Home » Lajme » Kumanovarët shkojnë për të punuar në Irak e Afganistan

Kumanovarët shkojnë për të punuar në Irak e Afganistan

Rinia e qytetit të Kumanovës gjithnjë e më tepër po braktis vendin si pasojë e kushteve të rënda ekonomike.

Një numër i madh i të rinjsh marrin rrugën për kurbet drejt vendeve të rrezikshme të Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Kumanova, e cila dikur ishte një qendër industriale me disa fabrika, në dekadën e fundit është shndërruar në qytet të mërgimtarëve.

 

Varfëria, papunësia ose rrogat e ulëta, mungesa e lidhjeve me partinë dhe pushtetin për të gjetur një vend pune, i detyron të rinjtë të kërkojnë mënyra për të ikur në kurbet me ndërmjetësimin e kompanive amerikane në vendet e rrezikshme të Lindjes së Afërt dhe të Mesme.

 

Sa kumanovarë janë në kurbet, askush saktësisht nuk e di, pasi për shtetin maqedonas nuk ka ndonjë rëndësi. Por siç bëhet e ditur, mbi 2 mijë banorë të Kumanovës janë të punësuar në vende të rrezikshme si Irak, Afganistan, ku marrin rroga të majme prej 2 mijë deri në 5 mijë dollarë.

 

Mërgimtarët nuk dëshirojnë të flasin hapur për kushtet në vendet e punës ku punojnë, por është evidente se familjet e tyre kanë jetë dhe standard më të mirë.

 

“Unë kam katër vite që punojë në Irak. Rreziku nuk është edhe aq i lartë sepse punoj si kuzhinier brenda në një kamp ushtarak. Ndërsa rroga ime shkon drejtë e në xhirollogarinë time në Maqedoni, ku mund ta tërheqin pjesëtarët e familjes sime”, thotë një i punësuar shqiptar nga Kumanova, i cili nuk dëshiron të publikojë emrin.

 

Ai deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se kushtet e vështira e kanë detyruar ta braktisë vendin, sepse nuk ka pasur as një shtëpi për të banuar.

Ndërsa tash, gjatë punës në Irak ka arritur të blejë një banesë në Kumanovë, sa për të pas familja e tij kulm mbi kokë. Me heqjen e vizave, një pjesë e të rinjve kanë udhëtuar edhe drejt vendeve perëndimore, me shpresë se do të gjejnë një vend pune për të mbajtur veten dhe familjet e tyre. Të rinjtë thonë se në Maqedoni është e vështirë të gjendet një vend pune po që se nuk ke librezë partiake ose ndonjë lidhjet të fuqishme në qeveri.

The only thing that has changed in the recent years is our www.phonetrackingapps.com/ use of technology or the method teens gain this information

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch