Home » Opinione » A duhet të jep dorëheqje kryetari i LDK, Isa Mustafa?

A duhet të jep dorëheqje kryetari i LDK, Isa Mustafa?

Nehat Hyseni2014-1Humbja e papritur e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, e ka tronditur mbarë opinionin demokratik të Kosovës në përgjithësi, e sidomos atë rugovist, në veçanti.
Sa duket, LDK nuk arriti që të lirohet akoma nga kthetrat e uzurpatorëve të rugovizmit si vizion dhe si filozofi politike, që ia kanë zënë frymën kësaj partie që nga koha e vdekjes së herëshme të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Menjëherë, pothuajse me automatizëm, u instaluan në krye të LDK-së pikërisht ata që për së gjalli, të ndjerit Rugova i kishin sjellur kokëçarje dhe telashe më të mëdha. Dhe këtu ndodhi paradoksi më i madh, që edhe sot e kësaj dite e dominon LDK-në, duke na servuar me arrogancë antirugovizëm pa shije, në praktikën dhe përditshmërinë e menaxhimit dhe udhëheqjes së kësaj partie, si dhe në performansën e saj në qeverisjen e  pushteteve lokale.
Hileja, intrigat dhe prapaskenat meskine e dominuan këtë parti qysh në Kuvendin e Gjashtë të LDK-së, që u përjetua si kuvend i maskarallëkut dhe turpit, që nuk pushoi asnjëherë deri më sot. Aty u përdorën karrigat për t’i larë hesapet midis vetit me rrahje masive grupi i Fatmir Sejdiut, të cilin Eqrem Kryeziu donte ta bënte kryetar të LDK-së me çdo kusht dhe grupit tjetër, të cilit i priu më vonë Nexhat Daci.
U pa puna se pas Rugovës, në emër të rugovizmit i bënin të gjitha të zezat pikërisht ata të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët as me karakterin, vizionin dhe filozofinë e tij vetflijuese dhe rezistencën gandiste me karakteristika të rrezatimit të intelektualuzmit që ia kishin zili edhe popujt më të zhvilluar e qytetëruar.
Fatkeqësia që i ndodhi kësaj partie më të madhe të Kosovës reflektoi shumë dëmshëm në shoqërinë kosovare, duke e dënuar ate me keqqeverisje, korrupsion, banditizëm dhe mafiozitet shkatërrues, suke e lënë Kosovën si vendin më të izoluar në Europë, si geto, pa mundësi udhëtimi të popullit të saj në botë, pa shteierje të sovranitetit dhe kontrollit shtetërorë në tërë territorin e saj, etj.
Pa diskutim se për këtë katandisje të Kosovës deri në këtë shkallë, ka përgjegjësi të pamohueshme edhe LDK,  para popullit të Kosovës dhe para Zotit që nuk i mundësoi popullit qeverisje më të mirë dhe nuk mundi që ta bindë atë në Gjedhjet e lira she demokratiket se mund ta bëjë këtë.
Prandaj, është koha e fundit që të reflektojnë të gjithë ata që e ndiejnë sadopakceten pëgjegjjës për këtë situatë të papranueshme dhe t’ua lirojnë rrugën gjeneratës së re dhe të mesme që të vijnë në krye të saj.
Vallë, a nuk u mjafton atyre që sadopak u rrahë zemra rugovizëm, që partia e Rugovës është shndërruar në humbëse të pandreqëshme dhe asnjëherë nuk i fitoi zgjedhjet parlamentare që nga koha e Rugovës? A e ndiejnë ata veten fajrorë për këtë? A e dijnë, vallë ata se populli, e sidomos elektorati rugovist, kësaj radhe, madje edhe më shumê se herave thera ishte i hutuar fare para zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014, meqë kishte mbetur pa ofertë të mirëfilltë rugoviane. Andaj, pjesa më e madhe e tyre zgjodhën të mos votonin fare, duke shkakëtuar kështu dalje tejet tê ulët në zgjedhje.
Arsyetimet se LDK është partia më e madhe dhe shfajsimet e ngjajëshme janë irrituese dhe ua ngrisin nervat qytetarëve se sa larg mund të shkoj arroganca ofenduese e kreut të kësaj partie ndaj këtij mileti?!
Prandaj, Isa Mustafa dhe e tërë garnitura e vjetër e LDK-së duhet të japin dorëheqje për t’i përmbushur obligimet e veta ndaj premtimit publik që e kanë bërë, duke reflektuar moral politik dhe dinjitet njerëzor, e mbi të gjitha, dashuri dhe devotshmëri ndaj figurës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rufovës dhe ndaj Kosovës!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch