Home » Lajme » 33 vjet nga demonstratat e ‘81-shit’

33 vjet nga demonstratat e ‘81-shit’

Demostratat 81-1Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Protesta spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 Mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve në Prishtinë, Demostratat 81e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, shkaktoi demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe paraburgosen disa student.

Më këtë fillon edhe zinxhiri i demonstratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.

Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj.

Demostratat 81-2

Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe shtetrrethimi.

Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë.

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ.

Demostratat 81-3

Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit.

Demostratat 81-4Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë sonë. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch