Home » Histori » A ISHIN ME TË VËRTETË ILIRIANËT PARAARDHËSIT E SHQIPTARËVE TË SOTËM?

A ISHIN ME TË VËRTETË ILIRIANËT PARAARDHËSIT E SHQIPTARËVE TË SOTËM?

Shkruan: Reshat AVDIU * Preshevë,  Tetor, 2013

 

 

 

 

 

A ISHIN ME TË VËRTETË  ILIRIANËT PARAARDHËSIT  E  SHQIPTARËVE TË SOTËM?

 

 

Gjatë vitit 1945 në Shqipërinë e Re, të Enver Hoxhës, kishin filluar eksplorimet e para arkeologjike me synim dhe potencë për të zbuluar dhe argumentuar realitetin e rrjedhës së lidhshmërisë të shqiptarëve të sotëm bashkëkohor dhe pellazgo-ilirëve të stërlashtë. Këtu opinionet e hulumtuesve arkeologjik rreth rrjedhës shqiptare janë të ndara, nëse ilirët janë apo jo, stërgjyshërit  e shqiptarëve të sotëm. Tash së fundi pohohet se nga shekulli i shtatë para erës sonë disa fise, e kishin gjuhën dhe kulturën e përbashkët ilire të cilët e banonin hapësirën e Shqipërisë së sotme. Ndërsa studiuesit e lashtë të antikitetit, i përshkruajnë ilirët të cilët e popullojnë me shumicë të madhe gadishullin ballkanik deri në veri të lumit Danub. Porse çështja ka mbetur diskutabile nëse zona e quajtur Epir (greqisht tokë apo terr latinisht), territore këto në jug të Shqipërisë, kanë qenë të banuara nga grekët (helenët) apo ilirët.

Ka të ngjarë si grekët ashtu edhe ilirët të janë shpërndarë kryesisht nëpër ato territore të larmishme që ekzistojnë edhe sot e kësaj kohe.

Që para erës së re, gjatë shekujve shtatë dhe gjashtë (VII-VI), tregtarët kolonizator helen, kishin filluar t’i okuponin dhe ngritin kolonitë e tyre nëpër bregdetin shqiptar si në Durrachium (Durrës), Apolloni dhe në Butrint. Këto qytete të kolonizuara shqiptare nga helenët (grekët)  gradualisht  kishin  filluar  të  bënin lidhje  tregtare edhe me fiset tjera ilire që jetonin në brendi të Shqipërisë, dhe në rend të parë me qytetin Lisusi-Lezha, e që ishte bërë qendra më e fuqishme e shtetit ilir të Ardianëve. Kurse që nga shekulli i tretë para erës së re Shkodra (Scutari) ishte bërë kryeqyteti i Adrianëve, dhe si kryeqendër e tillë, mbeti gjer pas vitit 168 para erës së re, “kur Iliria iu dorëzua pushtetit romak”[1].

Në përbërje të Ardianëve bënin pjesë një grup i madh fisesh ilire të cilët që nga shekulli i katërt para erës së re filluan të njiheshin si piratët e parë deti dhe atë nëpër brigjet e Peloponezit. Atëbotë nuk kishte ndonjë kufi i përcaktuar të etnitetit gjeografik apo etnografik të shqiptarëve dhe grekëve. Mbretëria e shtetit të Ardianëve ishte i përçarë,  territoret që i përfshinte kjo dinasti ilire ishin në Shqipërinë qendrore, dhe njëkohësisht ishin pjesë përbërëse e provincializmit romak të Maqedonisë. Më pastaj romakët nëpër këto provinca të Ardianëve e ndërtuan Via Egnatia-n, që ishte njëra ndër rrugët më të njohur atëbotë. Ku dy degët e saj fillonin nga Apolonia dhe Durrësi, të cilat degë pastaj bashkoheshin afër Elbasanit, për të vazhduar pastaj drejtimin e saj përgjatë lumit Shkumbin, duke e qarkuar liqenin e Ohrit dhe për të vazhduar më tej deri në Selanik, dhe për të përfunduar në Bizant. “Në shekullin e IV, trojet e Ilirisë ishin të ndarë në njëmbëdhjetë provinca, katër provincat jugore ishin: Prevalitania, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër. Shqipëria e sotme qendrore është në themelet e Epirit të Ri, ku si metropol të saj e kishte Dyrrasin (Durrësin), dhe shumicën e Prevalitanisë dhe pjesët e dy provincave tjera. Kur perandoria u nda në pjesën lindore dhe perëndimore  në  vitin 395  të  erës  sonë,  Iliria  jugore  iu  bashkua Perandorisë Lindore dhe Kishës Lindore, ndërsa Iliria Veriore iu bashkua Perandorisë Perëndimore, dhe autoritetit klerik të Papës”[2].

Siç thamë edhe më lartë gjatë shekujve III dhe IV, të erës sonë, trevat ilire do të pësonin pushtime të shumta nga Hunët, Visigotët dhe Ostrogotët. “Përhapja sllavëve në Ballkanin jugor pas një rrethimi të pasuksesshëm të Selanikut në vitin 586, çoi në pushtimin sllav të Prevalitanisë dhe trevave në jug të lumit Shkumbin, gjë që dëshmohet nga një sërë emërtimesh vendore me origjinë sllave”[3].

 

 

 

 

 

 

 

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së       

                     Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.



[1] Harding A., “The Prehistoric of Illyrian Albania”, and Tom Winnfrith (ed), Perspectives on Albania London, 1999, page 14-28.

[2] Hill S., “Bizatium and the Emergence of Albania”, and Winnfrith (ed), Perspectives on Albania, London, 1992 pages 18-28.

[3] Wilkers J., “The Illirians”, Oxford,1992, page 273.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch