Home » Opinione » A EKZISTON PROFILIMI IDEOLOGJIK I PARTIVE POLITIKE NË KOSOVË

A EKZISTON PROFILIMI IDEOLOGJIK I PARTIVE POLITIKE NË KOSOVË

Nehat Hyseni1Shkruan: Nehat Hyseni

Profilimi ideologjik i partive politike në Kosovë, në të majtë e të djathtë dhe në pozicione të ndërmjetme, dmth. të Qendrës së majtë apo të Qendrës së djathtë, akoma nuk ka ndodhur.
Arsyet janë të natyrës së thjeshtë se në Kosovë e djathta ka qenë gjithmonë e pëlqyer nga shqiptarët e Kosovës, për arsye të kujtimeve të hidhura të tyre me të majtën, e cila lidhej me perandorinë sllavokomuniste, e cila u ka sjellur atyre shumë vuajtje dhe probleme.

Prandaj, në Kosovë më me ëndje partitë deklarohen si të djatha. Deri tani janë deklaruar Si të djatha: LDK- e qendrës së djathtë, PDK dhe AAK. Kurse Si parti të majta janë deklaruar: VV- Si parti socialdemokrate dhe Nisma Për Kosovën e F. Limës dhe J. Krasniqit.

Por, e vërteta është se vështirë mund t’i marrim këto pohime të liderëve si të mirëqena e reale.

Sepse, PDK dhe AAK për kah bindja e tyre ideologjike, më tepër janë parti të majta.

Por, edhe poqese na shfaqen dy grupe që formojnë aleanca, që është shumë pak e besueshme, megjithatë, edhe poqese formohen, ato nuk do ta kenë për bazë orientimin ideologjik, por interesat pragmatike të liderëve të tyre dhe pazarllëqeve eventuale, si dhe hesapeve e simpative apo antipative të liderëve tê tyre.

Natyrisht se aleancat eventuale midis partive mund të priten më tepër në balotazh, meqë si të vetme asnjëra prej partive politike në Kosovë nuk mund ta fitoj postin e kryeministrit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress