Home » Lajme, Vendore » 5 shqiptarë e Bujanocit lirohen nga Burgu i Beogradit

5 shqiptarë e Bujanocit lirohen nga Burgu i Beogradit

Në orën 15h të  ditës së sotme janë liruar pesë nga tetë shqiptarët e arrestuar në aksionin e xhandarmërisë më 4 maj të këtij viti.Të arrestuarit u liruan nga burgu i qarkut nëBeograd dhe janë nisur për në Bujanoc. Kanë njpftuar  familjarët e të arrestuarve.Të liruarit janë: Elhami Salihi, Sherif Abdyli, Mustaf Limani, Nadir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi.Këta të liruar u arrestuan nën dyshimin për krime lufte ndaj civilëve në konfliktin e armatosur në Luginë gjatë vitit 2001.Vlen theksuar se edhe më tej kanë mbetur në burgun e Vranjës edhe tre të arrestuarit e këtij aksioni të xhandarmërisë.Siç patë thënë ministri Daçiq, dy prej tyre janë arrestuar  se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim armësh.Qysh në ditën e arrestimit patën reaguar drejtues institucionesh nga komuna e Bujanocit dhe tërë spektri politik shqiptarë I Luginsë , se ky arrestim ishte bërë me prapavijë politike dhe me qëllim të frikësimit të popullatës shqiptare të këtij rajoni.Reagime patën ardhur edhe nga krerët e shteteve fqinje si Shqipëria dhe Kosova, ndërsa nuk patën munguar as reagimet e ambasadave të akredituara në Beograd, përfshirë këtu edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE)

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch