Home » Kulturë » KONFERENCA SHKENCORE PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA, DJE, SOT DHE NESER, REALIZOI OBJEKTIVAT E SAJ DHE ISHTE E SUKSESHME

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

 

 

Konferenca shkencore Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje, sot dhe nesër, e mbajtur më 20 e 21 nëntor 2013, në Prishtinë, në organizim të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë i përmbushi objektivat e saj dhe ajo ishte e sukseshme.

Pamje nga Konferenca

 

Në Konferencë u lexuan më shumë se 46 kumtesa me tematikë nga historia, trashëgimia, gjuhësia, letërsia, drejtësia, gjeopolitika, folklori, etnologjia, nga tematikë sociale, arsimore, kulturore, informative e të tjera. Ky ishte edhe qëllimi i Konferencës që në të të trajtohen sa më shumë tematika të llojlllojshme dhe nga lëmi të ndryshme.

Aktivitet përcjellës i Konferencës shkencore ishte edhe organizimi i Ekspozitës më me shumë se 100 fotografi me fjalë nga Trashëgimia kulturore dhe asaj natyrore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe fotografi nga Lufta e Lavdishme e UÇPMB-së.

 

Në Konferencën dyditore ishin të ftuar shumë mysafirë. Në konferencë morën pjesë kumtuesit, shumë studiues, preshevarë, kosovarë, bujanovcas, medvegjasë e të tjerë.

Në orën 11 gjithçka ishte gati për të filluar Konferenca shkencore e mirëpritur nga dashamirët e fjalës shkencore. Konferenca arriti këtë objektiv, bile një mik  nga Gjilani, Z. Hysen Këqiku, në urimin përgëzues tha se Konferenca ishte jo vetëm shkencore, por edhe akademike.

Konferencën e hapi moderatorja e re nga Medvegja, Z. Mimoza Aliu, e veshur me veshje kombëtare të Medvegjës.

 

Fjalën e rastit dhe e shpalli të hapur drejtori i Institutit Albanologjik, Z Hysen Matoshi.

 

Fjalën përshëndetëse e pati Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Z. Ramë Buja.

Z.Ramë Buja, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës

Në protokol u parapanë edhe kryetarët ë Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por asnjëri nuk prezentoi, edhepse kryetari i Preshevës e konfirmoi ardhjen e tij në Konferencë. Deputeti popullor i ftuar, Z. Riza Halimi, për të cilin na thanë se ishte nëBeograd, kryetari i Këshillit Nacional, Z. Galip Beqiri ishte i zënë me disa takime të tjera.

Në Konferencë ishte prezent edhe Zëvendës Ministri i FSK, Z. Bejtush Gashi dhe kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, Z. Ramadan Ismaili me delegacionin e tij, të cilit i kërkojë falje publike që nuk u përshëndet në Konferencë.

 

Fjalën e rastit të hapjes së Ekspozitës e mbajti kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i Luginës së Preshevës, Z. Xhemaledin Salihu.

 

Në konferencë u përshëndet ekipi i TV Preshevës, i cili ishte prezent ditën e parë të Konferencës, me Arditë Behlulin, redaktore përgjëgjëse.

 

Konferencën e përcolli me xhirim Bardh Mehmeti, kameraman dhe fotografoi Argëtim Emini gjatë dy ditëve. Me ta ishte i pandashëm edhe Mustafa Ahmeti.

Të gjitha pjesëmarrësit e Konferencës ishin të interesuar për një vijim të mirë të Konferencës, por le të më falin preshevarët, bujavnocasit dhe medvegjasit prezentë, sepse po i dallojë disa: mësuesin Haki Dalipi që gjatë dy ditëve përcolli me vëmendje Konferencën dhe ishte shumë krenar që edhe Shoqata ishte bashkëorganizuese e Konferencës me Institutin Albanologjik, bile ai ofroi edhe fjetje në shtëpinë e tij për ata që nuk ka ku të flejnë, profesorin, kujdestarin tim Raif Bajramin, që tha se e kemi obligim të jemi prezent këtu në Konferencë dhe Mexhid Mehmeti që gjatë gjithë kohës e përgëzoi Konferencën, për dallim të disa të tjerëve që janë ftuar, por nuk erdhën, bile edhe anëtarë të Këshillit drejtues të Shoqatës.Poedhe të tjerët nuk mbetën mangët në përgëzime.

 

 

Konferencën e përcolli edhe Legjenda e Kosovës, Z. Adem Demaçi që përgëzoi Konferencën, me një Ju lumtë. Ai mbajti një fjalim emocionues dhe mjaftë domethënës.

 

Për Konfrencën, punonjësi shkencor i Institutit, Z. Adem Zejnullahu tha se organizohen shumë Konferenca, po sikur kjo që ishte e sukseshme, shkencore dhe me përcjellës të shumtë të kumtesave/herave të tjera 3-4 përcjellës/ asnjëherë nuk kemi pasur.

 

Për fund po themi se Konferenca përmbushi objektivat e saj edhe për studime të mëtutjeshme, kështu menjëherë pas Konferencës u lajmërua punonjësa shkencore, Z. Exhlale Dobruna_- Salihu, që sakrificorja në Zhunicë dhe Gjilpëra, ëmblemë edhe e Shoqatës të jetë objekt studimi i ardhshëm i saj.

Konferenca e pati fillimin, zhvillimin dhe mbarimin normal të saj, duke i falënderuar organizimit të shkëlqyeshëm nga ana e Institutit Albanologjik, sidomos të drejtorit të Institutit, Z. Hysen Matoshit dhe ekipit të tij. Falënderime dhe përgëzime.

 

 

Preshevë, më 23 nëntor 2013

Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli

Nuk ka komente ende ... Bëhu i pari që të lënë një përgjigje!