbi këtë gënjeshtër të lansuar nga njëra pjesë e opozitës.

Bujanoc: 16.02.2013

Shërbimi për Informim i Partisë Demokratike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch