Home » Lajme » A duhet ta ndërpresë Kosova dialogun me Serbinë?

A duhet ta ndërpresë Kosova dialogun me Serbinë?

Dora doresPas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, janë dhënë mendime të ndryshme për sa i takon relacioneve që duhet ti ketë Kosova ndaj Serbisë e cila vazhdon të paraqes pengesa të ndryshme.

Mirëpo analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kosova nuk duhet ta ndërpresë dialogun, por duhet të ndryshoj qasjen në dialog.

“Para se gjithash Kosova duhet t’i shkarkoj të gjithë ambasadorët dhe punëtorët e ambasadave që ndodhën në vendet të cilat kane votuar kundër apo kanë abstenuar për pranimin e Kosovës në UNESCO”, tha Spahiu, në një prononcim për Kosova Info.

———————————————-

Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ka mendime të ndryshme sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë. Edhe pse është menduar që përmes dialogut Serbia më nuk do të jetë pjesë e pengesave ajo vazhdon të luajë një rol destruktiv në procesin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Disa konsiderojnë se problemi qëndron në marrëveshjen e 19 Prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit nuk pranoi që të hiqte dorë nga pengesa e anëtarësimit te Kosovës në institucionet ndërkombëtare ku rezultati i sotëm i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO lidhet pikërisht me këtë marrëveshje e cila thotë se palët nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në rrugën e anëtarësimit në BE dhe gjetiu.

Pavarësisht zërave nga reagimet e para, analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kosova nuk duhet ta ndërpres dialogun por duhet te ndryshoje qasjen ne dialog.

“Para se gjithash Kosova duhet t’i shkarkoj gjithë ambasadorët dhe punëtoret e ambasadave që ndodhën në vendet të cilat kane votuar kundër apo kanë abstenuar për pranimin e Kosovës në UNESCO”, tha Spahiu.

Ndërsa analisti dhe sociologu Fadil Lepaja thotë se bisedimet janë zhvilluar midis: aleateve tanë (bile edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre!) dhe kundërshtareve të Projektit te Pavarësisë!

“Ndërkaq, “loja e bisedimeve” duke inkuadruar këtu qeveritaret tanë në fakt ishte vetëm improvizim i bisedimeve midis :Serbisë dhe Kosovës”!

Pra, sipas tij, nëse vlerësimi i aleatëve tanë sidomos në procesin e vendimmarrjeve të ardhshme vlerësohet se është domosdoshmëri(!), kjo do te ndodhe me siguri!

“Dhe s’shoh asnjë arsye (duke njohur konformizmin dhe lojalitetin e padiskutueshëm të qeveritarëve kosovar) që “bisedimet” të ndalen në të ardhmen. Krejt, procesin e negocimit midis aktereve globale dhe normalisht rajonal, unë e shoh si pretekst për tu krijua një klime e sigurisë dhe stabilitetit ne Ballkanin Perëndimor! Dhe në këtë rrugëtim do ketë normalisht gjithfarë sfidash”, tha ai.

Por Ilir Krasniqi mendon se dialogu nuk duhet ndalë, por që Kosova nëse ka çka të bisedohet të ketë një rol më proaktiv në shtrimin e çështjeve. Ai konsideron se politika zyrtare e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në agjendën dialogut eventual, marrë parasysh kurthet që mund ti ngrit Beogradi.

“Nuk duhet harruar se Beogradi kishte kërkuar që procesi i votimit të shtyhet për dy vite për arsye të mirënjohura dhe që çështja e ruajtjes së trashëgimisë të shtrohet në nivel të dialogut në Bruksel ku me këtë do t’ia mohonte arsyen që në të ardhmen Kosova të kërkoj anëtarësim”, tha ai.

Kjo sipas tij përbënë rrezikun më të madh dhe pritet që në ditët në vijim ata me këmbëngulje të kërkojnë në Bruksel shtrimin kësaj çështjeje përfshirë dhe pronat. /KI/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch