Home » Lajme » Mbizotëroi arsyeja, gjithçka mbetet njejtë

Mbizotëroi arsyeja, gjithçka mbetet njejtë

Mbizotëroj arsyeja, gjithçka mbetet njejtë

Shqipëtarët e Komunës Bujanocit nuk kanë llogari të jenë të përçarë.

Kuvendi Komunal i Bujanocit nuk ka arritur sot të shkarkojë zv/kryetarin e komunës Nagip Arifin, njëkohësisht kryetari Partisë Demokratike të sapoformuar.

Pas një votimi të fshehtë pro shkarkimit të Arifit votuan 17 këshilltarë, 5 ishin kundër kurse dy fletvotime ishin të pavlevshme. Me qenë se nevojiteshin 21 vota, atëherë Arifi mbetet akoma në detyrën që e ka marë nga viti 2008.

Për seancën e sotme, e cila ishte e pesta me rradhë për këtë vit para këshilltarëve ishin paraparë 11 pika të rendit të ditës. Në kët seanc për të cilën kishte shumë bujë në opinion ishte paraparë edhe emërimi i zëvendëskryetarit të ri të komunës, shkarkimi  i  anëtarit të këshillit komunal, Isak Rashiti,dhe emërimi i anëtarit të ri, shkarkimi I sekretarit të kuvendit komunal, Ismet Ameti dhe emërimi i sekretarit të ri.

Por pasi nuk u arritë shumica e nevojshme për shkarkimin e zëvendëskryetarit të komunës, atëherë pikat e sipërpërmendura, saktësisht nga pika 4 deri në pikën 7 u hoqën nga rendi I ditës.

Përndryshe pika e tretë shkaktoi edhe shumë debate midis këshilltarëve, të cilët në të shumtën e rasteve ishin edhe të karakterit personal. Por, në foltore më të arsyeshmit ishin kryetari I komunës, Shaip Kamberi dhe zv/kryetari Nagip Arifi, të cilët secili në mënyrën e vete e arsyetonin propozimin për shkarkim.

Por pasi ndodhi votimi, atëherë të dy këta u pajtuan me mënyrën demokratike të ndjekjeve të procedurave.

Kjo u reflektua edhe tek këshilltarët tjerë shqiptarë, të cilët njëzëri zgjodhën për drejtor të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Burhan Halilin dhe drejtorin e barnatores, Efraim Hajdari.

Fundi i seancës së sotme kaloi në një atmosferë relaksuese duke përkujtuar kohërat e mëhershme se shqiptarët janë të bashkuar.

Pas mbarimit të seancës së sotme Kuveni Komunal i Bujanocit shpalli një pushim prej 30 ditësh.

 

Rtv Spektri

This way, students actively listen for any confusion or wonderings they may have – this takes a high-level of www.paper-writer.org/ concentration

3 Responses

  1. ish ushtari thotë:

    shiptart gjithmon kan dite mu kon bashk ne momentetnt mat vshtira , bashkt kemi luftue , bashkt po jetojm , bashkt ishalla gjithmn ,,,RROFT SHQIPTARIA ,, RROFT BUJANOCI E RROFT LUGIA

  2. fehmi thotë:

    BASHKË ËSHTË E MUNDSHME, thote i madhi Albin Kurti

  3. Sherifaliu thotë:

    Nagip Arifin e ka pshtuar nga shkarkimi nje person i cili ter kohen sa ka zgjatur seanca ka qendruar ne sall dhe herepas’here dilke ne koridor te kontaktoje me disa keshilltar serb dhe shqiptar, jam i sigurt qe disa nga keta keshilltar i ka korruptuar te votojn pro Nagip Arifit. Njeri nga keshilltaret serb publikisht i tregoj se nuk ka votuar kurse ai ju falemderua, poashtu ka kontaktuar me kamermanet dhe gazetart dhe e ka kordinuar punen, edhe pse ai nuk ka pasur te drejt te qendroje ne sall gjat seances, nuk po ja permendi emrin ,ju qe keni qen ne sall te kuvendit e dini per kend eshte fjala.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch