Home » Opinione » A dështoi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës?

A dështoi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës?

Shkruan: Nehat Hyseni

Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 31 maj 2013 u debatua lidhur me nismën e deputit të LDK-së për miratimin e Rezolutës për Luginën e Preshevës. 
Meqë edhe unë isha i pranishëm në sallë me delegacionin e shqiptarve të Luginës, isha në pozitë që ta përcjellë nga afër këtë ngjarje, të cilën mediat e cilësuan si "historike".
Mirëpo, pritjet tona u fashitën, bile edhe shumica u zhgënjyen me mosmiratimin e Rezolutës edhe pas debatit nga ora 10:00-18:00 hiq pauzën e drekës, për t'u miratuar një javë më pas, më 6 qershor.
Megjithatë, Rezoluta ka vlerë  historike, meqë për herë të parë u caktuan obligimet
e Kosovës ndaj vëllezërve në Luginë: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e
zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së
përherëshme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e
kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk i realizoi asnjërën nga 11 pikat e Rezolutës, edhepse
ishte e obliguar nga Kuvendi i Kosovës për ta zbatuar atë në praktikë, megjithatë,
asnjë hap nuk e ka marrë në këtë drejtim. Përkundrazi, nuk kaloi një javë nga
miratimi i kësaj Rezolute dhe ndodhi zhgënjimi edhe më i madh, meqë Qeveria e
Kosovës, jo vetëm që nuk i hoqi taksat kufitare, por edhe i shumëfishoi, duke e
rritur taksën kufitare për kamiona në 100 euro!
Sjellja e këtillë i la gojëhapur të gjithë shqiptarët e Luginës, aq më parë edhe nga
shkaku se Kryeministri Thaçi propozoi në mbledhjen e 31 majit 2013 që të ndryshoj
Kushtetuta e Kosovës, duke ia shtuar nenit 1 Pikën 4, që do të sankciononte
obligimin kushtetues të Republikës së Kosovës ndaj Luginës!
Befasia ishte e dyfishtë. E para sepse dihej nga të gjithë se Kushtetuta e Kosovës
nuk mund të ndryshoj pa pëlqimin e minoriteteve. Pra, sepse nevoitet shumica e
dyfishtë: e minoriteteve dhe e Kuvendit si tërësi. Pir, nuk jemi të sigurtë se këtë
"nuk e dinte" edhe Kryeministri Thaçi.
Andaj, mbete shija e hidhur dge bindja se çështja e shqiptarve të Luginës nga
Qeveria e Kosovës nuk është duke u trajtuar me seriozitetin dhe sinqeritetin e
duhur, si dhe nuk është përfillur obligimi kushtetues për zbatimin e Rezolutës së
miratuar në Kuvendin e Kosovës, si organ më i lartë Ligjvënës i Republikës së
Kosovës, si dhe duke lejuar shpërnguljen alarmante të shqiptarve të Luginës së
Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch