Home » Archive for Shkurt 26th, 2018

Kush na largon nga Europa ?

Shkruan Fahri Xharra (Tmerri nuk ka të ndalur në Luginën e Preshevës, atje po vazhdon ç’kombëtarizimi i fëmijëve shqiptar duke i arabizuar qysh në moshë të re.  Read More »

Europa, presion shqiptarëve me Demarkacionin ashtu siç i kërcënoi me 1880-ën për Ulqinin

Nga Skënder S. KAPITI  Europa e pafytyrë ; Europë  , pse mbete antishqiptare gjithmonë kur shqiptarët janë më të hershmit e Europës. Europa, armik i madh i shqiptarëve  e cila ua coptoi trojet, e ndau dhe e përdori Shqipërinë  etnike si mall tregu duke ua falur dhe dhuruar trojet e saj shovinizmit ardhacak sllav e grek. A nuk u ngope Europë  me zullume dhe me padrejtësi që  u bëre gjithmonë  shqiptarëve. Pse, e nuk je Ti Europë  që  e krijove Malin e Zi si shtet me trojet shqiptare. A nuk je Ti Europë ajo kur në  Vitin 1880 demonstrove dhe kërcënove me floten detare  tënde pankristiane dhe prosllavo-ortodokse me anije franceze, britanike, gjermane, ruse, italiane dhe austrohungareze kundër shqiptarëve e që  bëre të  mundur dorëzimin e Ulqinit krejtësisht shqiptar Malit të  ZI,duke edhe i mashtruar shqiptarët    se do të  “shpërbleheshin” me të  drejta autonomiste, dhe përfundimisht a nuk je Ti Europë  që  në  kancelaritë  e tua bëre  pazaret, tradhetinë  dhe tragjedinë   mbi shqiptarët. Ti je autorja e paturpësisë  që  i rrudhose trojet shqiptare dhe Shqiptaret në 1/3 e tokave të  tyre, Ti lejove genocidin sllavo-grek 160 vjeçar mbi shqiptarët. Ti Europë,  edhe atë  Shqipëri të cunguar që  t’i e njohe ,por që  edhe atë  gjithnjë  deshe haptazi por edhe me Konferenca të  Fshehta edhe ta zhdukësh nga harta. Ja se si Ti Europë vazhdon të  sillesh akoma edhe sot si antishqiptare, dhe u bën presion shqiptarëve që  të  falin përsëri trojet e tyre, presioni mbi shqiptarët sot me Demarkacionin që t’ia japin Malit të  Zi edhe 8000 hektarë  tokë  , dhe madje u vë  kushtin shqiptarëve se pa demarkacionin nuk ka për ju liberalizim vizash. Kjo ishte dhe kjo mbetet Europa për Shqiptarët, gjithnjë  e pabesë  dhe  antishqiptare.   Sikur të mos mjaftonte vetëm ky presion i Europës mbi politikën dhe shqiptarët e Kosovës, vjen edhe “leksioni “ i Kryeministrit të Shqipërisë, E.Rama në Ditën e Pavarësisë së Kosovës  se: demarkacioni ishte shpikje e politikës, pra për Kryeministrin e Shqipërisë rezistenca, dinjiteti e patriotizmi  për mbrojtjen e trojeve shqiptare qënka “shpikje politike”, por realisht falja dhe pazaret e politikës shqiptare ne dem te integritetit territorial është  dhe shënohet si tradhëti kombëtare. Këtë mos ta harrojë politika aktuale e Kosovës.  Read More »
© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch