Home » Lajme » 50 milionë euro ofron Barca për Bale

50 milionë euro ofron Barca për Bale

Barcelona është e gatshme të presë edhe 12 muaj për të siguruar shërbimet Gareth Bale , dhe ka përgatitur një ofertë sensacionale në vlerën e 50 milionë eurove.

Mesfushori i Tottenhamit shihet si përfocimi i ri i kampionëve të Evropës, të cilët janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve për një lojtar britanik.

Barcelona mendohet se po bën gati një ofertë 50 milionëshe për anësorin anglez, dhe është e bindur se kjo shumë është e mjaftueshme për të mposhtur rivalët si Inter dhe Real Madrid.

Por, sipas Goal, Blaugranët nuk e duan lojtarin detyrimisht këtë verë dhe janë të gatshëm të presin edhe një vit për të parë progresin e lojtarit gjatë muajve të ardhshëm.

Në anën tjetër Tottenhami pritet të rezistojë për të mbajtur Bale, por nëse ata dështojnë edhe një herë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sigurisht se ai do të jetë e pamundur të mbahet.

Breaking the cycle students sign up for our personal finance class because they realize a good movies to write essays on personal need to be prepared for their future

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch