Home » Lajme, Vendore » 700 mjek serb të ikur kthehen në Kosovë

700 mjek serb të ikur kthehen në Kosovë

Rreth 700 punëtorë shëndetësorë serbë nga Kosova, të cilët në 10 vitet e fundit kanë ikur nga vendi dhe që jetojnë dhe punojnë në Serbi, do të kthehen në vendet e tyre të punës në Kosovë, kanë njoftuar mediet serbe.

Sipas tyre, Qeveria e Serbisë ka zhvilluar një anketë, sipas të cilës ata është dashur të vendosin nëse janë të gatshëm të kthehen në vendet e tyre të punës në Kosovë, ose jo.Por, matelbardhët serbë që jetojnë dhe punojnë në Serbi, nuk e kanë pritur mirë anketën dhe vendimin e Qeverisë së Serbisë, respektivisht të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Serbisë që të kthehen në Kosovë, në vendet e tyre të punës. Shumica prej tyre kanë thënë se nuk kanë ku të kthehen, “pasi që pasuria e tyre është shkatërruar”.Sipas medieve serbe, është popullata serbe në jug të Kosovës, e cila ka kërkuar që Serbia t’u ofrojë shërbime shëndetësore nëpër qendrat ku ata jetojnë.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress