Home » Opinione » Flamuri në rrezik!

Flamuri në rrezik!

Nehat Hyseni2Shkruan: Nehat Hyseni

Jemi bërë nëna e paradokseve në rajon, duke u  sigurar serbëve në Kosovë nivel të pakrahasueshëm të  drejtave me cilindo minoritet,  si model “sui generis” në Europë. Njëkohësisht kemi edhe paradoksin e tjetër, si shembull i kundërt me atë të serbëve të Kosovës. Pra, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë i vetmi minoritet në Europë, i cili nuk ka tekste për zhvillimin e mësimit në gjuhën amëtare qe pesë vjet e më tepër. Kurse tani  kërcnohen  edhe me  ndryshim të pamjes së flamurit të tyre kombëtar.

Deklarimi kërcënues i kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Dr. Zoran Stankoviq se “flamuri shqiptar duhet ndryshuar”, tani ka marrë formë të prerë, duke caktuar afatin e fundit.
Pra, ai ultimativisht dhe në mënyrë të njëanëshme shprehet se këtë punë poqese nuk e bëjnë shqiptarët sipas direktivave të Qeverisë së Serbisë, atëherë për Festën e Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor 2013, do të ndalohet!
Ky diskriminim dhe kjo shkelje e dinjitetit elementarë të ndjenjave kombëtare dhe simbolit të shqiptarve të Luginës dhe të mbarë Shqiptarisë është duke ndodhur krahas zhvillimit të Dialogut të Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Komisioneres së lartë, Baroneshës Catherine Ashton.
E vërteta e trishtueshme se Lugina e Preshevës në këtë dialog nuk u përmend fare, nga shqiptarët e kësaj ane u përjetua si tragjedi e madhe dhe si tradhëti kombëtare.
Ky veprim i papërgjegjshëm dhe antishqiptar është duke ndodhur pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës është duke siguruar të drejta dhe standarde të larta për pakicat etnike në Kosovë, duke e veçuar minoritetin serb dhe duke e toleruar atë deri në absurd! Niveli i të drejtave që u sigurohen serbëve në Kosovë është i pakrahasueshëm me cilindo minoritet në Europë, duke ndërtuar kështu një model “sui generis”, të pakrahasueshëm me cilindo shtet demokratik në botë.

Njëkohësisht kemi edhe paradoksin e tjetër, që gjithashtu paraqet rast “sui generis”, por si shembull i kundërt me atë të serbëve të Kosovës. Pra, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë i vetmi minoritet në Europë, i cili nuk ka tekste për zhvillimin e mësimit në gjuhën amëtare qe pesë vjet e më tepër. Kurse tani ata kërcnohen me  ndryshim të pamjes së flamurit kombëtar.
Kosova hoqi dorë në Dialogun e Brukselit nga Pavarësia e shpallur dhe me aq pompozitet e krenari e deklaruar e 17 shkurtit 2013, duke hequr dorë nga simbolet kombëtare, kurse tani edhe nga simbolet shtetërore. Kështu, listat e zgjedhjeve lokale 2013 nuk përmbajnë asnjë simbol të shtetit të Kosovës! Edhe ate duke mos e kufizuar këtë vetëm për veriun e Kosovës, por me shtrierje në tërë territorin e saj.
Këtë kthim mbrapa tē Kosovës nën sovranitetin e Serbisë, Qeveria e Kosovës dhe ekipi negociator i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaçi e deklarojnë si “fitore të madhe të demokracisë”, duke mos hezituar që atë të na “shesin” edhe si vepër patriotike shqiptare.
Pra, në vend që të ndodhë integrimi i veriut të Kosovës në rendin kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës, është duke ndodhur pikërisht e kundërta, Kosova është duke rrëshqitur dhe duke realizuar integrimin “e butë” të saj nën rendin kushtetues dhe sovranitetin e Serbisë!
Mjerisht, nuk përfundon këtu e gjithë ” mrekullia” e katandisjes dhe përdhosjes së shtetësisë së Kosovës dhe dinjitetit të popullit shumicë të saj. Përkundrazi, këto veprime antishtetërore dhe antishqiptare që janë duke u realizuar në emër të “patriotizmit” në Kosovë, janë të shoqëruara me veprime makabre të Qeverisë së Kosovës ndaj Luginës, e cila u vendosur atyre taksa të papërballueshme kufitare.

Paçka se Kuvendi i Kosovës më 6.06.2013 miratoi Rezolutën për shqiptarët e Luginës në 11 pika, duke përcaktuar decidivisht obligimin e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr taksat kufitare. Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe, ato taksa jo vetëm që nuk u hoqën, por, përkundrazi, një javë pas miratimit të Rezolutës u vendosën taksat shtesë prej 100 euro për një kamion.
Pra, s’do mend se bëhet fjalë për cinizëm të llojit të vet dhe për mospërfillje të Parlamentit të Kosovës dhe shqiptarve të Luginës, duke i ruajtur kështu interesat plaçkitëse të kompanisë private të partnerit të koalicionit qeveritar, e cila është duke përfituar nga plaçkitja e shqiptarve të kësaj pjese të Shqiptarisë.
Zullumi i Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj pjese të Shqiptarisë, sa duket, është i sinkronizuar dhe harmonizuar mirë me Qeverinë e Serbisë, e cila presionet e padurueshne i ka shtuar  edhe me Dekretin qeveritar për ndryshimin e pamjes së flamurit kombëtar të shqiptarve.
Dyshimet tona për bashkëpunimin Thaçi-Daçiq në dëm të shqiptarve të Luginës së Preshevës na përforcohen edhe më tepër, meqë nuk kemi asnjë reagim e as prononcim të Qeverisë së Kosovës kundër këtij vendimi antishqiptar të Qeverisë së Serbisë për përdhosjen e flamurit kombëtar të shqiptarve, ashtu si bëri dikur Italia fashiste gjatë LDB-së.
Madje, as Qeveria e Shqipërisë nuk ka reaguar fare në këtë drejtim. Sa duket, Kryeministri i ri Edi Rama ka deklaruar se edhe shqiptarët e Maqedonisë që përbëjnë mbi 1/3 e këtij  shteti, të barazohen me disa qindra maqedonas që jetojnē në Shqipëri!
Nuk e dijmē akoma se çka janë në gjendje të na servojnë “triumvirati” Thaçi-Daçiq-Rama dhe ku janë, vallë, kufijtë e kësaj politike?!
Por, së paku një gjë e kemi të qartë ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, që kemi mbetur nën Serbi. Pra, se Plani sekret për dëbimin e shqiptarve nga trojet e veta stërgjyshore është duke ndodhur me shpejtësi marramendëse. Kontribuesit për përjetimin e fatit të Çamërisë, së paku kësaj radhe, i dijmë të gjithë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch