Home » Lajme » Komunikatë

Komunikatë

K O M U N I K A T Ë

 

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.9.2011 ndër të tjera shqyrtoi edhe situatën politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës pas protestës së mbajtur me 13. 09.2011 në Bujanoc, të cilën e cilëson si të suksesshme, me përjashtim të disa tentimeve të subjekteve të caktuara politike për t’i dhënë ngjyrime partiake.

 

Po në këtë mbledhje u diskutua edhe për ngjarjet e fundit në Kosovë. Me këtë rast Partia Demokratike përshëndet veprimet e qeverisë së Kosovës të ndërmarra në koordinim dhe me përkrahje të faktorit ndërkomëbëtar – Eulexit dhe Kforit, në vënien e rendit dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.

 

Partia Demokratike, gjithashtu, përshëndet vendimin e qeverisë së Kosovës për lejimin e qarkullimit të lirë të mallrave me Serbinë, me të cilën bëhet jetësimi i marrëveshjes për vulat doganore të shtetit të Kosovës.

 

 

Në Bujanoc,

17. Shtator 2011

 

 

SHËRBIMI PËR INFORMIM I PD-së

Facebook stores your search http://spying.ninja/ history, which they use to tailor your news feed and advertising displays

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch