Home » Lajme, Rajonale » 20 PERSONAT E DORËZUAR U PARAQITËN NË GJYKATËN NË SHKUP

20 PERSONAT E DORËZUAR U PARAQITËN NË GJYKATËN NË SHKUP

Gjykata maqedoneTë gjithë të dorëzuarit e mbrëmshëm që ju dorzuan policisë në Kumanovë kanë filluar dalë ngadalë të paraqiten para Gjykatës Shkupi 1.
Bëhet fjalë për 20 persona të cilët mbrëmë iu dorzuan policisë ndërsa sot para Gjykatës do ti japin deklaratat e tyre.

Prokuroria njofton se MPB ka ngritur padi penale ndaj disa personave të përfshirë në konflikt të armatosur në Kumanovë.

Sipas një informate që e transmeton Alsat-M, MPB e Maqedonisë ka ngritur padi penale ndaj disa personave për ngjarjet e djeshme në Kumanovë.
Pas aksionit të mbrëmshëm në Kumanovë, në këto momente Prokuroria Publike ka dërguar njoftim në të cilin thuhet se Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale për një numër të caktuara personash në Prokurorinë publike për veprën penale ‘cenim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurinë në bazë të nenit 313 të kodit penal’.
Nga Prokuroria informojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore por nuk japin detaje rreth ngjarjes për shkak të hetimit. Prokuroria do të njoftojë plotësisht për veprimet e ndërmarra.

Nga prokuroria publike informojnë se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme hetimore por nuk japin detaje rreth ngjarjes për shkak të hetimit. Prokuroria do të njoftoj plotësisht për veprimet e ndërmarra.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch