Home » Opinione » Malin e Zi e bëmë ne shqiptarët.Pse?

Malin e Zi e bëmë ne shqiptarët.Pse?

/Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(Gjergj Fishta)/

 

Albania 1926,C.Otokar

/ Për gjatë kohërave antike në tokat e Balkanit perëndimor kanë jetuar fiset ilire. Në Malin e Zi të sotëm dhe në veriun e Shqipërisë ,jetonin Labeatët. Ata e kishin formuar qytetin e Shkodrës ,qytet i cili në shek . e tretë para Krishtit ishte kryeqyteti i shtetit Ilir, me Mbretin Agron në krye. Sjellja e tij prej kusari nëpër Adriatik ( preteks i sulmit fxh) , i solli dy luftëra me Romakët (229-228 prK ,dhe 219 prK.) të cilat u udhëhoqën nga Teuta dhe nga të cilët u mundën , ku dhe Mbretëresha u tërhoqë në Risan duke e pranuar paqën me Romakët .

Sipas të dhënava dhe artefakteve të mëshefura me qëllime të caktuara ,e të cilat po dalin në shesh përditë e më tepër ,ne ishim ata që e mbollëm qytetërimin. Ne ishim ata që Evropës ia dham Evropën. Por, neve pushtuesit na mbollën mosbesim , përçarje,grindje, frikë, pakënaqësi ,dyshim. Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi. Pushtuesit e mbollën vdekjen.Ishimgjithmonë në gjendje /mbill e mos korr/. Ku mbjellnim nuk korrnim, nuk kishim mundësi ti zënim këmbët në tokat tona se duhej gjithëmonë t`i mbledhnim plaçkat e të iknim Duhej të iknim ti shpëtonim masakrave, vdekjës,duhej shpëtuar diçka e kjo diçka është kjo që jemi sot .

/Deri ne historinë më të re në Mal të Zi ,shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënje shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja ndërveti , a u bë kur malazezët filluan te /sllavizohen/ apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazërija shqiptare /malisore/ a janë në fis me ato malaziase,dhe disa në të vërtetë a janë Shqipëtar të shndërruar në malazias apo e kundërta.? E lëxova këtë pyetje me mjaft kujdes. Pyetje që nuk është vështirë ti përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë dhe gjakftoftë.

Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk. /Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon /Bulla e Artë/ e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do të na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë.

Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë ortodoks ) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga ata dhe ato atyre u takojnë.

Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë ai shkruante se i ka shkatërruar të gjitha qytetet bregdetare por ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke ia vuar zjarrin kishave lokale katolike dhe dhe librave gjindeshin në to .

/ Ju kujtohet Shasi Ilir i 365 kishave. ? E kisha cekur Zonjën Edith Durham ( Some tribal Laws and Customs of the Balkans , Londë, 1928) shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit ( Shqipëri dhe Mal të Zi f.xh.) gjatë vitit 1913 ( pra shek 20) , nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemt e Kastratëve / se janë të një gjaku/. Por për këte më vonë.

Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga kisha e tyre ortodokse,.Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar otodoks ende i pa sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.

Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja,Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit.,Stefani ishte kusheri i par i princit Shqiptar Dhimitërit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasëve. Stefani është i varrosur në Manastirin Hilendar ne Greqi në mali Atos, dhe ne varr eshtë epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.

Por të këthehemi në temë, si ndodhi që /Malesia/ të bëhet /MaliZi/, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . Shkrimi do të jetë i fragmentuar ,që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i /kthejnë/ bijtë e shqipërisë në gjiun e saj.

Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda.

I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishi të afërm e dhe me Kastratët Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shenimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias.

Është i njohur Mark Milani Popoviqi, armiku dhe asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkrunte për sllavët ,na është e njihur,por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte Arbanishtja? Sepse a i dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave .

Shkijet e Vrrakës ( Shqiptarët ortodoks të Vrrakës) jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndërveti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët. Rol tjetër asimilues të arbanasve të malesisë kishte edhe Turku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkaq, te /Kamus-ul alam/ (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, , Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak /në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht, por dinë edhe shqip( dinë shqip se ishin shqiptarë f.xh.) dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet/. Pra në veshje ,doke dhe zakone ishte ishin të njejtë. Pra?

Por si flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik ) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të.? Sigurisht që shqip.

PoVasojeviqet ( Vasa), Bjellopavliqet ( Palabardhë) , Drekalloviqët ( Ndrekajt) ?

Njëri shkruante në një rast: Pa më thuaj oj Shqipëri kur do i mbledhësh bijtë e tu në gjiun tënd ? Qëllimi i shkrimit nuk ishte ti mbledhim në gji (Pse,Jo?) ,të gjithë ata që për arsye të ndryshme e zvogluan numrin tonë ,por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre.

((Burimet serbe qeshën me të ashtuquajturit /akademikë dë Dukles /(sipas serbëve) që po mundohen ta këthejnë popullin e Malit të Zi në / parafillimet e tyre historike/ që malazezët nuk janë serb por as sllav. Në këtë tollovi ata shkojnë aq largë sa i kërkojnë /rrënjët/ e tyre tek Ilirët, dhe si të tillë po biejnë nën ndikimin e shkrimeve të fretërve /ustash kroat katolik/ ( sipas serbëve).

/Kush janë Malaziasit e sotëm: rezultatet e hulumtimeve po i vërtetojnë tezat e analitikëve të më herëshëm që shumica e banorëve të sotëm të Malit të Zi janë vendas të zgjoit ,të cilët e morrën gjuhë sllave mu ashtu si thoshte akademiku i CANU-s( Akadedemia e shkencave të Malit të Zi) Petar Vlahoviç në studimin e tij antropologjinë fizike te malazezëve/.

/Është e mundur që të gjithë serbët e Serbisë të cilët e bartin haplogrupin E1b1b- ardhacak nga fiset e Vasojeviqëve dhe Kuqëve të Malit të Zi. Shqiptarët kryesisht e bartin haplogrupin E1b1b (Autor: Miroslav Ćosović)/

/American Journal of Physical Anthropology/.(20.01.2010) ( Shumë interesante është se shumë institucione shtetrore serbe si dhe sherbimi informativ serb BIA e kanë financuar projektin ,duke menduar që rezultatet e kodit gjenetik të serbëve dhe malazezëve të dalin të njejta dhe që pastaj të flitet për një popull dhe një kulturë) . Studimi tregon që mbi 50 % e banorëve të sotëm të Malit të Zi janë me prejardhje ilire apo shqiptare dhe se perzierja me sllav është shumë e vogël . (Autor: Miroslav Ćosović, www.onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/ajpa.21235/suppinfo))

E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe çfarosës , fajet janë të spjegueshme. Se shqiptarët janë / ushqyesit/ më të mëdhenj të fqinjëve tanë , kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve , kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga MaliiZi, Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kushndikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi.

Pyetjes se kur shqiptarët u bën malazias, kur malesoret u sllavizuan , apo kur u islamizuan ? , iu kisha përgjegjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve , ndër shtypjen e furtunave historike. Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes, sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se /çlirimtarëve/ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, /turqizohet/, qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..

Pra ,shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus , për zhdukjen e elementit katolik shqiptar . Pra si e thashë edhe më lartë , nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose muhamedanë. Ishim gjithmonë në gjendje /mbill e mos korr/.

 

Por mos të na duket qudi se miliona shqiptarë ortodoks të Malit të Zi ,Serbisë , Maqedonisë dhe Greqisë e humben kombin për shkak të fesë ; sepse e njejta gjë ndodhi edhe me miliona shqiptarë musliman që për shkak të fesë e harruan shqiptarinë; Sanxhaku i Novi Pazarit dhe shqiptarët e Turqisë.

Studimi hulumtues i botuar në /American Journal of Physical Anthropology/ tregon se balkani ( pellazgët fxh) e / ka lozur rolin kryesor në popullimin e Europës pas / kohës së madhe të akullit / , dhe që nga ky nënqiell u kryen migrime të mëdha.

Fahri Xharra

10.09.2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch