Home » Lajme, Opinione » A do të ketë luftë?

A do të ketë luftë?

Daut DautiDitëve të fundit shumë shpesh e dëgjuam këtë pyetje dhe përgjigjet e ndryshme. Duket se është i vogël numri i atyre që e kanë vërejtë se shqiptarët që moti janë në luftë me Serbinë.

Në fakt, Serbia është në luftë të pandërprerë me shqiptarët që nga viti 1876. Problemi qëndron në faktin se disa prej nesh këtë luftë e vërejnë vetëm nëse ajo prodhon vrasje dhe masakra masive siq kanë ndodhur gjatë periudhës 1876-1878; 1912-1913; 1914-1918; 1941-1945 dhe 1998-1999.

Por, edhe jashtë këtyre periudhave Serbia nuk e ka ndalë asnjëherë luftën kundër shqiptarëve. E ka ulur vetëm intensitetin dhe nivelin e vrasjeve kurse gjatë ‘paqës’ e ka shtuar ate të spastrimit etnik, torturave, burgosjeve, shpronësimit, propagandës dhe formave tjera të krimit që ushtron ndaj shqiptarëve.

Nëse Serbia momentalisht nuk është duke kryer vrasje masive, kjo nuk do të thotë se nuk jemi në luftë me te.

Është budallaki e madhe të mendosh se jemi në mardhënie paqësore me Serbinë dhe se do të prishen punët dhe do të filloj lufta. Ne jemi në luftë me Serbinë dhe jo për shkak që dëshirojmë ne, por për shkak se dëshiron ajo.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch