Home » Lajme » 18 shkurti është data kur mbushet njëmbëdhjetë vjetori i rënies së dëshmorit të Kombit Artan Abazi – komandant Miratoca

18 shkurti është data kur mbushet njëmbëdhjetë vjetori i rënies së dëshmorit të Kombit Artan Abazi – komandant Miratoca

Ai ishte 20 vjeç , kur flijoi jetën për atdhe. Nën organizimin e OVL-së UÇPMB-së familjarët , bashkëluftëtarët dhe qytetarë në fshatin Lluçan qëndruan në këtë fundjavë pranë lapidarit të dëshmorti në këtë vend ku dhe kaloi momentet e fundit të jetës .Të pranishmit bën homazhe dhe vendosën kurore lulesh.Fillimisht u mbajtë 1 minutë heshtje në nderim të dëshmorti Artan Abazi. Me këtë rast kryetari I OVL-së Edmont Isufi, I përshëndetit gjithë të pranishmit me çrast theksoi se falë gjakut të tyre ne jemi këtu ku jemi dhe kjo që po e bëjmë ne për ta është shumë e vogël. Vitet po kalojnë, andaj është bërë një rrugëtim jo edhe I kënaqshme, I meriutuar për ata që dhanë më të shtrenjtën jetën dhe familjen, ka deklaruar kështu kryetari I Lëvëzijes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu njëherit kryetar I Kuvendit të Bujanocës. Arif Abazi prindi I komandant Miratocës Iu drejtua masës duke I faliminderuar për pjesmarrje dhe njëherit falëmderon Organizatën e Veteranëve të Luftës që nuk po I harrojnë dëshmorët e kombit. Më pas të gjithë marshuan drejt fshatit Dobrosin për të bërë homazhe tek varri ku dhe pushon dëshmori Artan Abazi komandant Miratoca bashkë me dy dëshmorët Berat Sinani dhe Daut Sulejmani.

Artan Abazi komandant Miratoca , u lind më 24 maj 1981 , ndërsa ra heroikisht më datë 18 shkurt 2001 në fshatin Luçan.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch