Home » Lajme, Vendore » 28 Nëntori në Luginë: Sot, 20 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së, shqiptarët e Luginës së Preshevës jashtë vendit të merituar

28 Nëntori në Luginë: Sot, 20 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së, shqiptarët e Luginës së Preshevës jashtë vendit të merituar

Sot është një nga festat më të rëndësishme për shqiptarët, që simbolizon rezistencën dhe sakrificën e tyre për liri dhe sovranitet.

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e banuara me shqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë qenë fushë e luftimeve të armatosura të ushtrisë dhe policisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit qendror dhe shqiptarëve të kësaj treve, filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).

Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së.

Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerr Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së.

Fatkeqësisht, jo të gjithë shqiptarët kanë mundësinë për ta krijuar ndjenjën festive që krijon 28 Nëntori.

Sot, pjesa më vitale e kësaj treve, pjestarët e UÇPMB-së, privohen nga mundësia për ta ndjerë festën e Flamurit në vendin e tyre të lindjes.

Të shpresojmë që 28 Nëntori i ardhshëm t’i gjejë shqiptarët të bashkuar!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch