Home » Sport » 2 : 0 për Zvicrën, në një ndeshje të fortë me Shqipërinë

2 : 0 për Zvicrën, në një ndeshje të fortë me Shqipërinë

Në një konferencë për shtyp, kryetrajneri zviceran Othmar Hitzfeld  dhe ai shqiptar De Basio i bënë një analizë ndeshjes. Ndeshja ishte e fortë dhe pati situata të rrezikshme për kombëtaren zvicerane. Pas golit të parë, skuadra jonë u qetësua, ka thënë Hitzfeld.

 

Megjithatë skuadra shqiptare ka vazhduar të jetë e rrezikshme me topat e gjatë. Skuadra shqiptare dallohet me një numër lojtarësh shtatlartë por ndaj tyre skuadra jonë ia doli me sukses.

 

Hitzfeld i bëri kompliment gjithë skuadrës dhe pati fjalë të mira edhe për Stockerin i cili ka zëvendësuar Barnetan me dy kartona të verdhë.

 

Ka qenë lojë më e mirë se ajo me Slloveninë, ka thënë Hitzfeld.

 

Fansët zviceranë ishin mjaft “konkurrentë” ndaj atyre shqiptarë sa i përket brohoritjeve dhe përkrahjes së skuadrës. Për vërshëllimat e palës shqiptare kemi llogaritur edhe më parë. Jemi të vetëdijshëm për ngarkesën emocionale që kanë pasur lojtarët tanë me prejardhje shqiptare.

 

Ndërsa kryetrajneri i skuadrës shqiptare De Basio ka thënë se deri në pësimin e golit të parë kemi luajtur shumë mirë. Goli i Shaqirit ka qenë i papritur dhe tregon për një gabim që i kemi mundësuar atij të shënojë gol, duke e lënë vetëm në zonën e golit. Gabim më i madh ka qenë ai që ka sjellë golin e dytë.

20.00

Rreth një orë para fillimit të ndeshjes, në tribunat e Stadiumit “Swisporarena”nuk ka asnjë vend të zbrazët. Brohoritjet e publikut, në veçanti atij shqiptar, nuk kanë të ndalur. Së paku gjysma e tribunave janë përplot me tifozë shqiptarë, gjë që shihet nga flamujt kuq e zi që mbizotërojnë gjithandej. Pas ngrohjes së lojtarëve të të dy ekipeve, ato tërhiqen, për t`i lënë radhën spikerëve të stadiumit për të bërë prezantimin e emrave të lojtarëve.

 

20: 20

Përmendja e emrave të lojtarëve të Zvicrës, sidomos atyre shqiptarë, shoqërohet me fërshëllima dhe me brohoritje.

 

20.25

 

Intonimi i himnit shqiptar përcillet me fërshëllima, ashtu si dhe ai zviceran, pak më vonë.

 

20.30

Ndeshja filloin me dhënien e sinmjalit nga gjytari kryesor. Lojtarët shqiptarë kanë fanella të bardha ndërsa zviceranët kuq e bardhë.

 

20.40

Ndeshja ka filluar me një epërsi të lehtë të Zvicrës. Që në fillim vihet re se Shaqiri nuk do ta ketë lehtë. Atë e ndjek hap pas hapi Bulku, i cili në një rast bën edhe një ndërhyrje të ashpër, duke e rrëzuar Shaqirin.

 

20.55

 

Në minutën e 23-të të lojës Xheredasn Shaqiri shënon gol. 1 me 0 për Zvicrën. Siç ka premtuar, nuk tregon shenja gëzimi as nuk brohoret!

 

21: 40

 

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes. Skuadra shqiptare përpiqet me ngulm të kompensojë dëmin e pësuar nga goli që ka marrë. Luhet lojë e fortë.

 

 

21:50

Ndërrim në skuadrën shqiptare: Roshi dhe Cani zëvendësojnë Bogdanin dhe Vilën

 

21: 53

Inler shënon nga penalltia dhe rezultati në minutën 68 është 2 me 0 për Zvicrën.

 

 

22.05

 

Luhet lojë e  ashpër nga të dyja anët. Nervozizëm në mesin e skuadrës shqiptare.

 

22.12.

 

Një goditje e Agollit  për pak të befasojë portierin zvicveran Benaglio. Por, rezultati mbetet i pandryshuar.

 

 

22. 15

 

Loja e rregullt përfundon. Tre minutat shtesë nuk ndrtyshuan  asgjë në rezultatin përfundimtar.

 

Përfundimisht, 2 me 0 për Zvicrën.

—————

 

Një lumë flamujsh shqiptarë ka vërshuar gjithë arealin rreth stadiumit Swissporarena të Lucernit, që nga ora 17, më shumë se tri orë para nisjes së ndeshjes Zvicër : Shqipëri. Shqiptarë të ardhur nga e gjithë Zvicra, nga Gjermania, Franca madje edhe nga Britania e Madhe parakalojnë me flamuj dhe rekuizita tjera, në grupe të vogla e të mëdha duke brohoritur slogane si “O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Shqipëria etnike”, Tirana, Shkupi, Prishtina” etj.

 

Një prani e tillë flamujsh shqiptarë nuk është parë në Zvicër me siguri që nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

 

 

Dardani, Sedati, Liridoni dhe të tjerë, të gjithë të rinj siç thonë “nga të gjitha trojet etnike” shqiptare, kanë ardhur nga Dyzeldorfi dhe Dortmundi për të mbështetur kombëtaren shqiptare. Dhe, ata nuk kanë asnjë dilemë: kombëtarja shqiptare do të fitojë.

 

Në krahasim me shqiptarët që kanë zënë gjithë kompleksin rreth stadiumit, zvicveranët dhe tifozët e kombëtares zvicerane janë shumë më të pakët. Së paku më pak të zhurmshëm dhe të larmishëm./albinfo.ch/

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch