Home » Lajme, Vendore » Takimi me presidentin e Shqipërisë: DELEGACIONI SKANDALOZ NGA KOSOVA LINDORE

Takimi me presidentin e Shqipërisë: DELEGACIONI SKANDALOZ NGA KOSOVA LINDORE

Nga Tërnoci PRESS

Delegacioni i përfaqësuesve joinstitucional dhe jolegjitim i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me “deputetin” Riza Halimin,  dhe partnerëve të tjerë të zgjedhjeve parlamentare serbe LPD E UDSH, të kryesuar nga z. Galip Beqiri, kryetar i të të ashtuquajturit Këshill “Nacional”, i pakicës shqiptare në Serbi, është takuar në Prishtinë, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, në kuadër të takimeve si pjesë e agjendës gjatë vizitës në Kosovë.

Ky delegacion i përbërë nga tri parti: PVD-LPD-UDSH, të cilat aktualisht kanë ngelur në opozitë në Preshevë dhe Bujanoc, për shkak pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare serbe dhe formimit të njëanshëm të Këshillit “Nacional” nga Beogradi, në Prishtinë, ka biseduar me presidentin  Nishani, në emër të shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe në emër të institucioneve komunale.

 

Delegacioni joformal, pa praninë e dy kryetarëve të komunave Preshevë dhe Bujanoc: Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, ka folur në Prishtinë për gjendjen e shqiptarëve të diskriminuar në Serbi, a vet përfaqësojnë institucionet e shtetit, ku punojnë, veprojnë dhe gjallërojnë si caushët e Beogradit.

 

Agjencia e lajmeve Tërnoci PRESS, ka mësuar se takimin me presidentin e Shqipërisë në Beograd e ka projektuar ambasadori i Shqipërisë nëBeograd, duke anashkaluar përfaqësuesit legjitimë të komunave Preshevë-Bujanoc.

 

Tëkotaishin shkrimet e disa portaleve informative se presidenti shqiptar Nishani do t’i bashkoj liderët politikë të Kosovës Lindore, lëre, ai, që nuk i bashkoi, por i bëri pikë e pesë.

Delegacioni gjysmak i “Luginës” së Rizës u kthye mazun nga Prishtina, nga se presidenti Nishani, u tha qartë se Tirana, nuk vendos për pjesëmarrje në bisedimet eventuale Prishtinë-Beograd, por shteti nga ata vijnë.

 

E Serbiame këta përfaqësues të saj të zgjedhur shqiptarë, jo vetëm Kosovën Lindore do ta mbaj nën sqetull, por edhe veriun e Kosovës, pa ndonjë problem.

 

Mesazhi i presidentit Nishani, për delegacionin e kësaj “Lugine” është një shuplakë e mirë, për t’i vetëdijësuar këta liderucë, të cilët i fusin hundët aty ku nuk e kanë vendin e kuvendin.

 

Dicka që ra në sy e u komentua shumë është se kryetari i Këshillit “Nacional” del para “deputetit” për ta prirë delegacionin, i cili dikur drejtohej anasjelltas, nga se atij i ka mbetur vetëm  i ashtëquajturi  “institucion”  për ta përfaqësuar atë  në  Tiranë e Prishtinë.

Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli

Leave a Reply

© 2014 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress