Në një njoftim publik është paralajmëruar shpallja e Pavarësisë së Republikës së Iliridës.
Ky njoftim, thotë ndër të tjera, se “vetëvendosja e popujve është e garantuar me kartën e Atlantikut, të nënshkruar në vitin 1941″.
“Njoftojmë opinionin shqiptar dhe ate nderkombetar perfshire Qeverine e RKS dhe ate te Shqiperise dhe te gjitha ambasadat e vendeve mike ne IRJM KOSOVE DHE SHQIPERI qe se shpejti shqiptaret e ILIRIDES dhe Qeveria e tyre emergjente do te shpalle REPUBLIKEN E ILIRIDES NE EMER TE KONFEDERATES TE UNIONIT ILIRIDE MAQEDONI.
E drejta e popujve per vetëvendosje eshte e garantuar me karten e Atlantikut te vitit 1941
1. Lidhja e Kombeve
2.Karta e kombeve te bashkuara e vitit 1945
3.Deklarata Universale e OKB-së e vitit 1948
4.Rezoluta e E OKB-së NR.637.16.12.1952
5.Rezuluta e OKB-se nr .1514.14.12.1960
6.Rezoluta e OKB-se nr.1815.18.12.1963
7.Rezuluta e OKB-se nr.2105.20.12.1965
Pakti nderkombetar per te drejtat civile dhe politike i vitit 1966 .Pakti nderkombetar per te drejtat ekonomike sociale dhe kulturore 1966 dhe Rezuluta e OKB-së nr .2625.24.12.1970
Akti final i Helsinkut 1975.
Karta e Parisit 1990.Dokumenti i KOPENHAGENIT Qershor 1990.
KERKESA JONE ESHTE E BAZUAR NE NUMRIN E SHQIPETAREVE NE MAQEDONI QE PERBEN SE PAKU 40% TE POPULLATES TOTALE TE SHTETIT TE MAQEDONI. Per ceshtjen tone eshte njoftuar Kongresi i SHBA-se ,CIA ,Komiteti i HELSINKUT ne SHBA, senati i BELGJIKES,komiteti i Helsinkut ne HOLANDE dhe BBC.
Republika e Ilirides do te jete faktor stabiliteti ne Ballkan dhe ne EU, sepse nuk do cenoje apo prek kufijte e jashtem administrative por do te beje nje riorganizim konfederal ne mes dy republikave ILIRIDE – IRJM
Republika e ILIRIDES do te jete nje Republike Demokratike dhe do garantoj te gjitha pakicat minoritare te cilat deshirojne te jetojne ne Republiken e ILIRIDES te drejta keto te garantuara nderkombetarisht.
Ne kuadrin e saj ILIRIDA do te kete nje force ushtarake te kufizuar dhe me armatim konvencional GRI,(Garda e Republikes se ILIRIDES)do ti pergjigjet situatave dhe sfidave kunder gjithe atyre qe cenojne rendin republikan te RI dhe qe kercenojne popullaten e REPUBLIKES SE ILIRIDES.
Njekohesisht GRI do te jete e gatshme qe ta mbroje territorin e REPUBLIKES SE ILIRIDES dhe institucionin e REPUBLIKES SE ILIRIDES qe nga momenti i shpalljes se REPUBLIKES”, thuhet ne njoftim.
Deklarata është nënshkruar nga Hamdi Ndrecaj – Panteri, koordinator i GRI-së.