Home » Histori » SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS NË FAKTET REALE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1878)

SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS NË FAKTET REALE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1878)

“SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

 

SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS NË FAKTET REALE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1878)

 

  Publikon: Reshat AVDIU * Preshevë,01.08.2012.

Dëshmi arkivale nga paria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit si: Ymer Prizrenit, Sylejman Vokshit, Shaqir Currit me të birin Bajram Currin etj. që i kishin vizituar grupet e muhaxhirëve në Kosovë dhe u ndihmuan shumë atyre,  mirëpo edhe u tmerruan pa masë nga ajo ç’panë ndër muhaxhirët në livadhet e Prapashticës-Graneshnicë në kufi me Serbinë.

                                                                  

 

Muhaxhirt, ka po shkojn,

                                                                   Me ujë të shiut po gatuejn.                        

(Këngë popullore regjiake e tragjikes muhaxhire)                                                                                                                                                         

Paria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit, i vizitoi përveç se shumë grupe edhe grupin e muhaxhirëve në Prapashticë të Gollakut. “Kur iu afruan livadheve të Prapashticës vërejtën jashtëzakonisht shumë muhaxhirë sa që fitohej bindja se aty kishte me mijëra e mijëra njerëz. Aty pamë burra, gra, fëmijë, pleq,-thotë Bajram Curri,- që lëviznin si mizat e dheut. Ishin këta muhaxhirë të dëbuar nga vatrat e tyre dhe të masakruar në mënyrë më të tmerrshme. Kisha dëgjuar për luftëra e luftëra nga të moshuarit,- thotë Bajram Curri,- por një kasaphane, një tmerr të tillë nuk kisha mundur ta marrë me mend kurrë. Aty kishte fëmijë pa një dorë, pa këmbë, pa vesh, pa sy, por jo vetëm fëmijë, por edhe gra, burra e pleq të masakruar. Atë kurën   e kurës nuk kam besuar se do të kisha mundur të shoh!!!. Aty Bajram Curri i kishte dëgjuar edhe fjalët dëshpëruese dhe mjaft tronditëse të Vaides nga Kurshumlia, e cila fliste për gjendjen e vështirë të Deliut të verbër  të cilit shkijet ia kishin vrarë nënë e babë, vëllezër e motra atje në Kurshumli.

Mirë bëri babai im, Shaqir Curri, që më mori me vete të shohë atë tmerr, atë tragjedi të popullit tim. Sepse pa parë vetë njeriu me sytë e vet, sikur që pashë unë, kurrë nuk do të kisha për të besuar”- përfundon Bajram Curri. Kur arritëm me babën në atë vend në livadhet e Prapashticës në kufi me Serbinë, aty hasëm në Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin, Ali Ibrën dhe burra të tjerë që kishin ardhur t’i vizitojnë këta muhaxhirë të mjerë, të shohin ato pamje trishtuese të njerëzve tanë të masakruar më mizorisht. Aty ata bisedonin ndër vete që këta muhaxhirë duhet t’i shpërndajnë nëpër qytete të Kosovës. Kështu edhe vepruan. Haxhi Zeka pat marrë aq shumë muhaxhirë në shtëpi të vet sa që flitej se ishin sa një katund i tërë. Kështu kishin vepruar pejanët, gjakovarët dhe njerëzit të tjerë të viseve të Kosovës.

Këtu në livadhet e Prapashticës Ymer Prizreni iu kishte pas drejtuar Bajram Currit të rij në lidhje me muhaxhirët e mjerë me këto fjalë: “O Bajram Curr, shikoji mirë këto viktima e këto pamje trishtuese! Nguli në mendje! Askujt këta njerëz të mjerë nuk i kanë bërë asgjë, askujt nuk i kanë ranë në qafë. Kurrkujt nuk i patën asnjë farë borxhi. Në trojet e tyre stërgjyshore punuan e jetuan me nder. Hëngrën bukën e tokës së vet, të lagur me djersë e mund. Mirëpo, lakunia bishash sllave i mësyn natën. Vranë e prenë shumë, e shumë të tjerë masakruan e shumë të tjerë dëbuan, duke u lënë në gjymtyrë, në trup e në shpirt nishane të përjetshme! Ti, Bajram, duhet t’ua përcillesh këtë tragjedi, këtë tmerr, brezave të ardhshëm, jo vetëm që mos të harrojnë të keqën, por t’i mbajnë sytë çelë! Sa herë që të ngritët murtaja e tillë kundër jush, duhet të ngriheni të gjithë në këmbë e mos të leni që të përsëritet kurrë kjo(…)! Futu midis këtyre muhaxhirëve të mjerë, që të dëgjojë veshi, që të sheh syri, e atëherë vulose ne mendje, gdhende në kujtesë”! “Dhe vërtetë, pashë gjithçka”,- thotë Bajram Curri,- pashë lot nënash mbi trupin e fëmijëve të plagosur, të gjymtuar, e të mjeruar e shumë pamje tjera trishtuese dhe rrënqellëse.

Aty në livadhet e Prapashticës kishin arritur shumë kosovarë nga shumë vise dhe kishin sjellë ndihma për muhaxhirët e mjerë si: qilima, drithë, bulmete, tesha prej zhguni, të reja dhe të ruajtura,, pastaj kishin sjellë vëllezërit kosovarë edhe lëkura bagëtish e shumë sende tjera. Mirëpo, trupat e muhaxhirëve të plagosur nga solldata e Millan Obrenoviqit, kishin nevojë edhe për barna (medikamente), sepse trupat e tyre kullonin gjak. Aty në ato livadhe të tmerrit pamë lloj-lloj djem të ri, e të gjatë. Nuk i njihnim, por ata janë djemtë të gjakut tonë, të tokës sonë. I morëm me vete që t’i ushqejmë e që t’i shpëtojmë. Të tjerët merrnin fëmijë, gra, burra dhe kështu i shpëtuam nga ato livadhe ku gjendeshin para vdekjes së sigurt. Llapjanët dhe malësorët e Gallapit kishin marrë dhe kishin strehuar shumë familje muhaxhirësh, por prapë se prapë kishin mbetur aty edhe mjaft familje të tjera që pritnin ndihmë, ashtu siç ishin këto livadhe të Prapashticës, por edhe në disa vende tjera.

Pamje e skena të këtilla tragjike e trishtuese atëbotë vëreheshin edhe në viset të tjera si në  Preshevë, Kumanovë, Shkup. Pastaj në viset anësore të Drinit dhe Podrimës në Opoj, Has, Rekë të Keqe dhe nëpër tërë malësinë e Gjakovës. Dhe se nëpër lagjet e Gjakovës ishin strehuar atëbotë qindra e qindra familje muhaxhirësh, të ardhur nga shumë vise që i kishin marrë knjazët e Serbisë, Malit të Zi, dhe Bullgarisë. Siç kishin deklaruar malësorët e viseve të Kamenicës gjatë gjurmimeve arkivale rreth vendosjes së muhaxhirëve pas vitit 1878. Thonë se shumë familjet muhaxhire jo vetëm që ishin ndihmuar aty për aty, por shumë prej tyre ishin strehuar dhe ishin mbajtur gjatë tërë dimrit e deri në verë të vitit 1878.

Nga këto pakë të dhënash arkivale vërehet se sa shumë i kishte shqetësuar shpërngulja e muhaxhirëve nga Sanxhaku i Nishit, Malit të Zi, dhe diçka nga Bullgaria 1877-1878, jo vetëm njerëzit e zakonshëm të të gjitha viseve të Kosovës por ishte shqetësuar pa masë edhe paria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe mu për këtë ishte përshpejtuar mbajtja e Lidhjes Shqiptare. Jo vetëm se për shkak të Paqes së Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, por ky përshpejtim ishte bërë për shkak gjendjes trishtuese dhe mjaft tragjike që u kishte ndodhë muhaxhirëve tanë gjatë dhjetorit të vitit 1877 dhe janarit të 1878.

Kjo hartë me ngjyrë të gjelbër tregon territorin e Shqipërisë Etnike, para traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit që i kishte atëbotë jo më pak se 130.000 km2.

 

RESHAT AVDIU, është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve me seli në Preshevë”.

Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli

Leave a Reply

© 2014 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress