Home » Lajme, Ndërkombëtare » 25 shqiptarë nga Kosova në “Listën e Zezë” të SHBA-së, reagon Zyra e Kryeministrit

25 shqiptarë nga Kosova në “Listën e Zezë” të SHBA-së, reagon Zyra e Kryeministrit

Në këtë listë, që është publikuar më 26 janar të këtij viti, zënë vend edhe 25 shqiptarë nga Kosova, përfshirë drejtues të institucioneve dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e zezë 25 liderë politikë dhe persona me ndikim në Kosovë, të cilëve u ndalohet hyrja në Amerikë. Në këtë listë që ka nxjerrë Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme janë disa deputetë kosovarë, ministra e zëvendëskryeministra nga kabineti i kryeministri Ramush Haradinaj.

Në këtë listë, që është publikuar më 26 janar të këtij viti, zënë vend edhe disa kosovarë, përfshirë drejtues të institucioneve shtetërore dhe deputetë. Në listë gjendet edhe emri i terroristit të vrarë, Lavdrim Muhaxheri, që ka qenë pjesë e grupeve ushtarake në Siri. Po ashtu aty figuron edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe deputetë Daut Haradinajn dhe Rexhep Selimin.

Menjëherë pas listës, ka reaguar Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovë, Ramush Haradianj. Ai ka thënë se kjo gjë nuk parqet aspak problem në raportet mes SHBA-së dhe Kosovës. Arifi fillimisht ka thënë se shumica e personave që gjenden në këtë listë janë të dyshuar se kanë ndihmuar shqiptarët për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa sipas tij, edhe pse lufta ka mbaruar qe 18 vjet këta persona kanë mbetur në këto lista.

“Gjate luftës në Maqedoni në vitin 2000 shumica e personave që janë në këtë liste janë dyshuar se kanë ndihmuar shqiptarët për të fituar të drejtat e tyre. Lufta ka mbaruar qe 18 vjet, por këta kanë mbetur në listë“, ka thënë ai për “Insajderin”. Ai po ashtu ka thënë se angazhimi i këtyre personave nuk ka të bëjë me angazhimin që kanë sot, ndërsa nuk paraqesin problem me marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

“Është tjetër kohë dhe këto dy tema nuk kane të bëjnë me angazhimet e tyre sot. Nuk kanë fare të bëjnë njëra me tjetrën dhe nuk paraqesin probleme e as nuk kanë paraqitur në të kaluarën”, ka thënë Arifi, transmeton albinfo.ch

Ndryshe KlanK ka publikuar listën e plotë në të cilën ka arritur që t’i identifikojë kosovarët që figurojnë në këtë listë. Albinfo.ch e jep të plotë listën.

Lista:

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Rexhep Selimi

Sami Lushtaku

Rrustem Mustafa

Azem Zyla

Ramiz Lladrovci

Emrush Xhemajli

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Habibi

Avdyl Jakupi

Ismet Kryeziu

Isak Musliu

Maliq Ndrecaj

Emrush Suma

Sami Ukshini

Muhamet Xhemajli  (i vrarë)

Haradin Bala

Besnik Kelmendi

Elvis Kelmendi

Liridon Kelmendi

Naser Kelmendi

Safet Durguti

Lavdrim Muhaxheri (i vrarë)

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch