Home » Lajme, Opinione » A do të votoj në zgjedhje e majit?!

A do të votoj në zgjedhje e majit?!

Të mendosh se u shpall data e zgjedhjeve, për 6 maj të votohet për më shumë se 5 zgjidhje, nuk lë vend për të menduar shumë për alternativë të sigurt të mirë për një votues të denjë. Një zëri i thuken zgjedhjeve, trumbetohet për mundësi, kushte më të mira për jetën e besa edhe premtohet *(jo nga të gjithë) për hapje të reja të vendeve të punës. Mundësitë për investime kapitale në komunën e Bujanocit, thonë se janë të mëdha, edhe pse ka një buxhet tejet të vogël krahasuar me numrin e popullatës dhe hapsirës që ka. Ndërkaq vie në shprehje edhe karta e patriotit, që hapet në tavolinë, për të përfituar zemrat e sovranit votues sa me deklaratë e vendim komunal, për ndryshimin e emrave të shesheve e rrugëve sakaq edhe për bashkangjitje me Kosovë. Partia deri tani më e madhe në Bujanoc, PVD ka humbur kursin duke u ndar në dysh, për të arritur shumicën e ka të pamundur, sepse e dëmton krahu tjetër i ndar PD. Partia për Veprim Demokratik, deri sot thuajse qorrazi është mbështetur nga simpatizant dhe militiant të saj, për të arritur majat e pushtetit lokal. Asnjëri nga simpatizantët dhe militantët e saj nuk më ka mbushur mendjen ndonjëher pse duhet ta votoj këtë parti politike. Të gjitha premtimet dhe pastaj veprimet e saja kanë qenë të njejta nëpër intervale kohore kur ishin, e edhe tani sa janë në pushtet. Ardhja e tyre në pushtet asnjëher nuk ka sjellë rezultate as në skemën sociale, as në fushën e zhvillimit ekonomik për komunën dhe etnitetet që jetojnë aty, e as në politikën *(as atë ditore). Pse duhet t’a votoj për të vazhduar agoninë e njejt ta përjetoj kur s’mundem të nxjerr një pako cigare e një kafe në ditë. Sa për bukë, si bujk do ta punoj tokën, pa fituar asnjë subvencion nga pushteti lokal apo drejtoria e bujqësisë. Krahu i ndar i PVD-së, Partia Demokratike me euforizmin e saj sa më ngjallë shpresë aq më fort më trishton, duke menduar se kjo është zgjidhje ideale për mua si votues e aq më shumë si banorë i komunës. Mirpo duke marr parasysh se Nagip Arifi asnjëher asnjë projekt të investimit kapital nuk ishte në gjendje të financoj mirëfilli, ai më tej trumbeton në shpindë të USAID-it, CHF-it, UNDP-së, të thotë se ka bërë namin. Harron PD dhe simpatizantët e militantët e saj se këto organizata “kanë përmbushur misionin e tyre”, nuk ka më financime për projekte kapitale. Buxheti i komunës edhe në kohën e udhëheqjes së Arifit nuk financoi plotësisht një projekt. Madje Arifi në asnjë projekt nuk ka qenë i involvuar djrejpërdrejt për ta bërë si propozim, e gjitha ishte punuar nga kryetarët e bashkësive lokale me kërkesë të vetë USAID-it, CHF-it dhe UNDP-së. Shtrohet një pytje e natyrshme ndaj premtimit të Arifit, a e di se për të hapur 2000 vende të punës qoftë edhe në një mandat disa vjecar ishte e pamundur sa ai udhëhoqi, atëhere pse duhet tani t’i besoj? Partia politike që gjithëher ndihmoi të formohet pushteti lokal dhe të mbahet nga shqiptarët, Lëvizja e Progresit Demokratik, në fillim ishte një alternativë për të votuar si zgjedhës, por ishte jobindëse me programin e saj, sepse gjithëher mbeti hije e PVD-së sic edhe vazhdon të jetë një shkop mbështetës për PVD-së e sakatuar nga PD e Arifit. Atëher kur investohej ishte në legjislatur për të mbështetur vendimet e PVD-së së Shaip Kamberit me eksekutiv të Nagip Arifi. Interesatne dhe kurioze në këtë parti mbetet fryma herë-herë radikale e Jonuz Musliut por aspak inkurajuese derisa pranoi të bashkëqeverisë me Stojanca Arsiqin. Megjithatë tani LPD ka mundësinë të tregoj fytyrën e sajë të vertetë politike duke shfrytëzuar pozitën e vështirë të PVD-së së Kamberit, e të ngadhënjejë mbi pamundësinë e realizimit të premtimeve të PD-së së Arifit. Partitë minore UDSH, PDSH dhe PDK, janë në një ekuilibër të humbin shumë më shumë, sepse UDSH, ndau brumin e gatitur të LPD-së, duke i shfrytëzuar pozitat e mëhershme të votës së fituar lehtas. Ndërkaq PDSH edhe ashtu ska pasur rezultat, duke u dëmtuar nga oratoria e tepruar e Salih Salihut për kinse patriotizmin e tijë me opcion të pashpjegueshëm cka me pushtetin,‰ndërsa PDK pa koncept partiak për të qenë edhe pa projekt për parti do t’a ketë më leht për t’u shkrirë diku tjetër, se të bëjë harxhime. UDSH do të mbetet si mundësi e peshores për të krijuar qeverinë lokale, por pa përfituar shumë nga votat, për këtë parti që koncepti i sajë nuk ka dhënë ndonjë rezultat sa ishte në përcjellje të hijeve të PVD-së dhe LPD-së. Këto zgjdhje do të jenë më interesante se sa në vitin 2002 atëher kur shqiptarët morën dhe e përdhosën qeverisjen komunale në Bujanoc. Atëbotë kishte investime të shumta nga jasht, derisa tani duhet të paraqesin një platformë e një program politik se si do të menaxhojnë buxhetin prej rreth 900 milion dinarësh, pa përfitime të subvencioneve nga qeveria e Beogradit, me një numër kaq të madhë, të harxhimeve, punonjësve civil, infrastruktur që mungon dhe të dëmtuar rëndë, pa një perpsektivë për zhvillim ekonomik, një kapacitet tejt të ngurt për të punuar e aq më tepër për një popull të lodhur nga varfëria. Zgjedhjet e 6 majit nuk duhet as pak të zgjojnë kureshtje se kush fiton, por të japin mundësi për të bërë projekte të zhvillimit të politikave të ekonomisë, sigurisë dhe mirëqenjes sociale. Në fund të fundit a do të mbahen tubime për 1 maj, atëher kur puntorët nëpër botë kërkojnë më shumë të drejta, e popullata e komunës së Bujanocit kërkon punë!!! Alban Arifi *(Student i shkencave politike në Prishtinë)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch