Home » Lajme, Vendore » 28 nëntori në Preshevë, festë dhe protestë

28 nëntori në Preshevë, festë dhe protestë

Më 28 nëntor Lugina e Preshevë do të festojnë por edhe do të protestojë. Kështu të enjten nga ora 13 ftohen gjithë qytetarët që të marrin pjesë masovikisht në protestën gjithë popullore që do të mbahet në qendër të Preshevës.

Festa e ditës së flamurit për Luginën e Preshevës do të jetë edhe festë por dhe protestë.Protesta gjithëpopullore do të organizohet nga forumet rinore të subjekteve politike nën patronatin e komunës së Preshevës. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të enjten nga ora 13 të tubohen masovikishtë për të ngritur   zërin kundër diskriminimit në përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare.Kryetari Mustafa ka thënë se Lugina është i vetmi vend i cili nuk mund të përdor simbolet kombëtare. Ai me këtë rast ka uruar gjithë shqiptarët ku do që janë.Shqiptarët e Luginës së Preshevës çdo 28 nëntor protestojë duke kërkuar drejtat në përdorimin e simboleve dhe flamurit kombëtarë. Kërkesat e tyre u adresohen autoriteteve shtetërore, si dhe faktorit ndërkombëtar duke  kërkuar ndërprerjen e praktikës së diskriminimi nga qeveria serbe.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch