Home » Opinione » A ISHTE BETEJA E KUMANOVËS E 1912 LUFTË ÇLIRIMTARE APO LUFTË GJENOCIDIALE NDAJ SHQIPTARËVE?

A ISHTE BETEJA E KUMANOVËS E 1912 LUFTË ÇLIRIMTARE APO LUFTË GJENOCIDIALE NDAJ SHQIPTARËVE?

Shkruan: Reshat AVDIU

A ISHTE BETEJA E KUMANOVËS E 1912 LUFTË ÇLIRIMTARE APO LUFTË GJENOCIDIALE NDAJ SHQIPTARËVE? (ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PËRKUJTIMIT TË KËSAJ BETEJE NGA KRERËT MË TË LARTË TË QEVERISË SË SERBISË DHE  MAQEDONISË

 

 

        Në Shkup e pashë se deri në ç’nivel                        

njeriu varet nga rrethanat e krijuara                   

nga lufta barbare.

(Leon Trocki)

 

Gjatë tetorit të vitit 1912, u zhvilluan luftimet të përgjakshme mes ushtrisë kriminale të shkaut dhe kryengritësve shqiptarë, dhe atë nga Presheva e gjer në thellësi të Shkupit me një gjerësi frontale Bujanoc Qystendil…  Flamurin e qëndresës së luftës shqiptare të papërkulur e mbanin: Hasan Prishtina, Mehmet Dëralla i Tetovës, Elez Isufi i Dibrës dhe Idriz Seferi i Gjilanit.

Pikërisht, atëbotë, me urdhrin e gjeneralëve rusë, që ishin në përbërje të ushtrisë serbe nga Vraja ishte nisur për në “Betejën e Kumanovës”, Armata e Parë Serbe, e cila që nga shtatori i vitit 1912 me komandën e saj ishte vendosur në Vrajë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, e cila i numëronte hiç më pak se 126.000 trupa të armatosura shumë mirë në krye të së cilës ishte vendosur vet mëkëmbësi (presto nasledniku-v. a.) Peter Aleksandër Karagjorgjeviqi.

Këto forca serbe gjatë marshimit në drejtim të Shkupit, hasën në rezistencë të forcave kryengritëse shqiptare, dhe që nga 22-24 tetor 1912, në Kumanovë u zhvillua beteja më e madhe mes ushtrisë serbe dhe asaj shqiptare gjer atëherë. Beteja e Kumanovës u zhvillua midis malit Kozjak në lindje dhe Malit të Zi të Shkupit, gjegjësisht Karadakut të Preshevës, kurse nga perëndimi mes lumenjve Pçinjë dhe Lumit të Madh (Moravicës së Preshevës-v. a.) si dhe në veri-perëndim dhe lindje të fshatrave Llojan, Karabiçan, Nikulan dhe Strezoc.

Beteja e Kumanovës, e cila mendohet se ishte vendimtare për fatin e luftës së vitit 1912, Armata serbe pati humbje të konsiderueshme prej 21 oficerëve dhe 702 ushtarëve të vrarë. Deri vonë, në fshatin Nagoriç i Vjetër, ka qenë e ngritur “spomen kosturnica” (sterna e eshtrave të ushtarëve dhe oficerëve tserbë të vrarë në këtë luftë kolonialiste-vër. aut.). “Qëndresa heroike e forcave shqiptare që drejtoheshin nga Hasan Prishtina, gjeneral Mehmet Dërallë-Tetova, Elez Isufi dhe Idriz Seferi në saje të forcave serbe shumëfish më të mëdha dhe të përdorimit të armëve artilerie shqiptarët u thyen më 24 tetor 1912. Atë ditë, të gjithë fshatrat shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, mbetën të boshatisura. Dhe se 150 mijë shqiptarë  kishin ikur dhe ishin përqendruar në Shkup”.

Për qëndresën heroike të gjeneral Mehmet Pashë Derallës do të shprehej në këtë mënyrë edhe vet Homeri i  shqiptarisë At Gjergj Fishta:

 

Edhe trimi n’za Dëralla,

Qi po i kishin fjalët e rralla

Ku, po ishte puna me qëndrue,

Me qindrue p’r Atdhe t’bekua.

 

Pas Betejës së Kumanovës dhe pushtimit të qytetit, më 26 tetor ushtria serbe e pushtoi pa luftë Shkupin. Gjatë rrugëtimit të saj për në Shkup ajo vrau e masakroi pa mëshirë rreth 2 mijë shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë pas rënies së Shkupit, ushtria  serbe i kapi të gjallë 13 krerë të Kryengritjes Kombëtare Shqiptare si:

1. Hasan Prishtinën, i cili ishte kapur në rrethinën e Shkupit derisa po bënte përpjekje mbinjerëzore për ta ndalur tërheqjen u ushtrisë shqiptare nga fronti i luftës dhe shpërnguljen e popullatës shqiptare nga frika e barbarisë serbe. Pastaj aty u nxunë në befasi edhe:

2. Nexhip Draga nga Mitrovica,

3. Seid Efendiu nga Shkupi,

4. Shaben Pasha nga Prishtina,

5. Qemajl Beu nga Shkupi,

6.Hurshid Omeri nga Shkupi,

7. Rushit Beu nga Dobratini i Prishtinës,

8. Muharrem Efendiu nga Prishtina,

9. Xhemajl Beu nga Prishtina,

10. Jashar Pasha nga Peja,

11. Ibrahim Bej Kokola nga Prishtina,

12. Idriz Seferi nga Gjilani,

13. Kasum Seferi nga Gjilani,

14. Mustafë Muhsini nga Stambolli, profesor i gjimnazit të Shkupit, dhe se të arrestuarit do të internohen dhe izolohen në Kështjellën e Kalemejdanit afër Beogradit.

Duke qenë në burg, komandanti i armatës së III serbe, Bozhidar Jankoviq me qëllim të “qetësimit” të gjendjes në Kosovë kërkoi ekzekutimin e këtyre prijësve shqiptarë. Mirëpo qeveria serbe për shkak të famës që e kishte ajo në popullin e saj, iu shmang një veprimi të tillë. Pas qëndrimit disa muaj në burg më 16 maj 1913, ata do të liroheshin nga burgu me kusht: “se do të bëheshin qytetarë besnik (lojal) të Serbisë”. Në ngjarjet e mëvonshme, ndonëse emrat e disa nga të liruarit nuk do të përmenden më kurrë ndoshta për shkak të lojalitetit ndaj pushtuesve serbë të Karpateve. “Të tjerët me në krye atdhetarin Hasan Prishtinën do t’i bashkëngjiten qëndresës shqiptare deri në vdekje”.

Me përfundimin e Betejës së Kumanovës, forcat ushtarake serbe u përqendruan në Shkup, ndërsa Komanda e Lartë vendosi që njësitë e Armatës se III, t’i vazhdonin operacionet pushtuese në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit.

Me vendosjen e Komandës së III serbe me seli në Shkup, do të fillonin vrasjet, dhunimet, torturimet dhe djegiet e fshatrave dhe lagjeve të qyteteve shqiptare si në Karadakun e Preshevës dhe në atë të Shkupit, të gjitha këto veprime piromane të ushtrisë serbe, do t’i përshkruante deri edhe në detale majtisti hebraik rus Leon Trocki, i cili flet për veprime devijante të shteteve ballkanike  ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë viteve 1912-1913, sepse shteti dhe qeveria djathtiste e Dumës Ruse, atëbotë i heshtte këto krime të kryera nga aleatët e sajë pan-sllavistë në Gadishullin Ilirik, ndaj  shqiptarëve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Shënimet e L. Trockit dhe të L. Frojndliht për Ballkanin Jugor, janë për më tepër edhe tema tabu, për atë tragjedi dhe golgotë shqiptare që ishte shkaktuar dhe do të vazhdonte të shkaktohej për një shekull rresht nga po e njëjta ushtri vrastare dhe piromane e serbit të Karpateve të Rusisë. Në fund kur Akademia e Shkancave dhe Arteve të Serbisë (SANA), edhe me predikimin e Kishës Autoqefale pansllaviste, e kishte përpiluar elaboratin e fundit për zhdukjen dhe eliminimin qenjës biologjike të mbarë kombit shqiptar! Shkohej me devizën serbe se 610 vjetori i betejës së humbur të Kosovës (1389) të festohej pa shqiptarë. SHBA-të, duke e parë këtë rrezik permanent që po i kanosej mbarë një popullate të pafajshme intervenuan për mrekulli të Zotit, në kohën dhe momentin e duhur, duke e evituar eksodin dhe gjakderdhjen vendimtare dhe të fundit atë të patkoit që ishte përgatitur, dhe orkestruar nga qarqet shoviniste serbe të Beogradit.

M’u për këtë, shënimet e këtyre dy studiuesve të spikatur hebraikë, janë përkthyer dhe redaktuar edhe në gjuhën angleze, gjatë luftërave të përsëritura ballkanike, përsëri nga e njëjta ushtri vrastare dhe piromane e serbëve si në Kroaci dhe Bosnjë gjatë viteve 1991-1995, ndërsa në Kosovë më 1999, për t’i treguar edhe një herë botës së civilizuar se ju, dhe pikërisht ju, zotërinj, nuk deshët ta parandalonit gjenocidin shfarosës ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1878-1913. Andaj, do të realizohej dhe arsyetohej ajo thënia e filozofit amerikan, Xorxh Santianës që thoshte: “Ata që i harrojnë përvojat nga e kaluara, do të detyrohen t’i përjetonin përsëri”.

   

 

 

   RRËFIMET TRONDITËSE TË LEON TROCKIT     

a) Në Kosovë, toka e djegur duhet t’i përfshijë

të gjitha anët e saja. Llapi dhe Drenica do të

bartin dy muaj koka të shqiptarëve. Atje në

Kosovë, nuk do të mbetet asnjë plis për farë.

b) Tymi i vatrave shqiptare të dëshmojë se ato

vise janë fikur përgjithmonë.

c) Kufomat e karbonizuara dhe shtëpitë e bëra

shkrumb e hi, të shkaktojnë trishtim vdekjeje.

botës t’i themi: Po i vrasim, se po na detyrojnë.

d) Toka e Shën Savës, duhet të hakmerret.

e) Shqiptarët i pastron vetëm se: thika dhe zjarri.

 

(Nga Kisha Autoqefale Serbe)!  

 

Kam pasur rastin, për fat, apo fatkeqësi, ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës. Qysh në fillim isha i irituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Nga pengesat që m’i ka bërë Ministria e luftës, kam filluar të mendoj se njerëzit, të cilët e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe që atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga se paraqitej në shtypin zyrtar. Kjo përshtypje ose parandjenjë më është përforcuar me rastin e takimit me një oficer, i cili kishte qëndruar në Shkup me ushtarët të Shtabit të Përgjithshëm.

Ky oficer, të cilin e kam njohur për një kohë të gjatë, ishte njeri i ndershëm. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, ai me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja atje dhe që Beogradi,sipas tij, nuk e kuptonte se çka po bënte kur i lejonte “të huajt” të shkonin në Shkup. Në Vrajë në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ta ndërroja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatiste për pamjet që do t’i shikoja kur të arrija në Shkup. “Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme”. Krejt kjo më duhet të pranoj se më bënte edhe më shumë të dyshoja. Kjo do të thotë se veprat  e  liga,  për  të  cilat  ishte  dëgjuar  deri  në  Beograd,  nuk ishin të rastësishme, pastaj nuk ishin edhe raste të veçanta dhe as të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit”. Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria? Apo Qeveria? Përgjigjet në këto pyetje i mësova sapo arrita në Shkup. Trishtimi filloi sapo e kaluam kufirin. Në ora 5 pas dite jemi afruar te Kumanova. Dielli po perëndonte dhe terri tashmë ishte lëshuar.

Sa më shumë që errësohej aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka për rreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtylla zjarri, deri te hekurudha.

Ishte ky një shembull i një lufte të tmerrshme shkatërruese, që kam parë në zonat e luftimeve. Për një çast pasuria e atyre njerëzve e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund po kthehej në flakë. Kjo monotoni e zjarrit na ka përcjellë gjatë tërë rrugës deri në Shkup. Kam zbritur nga vagoni me të cilin kam udhëtuar. Tërë qyteti ishte i heshtur, në rrugë nuk shihej njeri i gjallë, vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, nga ku përhapeshin zëra të dehurish. Secili shkonte në rrugën e vet, ndërsa unë mbeta i vetmuar në stacion. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë i mbanin bajonetat e tyre në gjendje gatishmërie. Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me plisa të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. Çetniku i urdhëroi shqiptarët të binin për tokë. Ata gjysmë të vdekur nga frika ulën në gjunjë. Pas urdhrit tjetër ata ngrihen. Këtë ai e përsërit disa herë…

Pastaj çetniku duke sharë dhe duke i kërcënuar ua drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyron të pinë raki, pastaj… i puth. I dehur nga forca nga rakia dhe gjaku ai argëtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egër me minj. Të njëjtat veprime, të njëjtat psikologji. Të tre ushtarët e tjerë të dehur qëndronin duke ruajtur mos shqiptarët po iknin ose do të kundërshtonin, derisa çetniku po argëtohej. “Këta janë arnautë” më thotë një ushtar “tash do t’i therë”.

Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha t’i mbroja shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm me një forcë të armatosur… Krejt kjo skenë  po luhej në stacionin  e trenit kur

sapo erdhi treni. Ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e tyre për ndihmë…

Në qytet dhe nëpër rrugë ishte aq qetësi, sa dukej gjithçka shkret. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtë pas dite. Me të rënë nata, çetnikët e fillojnë punën e tyre. Futen dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve dhe i kryejnë veprat e tyre të vrasjes dhe plaçkitjes Shkupi i kishte 60 mijë banorë nga të cilët gjysma ishin shqiptarë e turq. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur, por shumica kishin mbetur. Dhe tash, gjatë natës kundër tyre kryhen krime.

Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që do të shihej në mëngjes ishte grumbulli i kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, m’u në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej se ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime…

Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak. Popullata, sidomos ajo myslimane fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dalloheshin edhe fshatarë serbë, të cilët kishin ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke rrëfyer se kishin ardhur për t’i gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë nëpër Kosovë duke plaçkitur. Kam biseduar me tre prej këtyre “torbarëve” dhe se më i riu prej tyre, një burrë i shkurtë i sojit të “trimave” lavdërohej sesi me pushkën e tij ka vrarë dy shqiptarë, por dy të tjerë i kishin ikur. Bashkudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar e vërtetonin rrëfimin e tij.

“Një gjë nuk është e mirë” ankohen ata. “Nuk kemi para me vete. Këtu mund të marrësh sa të duash qé dhe kuaj. Paga e ushtarit është dy dinarë (75 kopejkë). Ushtari shkon në fshatin e parë të shqiptarëve dhe e merr kalin e parë të cilin e gjen. Përmes ushtarëve mund të marrësh një pendë qé për 20 dinarë. Serbët nga rrethina e Vrajës, në mënyrë masive janë nisur drejt fshatrave shqiptare me qëllim për të rrëmbyer gjithçka që gjejnë. Gratë serbe kanë ngarkuar në shpinë edhe dyer e dritare që i kanë marrë nëpër fshatrat shqiptare,(në kazanë e Bujanocit dhe Preshevës-r.a).

Ndërkohë erdhën dy ushtarë. Ata bëjnë pjesë në çetat të cilat i çarmatosin shqiptarët. Një ushtar pyet ku mund ta këmbejë një lirë. Kërkova të  ma tregoj lirën meqë  nuk kisha parë  monedhë turke. Ushtari

fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrë dukatin nga qesja duke rrëfyer se ka edhe të tjera, por nuk dëshiron të rrëfejë sasinë. Një lirë turke këmbehet me 23 franga. Erdhën edhe ushtarë të tjerë. Po dëgjoja bisedat e tyre. “Nuk e di sa shqiptarë kam vrarë”, thotë njëri, “por te asnjëri prej tyre nuk kam gjetur diçka të vlefshme për të marrë. Dhe, kur ia kam hequr kokën me thikë një nuseje të re shqiptare, te ajo i kam gjetur 10 lira”. Për bëmat e tyre ata flasin krejt lirshëm. Kjo është e zakonshme për ta. “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa ndryshime të brendshme kanë sjellë vetëm disa ditë të luftës. Mund të shihet se deri në ç’nivel njeriu varet nga rrethanat. Në kushte të organizimit barbar të luftës, njerëzit shpejt brutalizohen dhe këtë ndoshta edhe nuk e kuptojnë”.

Këtë thënie të L. Trockit, më së miri do ta vë në pah vetë ushtari serb i luftërave ballkanike në gazetën majtiste të tetorit të vitit 1913, në “Radničke Novine”, Dimitrie Tucoviqi: “Derisa kryengritësit shqiptarë (nuk i quajtën kaçakë, sikur bëjnë historianët tanë), oficerët dhe ushtarët serbë të zënë rob i çarmatosën dhe i lëshuan, soldateska serbe nuk ua kurseu as fëmijët, as gratë dhe as të sëmurët… Më rrëqethet trupi kur i shoh dhe pyes, vallë! A është e mundur që njeriu të jetë aq barbar. Kjo është lemeriste dhe e hatashme”.

Lidhur me vrasjet dhe masakrimet e shqiptarëve, në Shqipërinë e Vjetër Verilindore edhe gazeta beogradase “Rad”, e datës 5 gusht 1925, shkruante atëbotë: “Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpër këmbë me qëllim që të plaçkiten”.., “Në Arnautllëk jehojnë

pushkët. Vise të tëra të banuara me shqiptarë vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë… Serbia ka formuar… një provincë me qytetarë të rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të pakufishme. Askush më në këtë vend nuk ka turp. Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullsie, për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata njerëz të arratisen. Askush nuk do të shohë se duhet ndalur policët dhe nëpunësit tanë, që janë fajtorë për gjakun që atje po derdhet që nga “çlirimi”. Mirëpo po predikohen therje e gjakderdhje të reja.  Fshatrat  shqiptare  ngjajnë  në kasaphane të vërteta… “Punisha deri më tash ishte më dorëmbarë, gratë dhe fëmijët shqiptarë i therte me sukses. Ai dinte që t’i vriste me një plumb nga gjashtë. Derisa lodhej therte me thikë njerëz në Kosovë”.

Gazeta “Politika” e datës 6. VIII. 1923, përkitazi me shpërnguljen shkruan, mes tjerash: “… se interesi ynë nacional, në përgjithësi, është serbizimi i Kosovës dhe luginës së Vardarit dhe se çështja e shpërnguljes është më aktuale dhe me rëndësi se shumë çështje të tjera”.

“E tillë ishte gjendja në përgjithësi kudo në trojet shqiptare të pushtuara nga serbët, bullgarët e cernagorët, këto shtete pan-sllave  ishin të përkrahur nga Rusia Cariste. Po ashtu atëbotë kundër Shqipërisë ishin vërsulur edhe Greqia, Italia dhe Austro-Hungaria”. L. Trocki, miku ynë më pastaj vazhdon me përshkrimin e gjendjes së tmerrshme në Maqedoni: “Një tog ushtarësh po marshonte rrugës kryesore të Shkupit. Një i dehur, sipas të gjitha gjasave, një turk i marrë, filloi t’i mallkonte (këtu ushtarët serb-v. a.). Ata e ndaluan këtë të gjorë, e mbështetën turkun për murin më të afërm dhe e pushkatuan në vend. Togu vazhdoi tutje ashtu sikur edhe popullata që ishte në rrugë.

Atë mbrëmje në një pijetore e kam takuar një oficer të cilin e njihja. Njësia e tij ka qenë e stacionuar në Ferizaj në qendrën e shqiptarëve, Serbia e Vjetër”. Me njerëzit e tij ky rreshter e ka tërhequr një top të madh dhe të rrezikshëm, gjatë defilimit nga Koçani deri në Shkup. Ky top do t’i dërgohet ushtrisë e cila e kishte rrethuar Edrenenë. “Çka po punoni tani në Ferizaj mes shqiptarëve” e pyes. Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë” thotë duke bërë grimasa dhe hapur gojën nga lodhja. “Ka shumë njerëz të pasur mes tyre. Afër Ferizajt kemi hyrë në një fshat të pasur me shtëpi sikur kështjella. Pronari ishte një njeri i pasur, i cili i kishte tre bij. Ishin katër veta dhe shumë gra. Të gjithë i kemi nxjerrë nga shtëpia, i kemi radhitur gratë dhe ua kemi prerë burrat para syve të tyre. Gratë nuk kanë qarë. Na kanë lutur të futen në shtëpi dhe të marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanë dhënë nga një dhuratë. Pastaj ja kemi dhënë zjarrin tërë vendit…

“Si mund të veproni në mënyrë kaq brutale”,- e pyes i çmeritur  me rrëfimin e tij. “Nuk e di as vetë-mësohet njeriu. Në një kohë tjetër, nuk do të kisha qenë në gjendje ta vrisja një plak apo një fëmijë të pafajshëm. Në kohë lufte, sikur e dini, komandanti iu urdhëron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin”.

 

SHUMË GJËRA SI KËTO KANË NDODHUR JO MOTI

 

-Derisa e kemi bartur atë top në Shkup gjatë rrugës e takuam një qerre, në të cilën ishin shtrirë katër burra të mbuluar deri në brez. Përnjëherë kam nuhatur erën e jodit. Diçka ishte e dyshimtë, po mendoja. E kam ndalur qerren dhe i kam pyetur kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin duke u arsyetuar se nuk dinë serbisht. Me ta ishte vetëm qerrexhiu, një maxhup, i cili na tregoi se katër të plagosurit kishin marrë pjesë në luftime në Merdare. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nëpër shtëpi. E kisha kuptuar kush ishin. “Zbritni” urdhërova. Kuptuan çka po iu them, por hezitonin. Çka të bësh? E kam vendosur bajonetën në pushkë dhe i kamë therur të katërtit…

E kam njohur atë njeri. Ka qenë kamerier në Kragujevc, njeri pa ndonjë kualitet. Jo luftarak nga natyra. Kamerier, ashtu sikurse të gjithë kamerierët në vendet e tjera. Një kohë ishte edhe në Sindikatën e kamarierëve, madje ishte edhe sekretar por u largua…

 

 

 

SHIKONI TASH SE NË ÇFARË GJENDJE ISHTE KTHYER SITUATA

 

“Përse veproni si banditë, po vrisni dhe po plaçkitni pa bërë asnjë dallim”, bërtita, duke ndier një neveri për njeriun me të cilin kisha biseduar. Eprori u gjend në një situatë të vështirë. Duket sikur diçka i kishte rënë ndërmend. Pastaj duke u munduar ta arsyetojë vetveten, i bindur dhe serioz kumtoi një frazë e cila hidhte edhe më shumë të zeza sesa kisha parë dhe dëgjuar.

“Jo. Kjo nuk është ashtu. Ne ushtria e rregullt, i përfillim në mënyrë rigoroze rregullat, asnjëherë nuk vrasim njeri më të ri se 12 vjet. Për çetnikët nuk të them asgjë me siguri. Ata janë krye në vete. Unë mund të iu siguroj për ushtarët (këtu të rregullt-v. a.).Rreshteri nuk siguronte për çetnikët. Dhe me të vërtetë ata nuk pranonin asnjë kufizim, ishin të rekrutuar nga mesi i të parëve, të paaftëve, element të ligj dhe pa vlerë, nga turma më e ulët, argëtoheshin me egërsinë e tyre me krimet, plaçkitjet dhe dhunën. Veprat dëshmonin shumë kundër tyre. Edhe ushtria e shteti ndihej jo  mirë nga banalitetet e  tilla të përgjakshme të çetave të degjene-

rouara. Ata u detyruan të ndërmarrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i çarmatosën dhe i kthyen nëpër shtëpitë e tyre.

Nuk isha në gjendje ta duroja edhe më tej atë atmosferë, nuk kisha lukth për t’i duruar ato skena. Interesi politik dhe vetëdija morale, për të parë me sy se si bëhen gjërat e tilla, u fundosën. Tashmë e kisha vetëm një dëshirë. Të kthehesha sa më parë. Sërish u gjeta në vagon. Po shikoja fushat e gjëra rreth Shkupit, çfarë bukurie, çfarë gjerësie, njerëzit këtu mund të jetojnë mirë. Çfarë dobie ka të flasë kur ju vetë i dini këto ide, vetëm ato në atë vend më tingëllonin dhjetë herë më fortë.

Pesëmbëdhjetë minuta nga nisja e trenit, hodha vështrimin jashtë dhe pashë në një largësi prej 200 jardë nga stacioni një kufomë me fes në  kokë, fytyrë përdhe dhe duar të shtrira. Rreth 50 jardë kah hekurudha po qëndronin dy rojtarë serbë, pjesë e forcave që po e ruanin hekurudhën. Me siguri se kjo ishte vepër e tyre.

Tutje, tutje, vetëm të largohem sa më parë nga ky vend.

Jo larg nga Kumanova, në një livadh, afër hekurudhës ushtarët serb po e hapnin një gropë të madhe. I pyes për çka po hapej ajo gropë. Më thanë se gropa po hapet për mish të prishur që ndodhej në dhjetë apo 15 kamionë, të cilët ishin stacionuar afër.

Ushtarët nuk e kishin marrë mishin që iu kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore madje edhe më shumë ata i merrnin nëpër shtëpitë e shqiptarëve: djathë, qumësht, mjaltë. Në atë kohë kam ngrënë më shumë mjaltë që u merrej shqiptarëve, sesa kisha ngrënë gjatë tërë jetës sime më thotë një ushtar, të cilin e njihja. Për çdo ditë ushtarët serbë thernin qe, dele, derra, pula të cilat i hanin dhe i gjuanin mbetjet anash. ”Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herë u kemi shkruar atyre në Beograd të mos na dërgojnë mish por ata e bëjnë këtë sipas rregullave”.

 

Në  mesin e  kolonës së  robërve  shqiptarë  që  ishin  internuar,  në  kështjellën

     e Kalemejdanit të Beogradit ishin edhe krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

     që ishin nxënë në befasi pas Betejës së Kumanovës nga ushtria serbe më 1912.  

 

Kështu qëndrojnë gjërat kur shikohen nga afër. Mishi po prishet, si mish i njerëzve ashtu edhe i kafshëve, fshatrat janë bërë shkrumb e hi, njerëzit po dëbohen. “Njerëzit mbi 12 vjet”… të gjithë janë brutalizuar, duke humbur fytyrën e tyre njerëzore. Lufta po del në sipërfaqe si më kryesorja dhe më e rëndësishmja është se ju, do t’i shihni krimet nëse e shpalosni vetëm se pak perden, e cila rri varur para veprave të trimërisë së ushtarëve… “Kievskaya MyslNo. 355  23. dhjetor, 1912.

Pastaj edhe një herë në shënimin tabu të L. Trockit, konfirmohen krimet e paskrupullta që ishin kryer atëbotë, jo vetëm se kundër popullatës të pafajshme shqiptare, por edhe të asaj turke dhe hebraike nga aleatët pan-sllavë. Këtu edhe më tepër po arsyetohet dhe po mishërohet informata e pjesëmarrësit nga Bushtrani i Preshevës, Haxhi Ymer-agë-Bushtranit dhe të shokëve të tij, të cilët për gjashtë javë rresht me qerret dhe kafshët e tyre tërheqëse i kishin bartur dhe varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë nëpër ato gropa të mëdha masive që ishin hapur nga vetë ushtarët serbë.

Ndërsa në një shënim tjetër serb thuhet mes tjerash, se pas përfundimit të Komisionit hetues për Ballkanin jugor gjatë viteve 1913-1914, në “Carnegie” mes tjerash lexohej: “Djegiet e shtëpive dhe të katundeve të tëra shqiptare janë përditshmëri e zakonshme, pastaj plaçkitjet, grabitjet dhe barbaritë tjera në Shqipëri dhe Maqedoni, gjithashtu janë përditshmëri të zakonshme. Për të gjitha këto barbari anti-njerëzore përgjegjëse janë trupat ushtarake serbo-malazeze, që i kanë përdorur dhe akoma janë duke i përdorur me qëllim për ta transformuar dhe ndryshuar fizionominë etnike të vendeve të banuara dhe të populluara thjesht prej shqiptarësh. Këtë qëllim serbo-malazez e vërteton një gazete e beogradase  “Radničke  Novine”, e 9/22 tetot 1913,  ku  është  botuar  një

letër në të cilën ndër të tjera thuhej: “Luma më nuk ekziston.-Atje nuk ka mbetur tjetër veçse kufoma, pluhur e hi.-Nëpër ato katunde ku më parë i kishin 150-200 shtëpi dhe se nëpër to më nuk gjendet asnjë njeri.-Ne i mbledhshim shqiptarët grupe-grupe nga 40-50 vetash dhe i thershim e i  përshkonim nëpër bajonetat tona deri sa i mbytshim krejt”.

L. Trocki vazhdon më tutje: “Nga këto vise të çliruara, po vijnë lajme të këqija. Në fillim na kanë folur për brohoritjet e popullatës së çliruar, kanë mbajtur fjalime patriotike për administratorët e rinj. Por brohoritjet tashme patriotike janë shuar. Prapa ka mbetur vetëm se kaosi dhe e liga. Edhe para luftës, në Maqedoni ka pasur mjaftë elementë dezintegrues dhe anarki politike. Lufta kryengritëse dhe sulmet dinamike i kanë dhënë areal ushtarak këtyre elementeve dhe kanë fituar bindje se gjithçka është e lejueshme. Përkohësisht lufta i ka dehur. Tash sërish kanë dalë në sipërfaqe krejtësisht të prishur nga përvoja e luftës. Më ka rënë në dorë një letër, të cilën e ka shkruar një zyrtar i dërguar në Shtip, me qëllim për ta themeluar një filiale të Bankës Kombëtare. Letra është aq e qartë sa të tërën do ta jap në tërësi. “Kam arritur para katër ditësh dhe tashmë jam penduar përse kam ardhur”. Këtu kamë parë gjëra të tmerrshme. As që kam ëndërruar se gjëra të tilla janë mund të bëhen.

 

NË ORËN GJASHTË TË MBRËMJES QYTETI VDES

 

– Shtëpitë e turqve dhe të hebrenjve, të cilat këtu e përbëjnë gjysmën e qytetit, krejtësisht janë të zbrazëta. Të gjitha dyqanet e asaj pjese të qytetit (të Shkupit-vër aut.) janë plaçkitur dhe janë djegur. Vrasje dhe plaçkitje ndodhin përditë. Kam parë me sytë e mi, se më 2 nëntor në mesditë 20 deri 25 çetnikë plaçkitës e kanë sulmuar një hebre të moshuar rreth 60 apo 70 vjeçar, të cilit ia kanë shtypur kokën. Unë fillova ta thërras policinë. “Kapeni, edhe ky është hebre”, thanë ata. Filluan të më ndjekin dhe u detyrova të ikë. U mbylla në katin e parë të dhomës sime, nxora revolen ashtu sikurse edhe pronari i banesës ku po banoja. Plaçkitësit filluan të shtynin dyert, por dera kryesore ishte shumë e fortë. Gruaja ime e cila kishte mbetur jashtë po mundohej  të  fshihej  në podrum. Kur ndjekësit u  bindën se unë  nuk jam më aty, u tërhoqën. Kam lajmëruar prefektin, shefin e policisë dhe komandantin e kryengritësve. Pas një ore, 12 apo 15 anëtarë nga kreu erdhën në dhomën time. U vërtetua pa ndonjë vështirësi se kush e kishte mbytur dhunshëm plakun hebre. Ishin disa kryengritës të njohur të sapo pranuar në radhët e ushtrisë. Asnjëri prej tyre nuk ishte dënuar. Këtu nuk ka ushtri dhe këta “kryengritës” e kanë në dorë situatën. Disa prijës të këtyre kryengritësve, gjatë kësaj periudhe kanë grabitur pasuri dhe të holla me vlerë deri në 4 mijë lira (një lirë vlen 23 franga). Në Radovishte, dyshohet se shefi i policisë lokale bashkëpunon fshehtas me këto banda.

 

ISHTE NJË SITUATË E TMERRSHME

 

-Kur shoh nganjëherë sesi janë gjymtuar fshatarët paqësorë, sesi iu ishte marrë pasuria, ndërsa fëmijët e gratë e tyre janë lënë të vdisnin urie, zemra më lëngon nga dhembja. Në mes të Radovishtit dhe Shtipit ndodhen mbi 20.000 të ikur. Shumica prej tyre gra e fëmijë kishin vdekur urie. Plaku 70-vjeçar me kokë të shtypur, mijëra gra e fëmijë të vdekur nga uria, kryengritësit revolucionarë të degjeneruar në banda, shefi i policisë mbrojtës i plaçkitësve, kjo ishte pasqyra e jetës në një krahinë të çliruar.

Kufizimi për vetëpërmbajtje ishte definuar keq, ndërsa mundësia e pasurimit të shpejtë ishte mjaft sfiduese. Ja fjalët e një anonimi. Një zyrtar i shkruan tjetrit: “Toka mund të blihet shumë lirë, sidomos në Ovçe Polje. Turqit (është fjala për shqiptarët, meqë turq nuk kishin nëpër këto fshatra por jo të gjithë zyrtarët e vërenin këtë dallim) këta shqiptarë kanë ikur dhe i kanë lënë shkret pasuritë e tyre dhe grabitja e pasurive të tyre po bëhet me shpejtësi. Njerëzit largpamës tashmë kishin zbuluar rrugët që shpienin në këto vise, ata hulumtonin dhe po nuhasnin mundësi të tjera. Shumë ushtarë bullgarë mendojnë, jo pa leje nga lartë, se tokat do t’u jepeshin atyre. Në ditët e lira ata hulumtojnë tokat më të mira dhe fillojnë të vendosin kufijtë… Këta burra po gabohen. Ata do të sjellin nëpër shtëpitë e tyre ndonjë turk invalid apo bjerrakohës, për t’i shërbyer deri në fund të jetës. Toka   po i merrnin politikanët e pasur e largpamës. Sot pronat e reja janë të paluajtshme, kufiri ishte vendosur. Për pak kohë do të fillojë lufta e ashpër qytetare, lufta qytetare në të cilën kryengritësit duhej ta thonë fjalën e tyre të fundit. Por mbi të gjitha vendosja e rendit në “viset e tyre” do të bëhej një peshë tjetër e popullit punëtor të Bullgarisë.

Kështu gjeneralët serb: Bozhidar Jankoviq dhe kapiteni Petar Mitroviq, i vrisnin gjakftohtë shqiptarët! Gjatë tërë regjimit serbo-jugosllav, Elez-Hani i Kaçanikut e mbante me pietet dhe krenari emrin e vrasësit çetnik Gjeneral-Jankoviqit. Për meritat e tia të mëdha që kishte treguar ai në vrasjen morbide dhe me moh të shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913.

Piskamat, e fëmijëve dhe grave të pa afta shqiptare bënte të qante guri dhe druri në bjeshkë, e lere më shpirtin i njeriut normal në botë. Por kjo nuk ishte edhe për bishat e Karpateve të Rusisë, që ishin në formë njeriu  dhe gjak ujku ndër dej. Kështu  ishin mësuar dhe nxitur nga skolastika autoqefale e kishës serbo-ruse se: “Shqipëria si shprehje gjeografike duhej të fshihej medoemos  nga faqja e dheut, ndërsa shqiptarët si etnikum në vet-vete duheshin eliminuar përfundimisht”.

Këto skena filmike i reprodukoi djali i autorit: burim R. AVDIU

 

Protesta e Leon Trockit kundër Qeverisë ruse, e cila ishte frymëzuese dhe bashkëfajtore e krimeve të këtyre nga Aleanca e shteteve sllave të Ballkanit kundër shqiptarëve.

 

     NJË PYETJE JASHTËPARLAMENTARE Z. N. MILUKOV

 

Zotëri deputet! Ju jeni njëri nga inspiruesit e asaj që njihet si “Lëvizje pan-sllave”, e cila bazohet në principet e përgjithshme të qytetërimit, humanizmit dhe çlirimit kombëtar. Ju shumë shpesh si në shtyp ashtu edhe foltoren e Dumës, i keni bindur aleatët, dinastitë dhe klikat e tyre, të cilat e sundojnë Ballkanin, lidhur me simpatitë që ata kanë për shoqërinë ruse dhe për fushatën që ata kanë ndërmarrë për “çlirim”. Jo moti, pas ndërprerjes së zjarrit ju keni ndërmarrë një udhëtim politik nëpër Ballkan. Keni vajtur nëpër krahinat, dhe çka është më e rëndësishme, keni vizituar krahinat, të cilat janë pushtuar nga aleatët. Gjatë udhëtimeve Tuaja a thua a nuk  keni dëgjuar për këto akte të mizorisë dhe brutalitetit, të cilat i kishin kryer disa nga aleatët në zonat Tuaja të luftimeve, jo vetëm kundër ushtarëve të paarmatosur turq, kundër robërve dhe të plagosurve, mirëpo edhe kundër popullatës paqësore myslimane, kundër pleqve e plakave dhe kundër fëmijëve të tyre.

 

 

 

 

 

1). Kadri Reka-Ermordet, eine woche an einen Baum gebunden, damit seine Mutter seine Frau und seine Kinder, in jeden tag anschauen müssen. ( Kadri Reka: I vrarë dhe i lidhur për druri do të qëndroj ashtu një javë rresht me qëllim, që ta shikonte nëna tij, pastaj ta  shikonte gruaja e tij, pastaj ta shikonin edhe fëmijtë e tij.

2).Hazir Kuka-Kehle derchgeschnitten so wie damals ist auch heute. (Hazir Kuka: Me fyt të prerë ashtu siç u veprua me shqiptarët më herët po veprohet me ta edhe sot.

Këto fotografi dhe shënime nga gjuha gjermane i deshifroi Shyrete Avdiu.

 

 

Nëse keni dëgjuar, dhe nuk mund të mos keni dëgjuar, atëherë përse heshtni.

 

Përse hesht fjala juaj?

Faktet e pamohueshme a nuk ju kanë detyruar të kuptoni se bullgarët në Maqedoni dhe në “Serbinë e Vjetër” në turrin e tyre kombëtar për t’i përmirësuar të dhënat për statistikat etnografike, të cilat nuk janë sipas shijes së tyre, ata thjesht po angazhohen për ta shfarosur në mënyrë sistematike popullatën myslimane nëpër fshatra, në qytete dhe në rrethe.

Këtu po e jap një sqarim shtesë për shënimet autentike të L. Trockit, për golgotën shfarosëse të shqiptarëve, me qëllim që studiuesi  ta ketë më të qartë termin kishtar sllav “Serbia e Vjetër. Sepse, nga kjo shpikje mitomane serbe më vonë do të shkruhen hiç më pak se 24 elaborate nga akademikët e saj,  për zhdukjen dhe eliminimin e  qenies biologjike të Kombit Shqiptar, duke filluar nga Kongresi i Berlinit më 1878, e gjer në mbledhjen e Rambujes më 1999.

Serbia më 1830, e kishte fituar një gjysmë autonomie nga Porta e Lartë e Stambollit në Pashallëkun e Beogradit, dhe që nga ajo kohë ajo kishte filluar të tregtonte edhe me trojet tjera etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, të Nishit, Toplicës, Pirotit, Luginës së Timokut, Leskocit, Vrajës etj. Serbia që nga viti 1827, do ta shpikte terminologjinë e saj kishtare “Serbia e Vjetër”.

“Serbia e Vjetër” në të cilat harta serbët ortodoksë duanin ta fusnin një pjesë të Shqipërisë së sipërme dhe sidomos vilajetin e Kosovës me atë të Manastirit. Këto harta për herë të parë janë paraqitur në Principatën e Serbisë të M. Obrenoviqit, e publikuar në Beograd nga Jovan Bugaresky.

Sipas Prof. M. Vokshit, i cili thotë: “Në hartën gjeografike të Vuk Kogjiçit, e botuar në Beograd më 1827, Serbia e Vjetër akoma nuk ekzistonte. Pastaj nuk ishte e para herë dhe kjo dihet që shtetet të cilat lakmonin në pushtimin e tokave të huaja, krijojnë emra të rij fetar, që t’ua lehtësojnë ose t’u ndihmojë në një të ardhme që ta formojnë një rrjedhë opinionesh në favor të kërkesave të tyre të ardhshme”. Të rikthehemi edhe një herë te shënimet të hebraikut L. Trockit në polemike të ashpër me kryetarin e Partisë Liberale Ruse, z. P. N. Miljukov, rreth masakrave dhe piromanisë të ushtrisë serbe ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni, i cili thotë z. P. N. Miljukov, çka keni për të thënë me këto metoda për ta siguruar fitoren e elementit sllav? A nuk do të pajtoheni se heshtja nga i tërë shtypi juaj shtetëror, nga gjarpri i patriotizmit “Novo Vremja”, pastaj “Ruskaja Molva”, “Ruskoje Slovo” dhe “Reç” të cilat gjithnjë vazhdojnë të tregohen më të përkushtuara, dhe kjo marrëveshje e brendshme e të gjithë juve për të heshtur, a nuk ju bën juve bashkëfajtorë për këto akte shtazarake, të cilat do të lënë damka të zeza për tërë epokën? Në rrethana të tilla, protestat tuaja kundër veprimeve të shëmtuara turke, të cilat nuk i mohoj, a nuk janë të njëjta me veprimet fariseje (hipokrite-v. a.):që rrjedhin jo nga principet e përgjithshme të kulturës dhe humanizmit, por nga kalkulimet lakuriqe imperialiste?  A  thua  a  nuk  e  keni  të  qartë  se heshtja e tillë e “partive udhëheqëse të Rusisë” kundrejt veprimeve çmeritëse serbe e bullgare, tani kur aleatët ballkanikë kanë rifilluar operacionet ushtarake, i lehtëson këto të fundit që të angazhohen në veprat e tyre Kainiste, nga këto masakra të kalojnë, në masakra të tjera kundër popujve të “Gjysmëhënës” në interes të “kulturës” së Krishtit?

A mund të përgjigjeni në këto pyetje të qarta dhe të thjeshta zotëri deputet? Apo ndoshta ju jeni mësuar të llogaritni vetëm sesa bëjnë dy e dy, dhe të konstatoni se prijësit janë fajtorë… Kjo letër proteste e Trockit është botuar në Gazetën “Luç” Nr. 34 (110) 30. janar,1913.

 

KRIMI NË GRUHALI TË PRESHEVËS

 

Dëshmitarët e mbijetuar të këtij lokaliteti preshevarë të Gruhalisë,  për ngjarjen e tyre tragjike më 1912 thonë kështu: “Ngjarja ka ndodhur nga fundi i nëntorit apo në fillim të dhjetorit më 1912, gjegjësisht pas ditës së Shën-Mitrit më 8 nëntor 1912. Gruhalia ky fshat në Malësinë e Karadakut, e shfleton historinë e tij të përgjakshme gati pas 100 viteve të shkuara kështu: Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ushtria e sërbit depërtoi edhe nëpër territoret e banuara me shqiptarë, ku në fshatin Sefer, pikë së pari, e djegin shtëpinë e Can Seferit dhe po atë ditë te vendi i quajtur “Guri i Nezajve” në prezencë të familjarëve të tyre, si të grave dhe fëmijëve i pushkatojnë këta shqiptarë të pafajshëm:

 

 

1). Tahir Ahmetin, plak i moshës 65 vjeçare dhe djemtë e tij:

2). Arif Ahmetin,

3). Xhemajl Ahmetin,

4). Ajdin Ahmetin,

5). Halil Ahmetin,

6). Saqip Ahmetin, i cili ishte nipi i Tahir Ahmetit.

 

 

Banorët e mbijetuar të Gruhalisë, thonë se ushtria e serbit, përveç se këta banorë që i kishte vrarë në vendin e quajtur “Guri i Nezajve”, aty ishte masakruar dhe më pastaj ishte pushkatuar edhe një shqiptar i pafajshëm nga fshati Stanec dhe dy shqiptarë të tjerë që ishin nga fshati Kurbali.

Djali i madh i Tahirit, ishte i martuar dhe i kishte dy djemë të cilët ishin nën moshën 11 vjeçare, ata ishin; Zeneli dhe Ramizi, kurse djali i dytë i Tahirit Xhemajli, edhe ky ishte i martuar dhe e kishte vetëm se një vajzë, ndërsa djali i tretë i Tahirit, Ajdini, ishte vetëm i fejuar. E djali më i vogël i Tahirit ishte Halili, me moshë nën 18 vjeç. Në atë masakër te “Guri i Nezajve” ishte masakruar dhe më pastaj ishte vrarë nga forcat çetnike serbe edhe i nipi i Tahirit, Saqipi, i cili ishte i martuar dhe do t’i mbeteshin dy djem jetimë; Xhymshiti dhe Rashiti, të cilët atëbotë ishin nën moshën 10 vjeçare. Në vendin ku do të masakroheshin e më pastaj do të vriteshin malësorët e Gruhalisë, ndodheshin të pranishëm në vendin e ekzekutimit edhe dy fëmijë të mitur Mehmeti dhe Ahmeti, njëri ishte 7 dhe tjetri 9 vjeçar.

Edhe pse atëbotë këta dy shqiptarë të mitur i shpëtuan golgotës shqiptare, nga: Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, tentohej që të bëhej zhdukja e qenies biologjike të kombit tonë shqiptar. Por, në masakrën e dhjetorit të vitit 1944, në fshatin Isë-Ukaj nga brigada e XVI, partizano-çetnike do të ekzekutoheshin edhe këta dy të mbijetuar nga masakra e 1912, së bashku  me banorët tjerë të lagjes së Gruhalisë të cilët ishin:

 

 

1). Ramiz Arifi 40 vjeç,

2). Zenel Arifi 30 vjeç,

3). Rashit Arifi 44 vjeç,

4). Mehmet Veseli 42 vjeç,

5). Rexhep Lutfiu 60 vjeç,

6). Halit Lutfiu 28 vjeç,

7). Rrustem Lutfiu 22 vjeç,

8). Sejdi Lutfiu 18 vjeç,

9). Ali Lutfiu 20 vjeç,

 

 

Siç tregonin dëshmitarët e asaj ngjarje tragjike, që ishin prezentë atëbotë në vendin e krimit e ato ishin: Nazifja dhe Rukija, të cilat ishin dy kunata dhe motra mes veti. Ato ishin bija të Muçibabës të cilat kishin jetuar varësisht, shembull Nazifja kishte jetuar deri në vitin 1949, ndërsa Rukija gjer në vitin 1959, ku para syve të sajë dhe fëmijëve e pushkatojnë burrin e Nazifes, Saqipin.

E shoqja e Tahirit që ishte bijë e Zhegrës nga familja e Demajve në vendin e pushkatimit të burrit dhe djemve të saj, e kishte ngritur një muranë të fortë me dimension 3-7 metra, ku edhe sot e kësaj dite gjendet aty. Për ngritjen e kësaj murane kjo malësore me shpirt dhe zemër të pikëlluar, ndër ato male dhe shkrepa të Karadakut të Preshevës, i kishte dhënë 2 lira ari. Aty ku edhe sot pushojnë eshtrat e viktimave të pafajshme, të vrarë nga ushtria e shkaut pa ndonjë arsye vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Dëshmitarët edhe sot tregojnë se deri vonë rreth e përqark muranës kishte lule trëndafili të cilat e shoqja e Tahirit, i kishte mbjellë personalisht me duart e veta.

 

Në fshatin Bobaj në rajonin e Gjakovës katër ushtarë serbë të cilët kishin bërë përpjekje që t’i dhunonin gratë shqiptare ishin rrahur e dërmuar nga vendasit. Ky ishte edhe shkaku për dërgimin e një ekspedite ndëshkuese ushtarake në këtë fshat dhe se këtij fshati menjëherë iu vu flaka dhe u shkatërrua gjithçka. Kur u dogj i tërë fshati, ushtarët serb u ndeshën me 70 shqiptarë katolikë të cilët po vinin në këtë fshat për të bërë pazar. Në mesin e këtyre shqiptarëve u bë një gjakderdhje e madhe e nxitur nga ushtria  e serbit.

 

Kjo fotografi tregon muranën e varrit masiv në fshatin Gruhali të Preshevës, të cilën muranë e kishte ngritur nëna e djemve dhe e burrit të vrarë mizorisht nga forcat ushtarako-barbare serbe më 1912.

E fotografuar: nga një pasardhës  i denjë i këtij fshati i të masakruarve.  

 

 

 

 

 

 

 

Kur të vendoset ndonjëherë në shkallën e historisë botërore të bëhet përzgjedhja e raporteve për krimet e kryera serbe mbi shqiptarët më 1912, nga burime të ndryshme jo vetëm austriake por edhe nga ato: italiane, gjermane, daneze, frënge dhe ruse do të dalë qartë e vërteta për tmerret serbe të ushtruara mbi tërë një popull të pafajshëm. Porse raportet reale të këtyre gazetave, të cilat gjithsesi nuk janë shteruar dhe nuk e kanë humbur peshën e tyre dëshmuese, do të kenë peshë shumë më të madhe sesa të gjitha përgënjeshtrimet false të Byros së Shtypit Mbretëror të Serbisë.

Çetnikët serbë duke e there një shqiptar të pafajshëm më 1912, në Betejën e Kumanovës. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

* )  HYPERLINK “http://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2010/reshat_avdiu_kryetar_i_shmp.jpg” Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve me seli në Preshevë”.

 Shih për këtë më gjerë, R. Avdiu; “Terrori serb ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vrajës” (1878-1999). Preshevë, 2006. faqe 139-155.

 A.SH.SH- “Kosova në vështrimin enciklopedik”, fq.104.

 L. Rushiti: vepra e cituar fq. 134-135; Dr. Xh. Shala: vepra të cituara fq. 114: S. Martinoviq: Qëndrimi i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve… në vitet 1912-1913, Gjurmime albanologjike VII-1977, Prishtinë,1978 fq. 259.// shih: AV. II. Beograd P.2. K.13-1/2. ov. 1141/13. (raporti i Panta Gavrilloviqit dërguar Komandës Supreme Serbe në Shkup më 27 nëntor 1912.) Shaban Braha vepra të cituara fq. 191-192.

 Shaban Braha vep. të cit. fq. 192.

 

 Dr. Xheladin Shala, “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918”, Prishtinë,1990, f.162.

 Gazeta beogradase “Rad”, e datës 5 gusht 1925.

 Gazeta “Politika” e dates 6. VIII. 1923. Beograd.

 Prof. Ahmet Qiriqi, “Krojmiri (1455-1999)” Prishtinë,2007,fq.125.

 Prof. M. Vokshi “Shqipnija e Shqiptarvet”. Njizet shekuj luftnash e lëvizjesh komtare. Nji gjuhë e nji atdhè.  Shtyp.“Mbrothësia” Kristo P. Luarasi. Tiranë, 1930 f. 57.

 Kjo protestë e L. Trockit i është drejtuar deputetit të Dumës Ruse, Pavel Nikolajeviç Miljukov (1859-1943), i cili ka qenë historian, i njohur për orientimin e tij sllavo-fil dhe figure politike. Themelues dhe udhëheqës i Partisë kryesore Liberale Ruse, redaktor i gazettes “Reç” dhe udhëheqës i delegacionit të Kadetëve në Dumën e Katërt, në kohën kur Trocki e ka drejtuar këtë protestë.

 Prof. M. Vokshi, “Shqipnija e Shqiptarvet”. Tiranë,1930. f. 53

 Këtë shkrim e përgatiti për publikim: Prof. A. Qeriqi, drejtor i Radios Kosova e Lirë.

 Këtë matrial me mjaft vlerë ma huazoi, një pasardhës i denjë i familjes së  të pushkatuarve në Gruhali të Karadakut, nga ushtria e paskrupullt e Petër Karagjogjeviqit dhe të Kralj Nikollës nga Cetina e Cërna Gorës.

Nëntor, 2012   Preshevë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch