Home » Lajme, Opinione » A DO TA HAPIN KËSAJ RADHE PARTITË E DËSHTUARA KUTINË E PANDORËS?!

A DO TA HAPIN KËSAJ RADHE PARTITË E DËSHTUARA KUTINË E PANDORËS?!

Xhemshi Berisha

Unë nuk dua të fyej e të përçmoj askënd! Kur dikush dëshiron të kalojë mbi mua sikur mbi një kufomë, atëherë ma trazon shpirtin dhe më bën Uragan!Kosova nuk është bakllava që duhet ta hanë hajdutët e horrat, por është DJEPI që janë përkundër Unë, ti, ai dhe fëmijët tanë që janë dashuria dhe drita e syve tanë! E pra si të bëj sehir kur shoh se në Kosovë i kanë hipur kalit revan dhe e ngasin nga bishti?! Më thoni si mund ta duroj përbuzjen dhe nënçmimin e atyre që rrahin gjoks për vatan e deri dje ishin zagarë në gjah të gjuetarëve të UDB-së e të dreqit e të birit. Po a ka mallkim më të madh se ta lësh fatin e vendit në duar dhe ndërgjegje kriminelësh!…që asnjë gjyq nuk mund t’i lajë e pastrojë ndërgjegjet e tyre makrokriminele. Në PDK ikin ujqit e vjetër e vijnë hijenat e reja që me soj e sorollup janë akoma më të katandisur. NISMA që nuk është gjë tjetër veç se një lëmsh mjeranësh të deklasuar nga krerët e “Luginës së ujqërve” dhe të dështuar nga bëmat e tyre politike kriminale që hiqen dje dhe sot si të pafajshëm duke harruar ose heshtur faktin se deri para do kohë gatuanin nën një magje e hanin në një grazhd duke e tundur tlyenin e Kosovës në një fti,që pastaj ajkën e nxjerrë e ndanin në rrethin e tyre virtuoz në mënyrë hiper të rafinuar, po bashkë me ata që po ua pijnë gjakun popullit për çdo ditë dhe po ushqehen edhe vetë në gjahun e gatshëm nga viktimat e kreut të PDK-së. Një avaz i vjetër ky rivaliteti i kampanjave politike të PDK-së, që s’arritën kurrë të dalin në dritën e mediumeve publike. Këta ishin të pakënaqurit që kishin degëzuar zgabimthi nga linja e kampanjës së oligarkisë sunduese brenda PDK-së dhe për fatin e keq të tyre do të ndahen nga Torta e privilegjeve partiake duke ua hapur portën e largimit nga frustrimi dhe zemërimi i pa masë. Po ata të AAK-së?(!) Tmerr i tmerreve, sepse sejmenët e Ramushit po e çojnë vetë Ramushin ta bëjnë prijës në luginën e ujqërve të tërbuar. I mjeri Ramush do të dalë i përgjakur nga ajo luginë ujqërish. A do të mund ata ta stërkeqin Luanin e Dukagjinit për ta ndërsyer edhe atë të zhvatë pastërmën e Kosovës, mbetet të pritet e të shihet dhe të shihet burrëria dhe sinqeriteti i këtij njeriu të provave dhe sfidave të mëdha që më tëpër e kanë keqpërdorur se ia kam dhënë vendin E merituar! Madje vetë rrethi i parisë së AAK-së i kanë ecur gjithmonë me lajka dhe hile, megjithë fajin që mban pashmangshëm edhe vetë Ramush Haradinaj.Sikur të ishte distancuar që në fillim nga bëmat e parisë së AAK-së,të PDK-së dhe LDK-së si dhe ndaj Presidentit të kishte mbajtur qëndrim kritik dhe paditës, Ramush Haradinaj sot do të fitonte një profil politikani të kompletuar kombëtar që nuk do të kishte mundur ta konkuronte asnjë nga radhët e partive të përmendura.Mjerisht këtë shansë historike me fajin e vet apo të dikujt tjetër e humbet duke u shprehur tepër kompromisës dhe pothuajse përulës. AKR-ja që po hanë në koritën e të helmuarve nga mbeturinat më antishqiptare serbosllave që po t’u vinte shansa do ta sillnin me dasëm Karagjorgjen, i ka hy valles politike sërish vetëmse jo me avanse si më parë. Zotëri Pacolli që nuk është tjetër pos një fazan në politikë por kobra në biznes akoma po shpreson se përmes levës aktive në politikë do të mund të kamë me mjeshtrinë e Harrushanit resurset që kapin shumat maramendëse në Kosovë.Kobra e biznesit ka durimin t’i kafshojë Minierat më levërdisëse të Kosovës,po për fat të mirë nuk i ka ardhur shansa e arritjes së këtij qëllimi.Ai ka siguruar të gjitha mekanizmat për ta lënë Serbia të qetë ta mihë Minierën e Trepçës ku si dëmshpërblim do t’i paguante brenda 10 vjetësh 1 miliard Euro si kompenzim kthimi Kompanisë .Hapni sytë ju lutem se këta të fundit janë me shumë palë maska të paçjerra!?! Po meqë u doli shpejt boja e kanë të vështirë ta shesin veten për heronj, veq mund të vrapojnë si zagarë pas gjahut me gjyetarin. Edhe këta pijnë si verën gjakun e popullit ndoshta në përmasa të kuçedrave të pangopura e si mos më keq! Të dashur miq e dashamirë zgjedhni e merrni! Për të zitë e kokës tuaj! PO MË VJEN KEQ SE FËMIJËT TANË DO TË NA MALLKOJNË

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress