Home » Lajme, Opinione » A do të jemi të (pa)drejtë në përballimin e pasojave nga Pandemia?

A do të jemi të (pa)drejtë në përballimin e pasojave nga Pandemia?

Shkruan: Nehat Hyseni
Ajo që po shohim në veprimet e Qeverisë Kurti “në dorëheqje”, të kryeministrit Kurti dhe ministrave të Vetëvendosjes me politizimin ekstrem dhe deprofesionalizimin diletantesk të bordeve të ndërmarrjeve publike, realisht është e kundërta e asaj që premtuan gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.Pra, premtuan depolitizim të plotë të bordeve të ndërmarrjeve, dhe shihne çka po ndodhë, maskarallëk i vërtetë!Pra, ky ishte një mashtrim i madh, sepse tjetër gjë premtuan para zgjedhjeve të 6 tetorit dhe krejtësisht ndryshe po veprojnë pas zgjedhjeve.Apo jo?Pra, na mashtruan!Në vend të depolitizimit të premtuar, realisht është duke ndodhur intensivisht, në këtë kohë pandemie e të vdekjeve nga coronavirusi, politizimi ekstrem i bordeve.Kjo nuk guxon kurrësesi të ndodhë në një shoqëri demokratike, të ndërtuar mbi vlera demokratike perëndimore!Duhet të jemi syçelë dhe të vendosur, që gjithçka që është duke ndodhur gjatë kohës së izolimit social dhe kantinimit dhe të mbylljes ekstreme të popullit në shtëpi dhe banesa, që po keqpërdoret nga pushtetmbajtësit aktualë, të kërkojmë llogari.Llogaridhënia e pushtetit dhe pushtetmbajtësve ndaj popullit dhe votuesit, paraqet njërin nga frytet më të rëndësishme të demokracisë.Përvojat e hidhura dhe ferrin që po e përjetojmë duke qëndruar të mbyllur e të karantinuar në shtëpi, e dijmë fare mirë se mund të keqpërdoret dhe realisht është duke ndodhur e duke u shfrytëzuar e duke u keqpërdorur, madje në mënyrë ekstreme nga kryeministri në detyrë, si rast i artë apo “parajsë”, ose siç thotë fjala e urtë popullore: “i ka ra shiu në kollomoq”!Kushtet e këtilla të Pandemisë janë përvojë e rallë dhe sfidë, njëkohësisht.Përvojë e rallë, madje unikale që nuk është përjetuar ndonjëherë gjatë historisë së njerëzimit, në këtë mënyrë dhe në këtë nivel ekrem. Diplomati i lartë dhe profesori i respektuar anerikan, Henri Kisinxher thotë se pas Pandemisë së coronavirusit në botë “asgjë nuk do jetë si më parë”!Bota do të përballet me sfida, probleme dhe me krizë shoqërore, ekonomike, politike e morale, të përmasave të paparashikueshme dhe të papërjetuara kurrë më parë?!Sidomos kjo vlen për shoqëritë e brishëta, siç është Kosova, me ekonomi dhe demokraci të brishtë e të pakonsoliduar.”Bomba sociale” mund të shpërthejë në “eterin” politik dhe të prodhojë dhunë, tollovi e anarki, që mund të instaloj regjimin autoritar dhe diktaturë të egër ultramajtiste, si “shpëtim” nga kaosi dhe si realitet i hidhur shoqëror në përditshmërinë dhe në realitetin e zymtë të Republikës së Kosovës.Shumë biznese, sidomos ato të vogla e të mesme, nuk do e mbijetojnë Pandeminë e coronavirusit, edhe përkundrejt masave radikale që mund të ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës, qoftë për shkak të limiteve të mundësive reale shtetërore, por edhe për shkak të padrejtësisë së shpërndarjes së barabartë dhe lineare të pasojave.Armata e të papunëve, që do i humbin në pakthim vendet e punës, për shkak të falimentimit të ndërmarrjeve ku punonin, shumica e të cilave edhe në kushte normale vështirë frymonin.Por, druaj se armiku më i madh i Shqiptarve kudo që frymojnë mbi këtë tokë, është padrejtësia e shpërndarjes së të mirës e të së keqes.Këtu edhe jeta edhe vdekja shpërndahet padrejtësisht, dmth politikisht e partiakisht!Merreni me mend, në një Kosovë ku pjesëmarrja e bizneseve “në të zezë” është e madhe dhe kjo do i thehet për kokë pikërisht hallkës më të dobët dhe më të rrezikuar të shoqërisë, duke i lënë pa bukën e gojës, sepse nuk do të jenë në listat e asistencës sociale dhe ekonomike për bizneset e tilla dhe për punëtorët e tyre.Kjo, si duket, mund të jetë një rast unikal në historinë e Kosovës, ku Vetëvendosjes dhe liderit të saj Albin Kurtit, do i jipet mundësia që ta ketë të kapur fuqishëm, si asnjëherë më parë këtë shtet e këtë vend, në dorë të vet jo vetëm shtetin dhe institucionet, por edhe mjetet e ekzistencës, dmth të jetës, por edhe vdekjen e tyre!Uroj që sa më parë ta kalojmë periudhën e izolimit fizik e social dhe të rifillojë jeta normale, si dhe të mobilizohemi si shoqëri e si njerëz, nuk po them si Shqiptarë, sepse pandemia nuk njehë kombe e parti, për ndarjen e barabartë të ndihmave dhe solidaritetin për tejkalimin e krizës pa diskriminime politike, ideologjike, partiake, etj.Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë Shqiptarët, kudo që ndodhen dhe që ta kalojmë sa më parë pandeminë e coronavirusit!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch