Home » Sport » 3 talent të KF Luginës pjesë e skuadrës gjermane

3 talent të KF Luginës pjesë e skuadrës gjermane

KF Lugina po shkruan historinë e futbollit në Preshevë. Pas qëndrimit dy herë radhazi në Gjermani me grupmoshat pionierët dhe kadetët , talentët nga Lugina iu nënshtruan disa testimeve , por ai më i rëndësishmi ishte kundër ekipeve gjermane për tu bërë krahasimi i talenteve.

Pas vëzhgimeve dhe paraqitjeve mbresëlënëse Leart Rexhepi , Arian Pajaziti dhe Egzon Ajeti tashmë zyrtarisht do të jenë pjesë e ekipit gjerman Hasija Bingen.

Për talentin Leart Rexhepi është realizuar ëndrra e tij , për të qenë pjesë e ndonjë klubi evropian. Ai tashmë synon për të ngjitur në majat e futbollit profesionist.Ndërkaq trajneri  i KF Luginës ,Nagip Jakupi  ka thënë se ky është një sukses shumë i madh. Ai thekson se tashmë është duke u bërë kompletimi i dokumentacionit dhe që të tre talentët do të jenë në gjermani.Por ai thekson se KF Lugina do të vazhdojë në promovimin e talenteve të futbollit për të ngirut në arenën ndërkombëtare.Ky mision , është realizuar edhe falë trajnerit gjerman Dieter Pafrath i cili tashmë do të jetë nga 15 shkurti në Luginë për të vazhduar punën me talentë të tjerë. Trajenri Gjerman është i impresionuar me talentët e Luginës , dhe ai është i bundur se ata do të enë pjesë e ekipeve si Kajzersllautern , Frakfurt , Mainc apo edhe klubeve të tjera të Bundesligës Gjermane.Ai tashmë do të jetë pjesë e Luginës .”Un kam parë vërtetë talentë të mëdhenj, dhe padyshim ata do të jenë pjesë e klubeve të mëdha. Andaj un në Preshevë do të hapi shkollën e futbollit ku do të përzgjedhë edhe talentë të tjerë , më pas do të dërgoj në klube gjermane .Andaj i ftoj të gjithë që të jenë pjesë e shkollës tonë , sepse ne do të jemi urëlidhëse me klubet Evropiane dhe pse të mos ia vazhdojmë ëndrrën këtyre futbollistëve kaq të talentuar ” ka thënë trajenri gjerman.

Interesimi i trajnerit Gjerman tashmë ka dhënë dritën jeshile që talentë e Luginsë nuk do të shuhen , por ëndrra e tyre do të bëhet realitet.Një kontribut të madh në kët aspekt po bënë edhe KF Lugina , klub ky që ka nisur menjëherë me rezultate të mëdha për sportin në Preshevë.

 

12366417_411839605676627_3400931954416152252_n

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress