Home » Lajme, Opinione » A ishte Enver Hoxha ateist ? ( Pjesa e dytë)

A ishte Enver Hoxha ateist ? ( Pjesa e dytë)

Fahri Xharra 2014-2Në vazhdim të analizës së një enigme te madhe se ai ishte PPSH-ja ateiste , apo A ishte vet Enver Hoxha ateist, cdo studjuesi i del përpara një mal informatashdhe dezinformatsh ; të cilat mvarësisht nga ai ( studiusi ) mundet studimi të merr kahje. Një logjikë e shëndoshë na meson që nuk duhen më shumë se dy fakte të sakta ( burime arkivore) që të nxjerrish një përfundim të shëndetshëm .

 (Ateist – Që mohon qenjen e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi fetar; që ka të bëjë me ateizmin, që mbështetet tek ateizmi; që i shërben luftës kundër fesë. Botkuptim ateist. Bindje ateiste.)

Me kalimin e kohës,  duke i lexuar veprat e tij dhe duke e pasur parasyshë se kush ia  ka përgaditur atëherë konkludimi është i qartë : Ateizmi hoxhian e kishte një qëllim ! Të mirë apo të keq për shqiptarinë – do të mundohem ta elaboroj në shkrimet në vazhdim.

Ismail kadare ,ne librin e tij”Mosmarrëveshja”  (botimi i tretë , faqe211) shkruan : “ ( Në kohën që po shkruheshin këto rradhë , në shtypin shqiptar u botuan dokumente të fshehta mbi raportet Shqipëri- BS në njerin prej të cilëve Stalini e porosiste Enver Hoxhën për forcimin e myslimanizmit në udhëheqje, porosi gjithsesi e habitshme e bërë nga një ish nxënes i një manastiri ortodoks)
Me Enver Hoxhën ,kesaj rradhe mbetemi këty , për të vazhduar herave tjera.
Por ajo që të bën të dyshosh( pëkundër simpatisë së dikurshem për te) është  se si dhe pse ata më të afërmit e shkrimeve të tij , më të besuarit e tij , pas rënjes së komunizmit në Shqipëri e vazhduan porosinë e dikurshme të Stalinit që të rritet përforcimi i muslimanizmi në popullin shqiptar.
. “Përballjet me Islamofobinë” (2006) është libri i Abdi Baletës. dmth, një kundërshtim i madh me thenjët që neve na kanë mbajtur pezëll me vite tëra që Shqipëria ishte ateiste.

Pas shkatërrimit të “ateizmit” në Shqipëri : Në vijim të dokumentit të agjentëve amerikanë thuhet se, “disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike,…………… Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë”, thuhet në dokument, ku një pjesë e tekstit mbetet ende e mbuluar nga sekreti, pikërisht në pjesën ku renditen disa emra shtetesh. /Shekulli/”

“Përballjet me Islamofobinë” quhet libri më i ri, një libër madhështor, shkruar, siç e ka zanat, me mjeshtëri të veçantë, nga z.Abdi Baleta. Kush është Abdi Baleta? Abdi Baleta, lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964. Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).
Në vitet 1991-1996 është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (M.Y_

Pse Abdi Baleta në mbrojtje  të islamofilisë ?

“Të reagosh ndaj së keqës është obligim, sepse, përndryshe, bëhemi fajtor për ngadhnjimin e saj. Nuk mund të jesh intelektual, thoshte Jean Pual Sartre, po qe se nuk posedon, përveç dijes, edhe guximin. Dijen e guximin, dyshim s’ka, Abdi Baleta të thella i ka… Të lumtë o baca Abdi që përballesh me këtë islamofobi…! Të lumtë o baca Abdi që përballesh aq mirë duke përhapë dritë aty ku errësirë…! ( shkruan nje fanatik fetar i Gjakovës )”

Pra, a me të vërtetë islamofil apo ateist , Enver Hoxha? Mbetet për tu vazhduar studimi .
Mirëpo a mos ishin bashkëpunëtor
ët ata që e “ tradhtuan” ?

 “Pikërisht në këtë klimë, na vjen në Shkodër Abdi Baleta, duke shpalosur strategjinë e tij revanshiste me metodat më absurde dhe më primitive. Baleta, u bie sirenave të alarmit, për të rrokur armët në luftë për bashkimin e trojeve shqiptare me të gjithë llojet e armëve, madje edhe me kamikazë! (Shih “Studio e hapur”, dhënë në “Shkodra TV1”, gusht 2003). Në këtë emision, Baleta i “armatosur” me veprat e Enver Hoxhës lëshoi kushtrimin kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Europës Perëndimore dhe të gjithë fqinjëve ballkanas. Ndër deklaratat e tij (të papërgjegjshme), do të citonte Stalinin dhe Enverin. Ai shprehej se “Të gjitha shtetet e lartpërmendura na japin helmin, dikush me doza të mëdha, dikush me doza të vogla”. Sipas Baletës, Amerika na paska sulmuar padrejtësisht Irakun dhe se paska ndërhyrë në punët e brendshme të Sadam Hysenit.” (gazeta “Shqipëria Etnike”)

Baleta: …… paraardhësit tanë e patën fat historik të jetonin 500 vjet nën “turkun”, fillimisht si të krishterë, pastaj shumica si myslimanë. Është e vërtetë se edhe gjaku është trazuar dhe kjo është një gjë që nuk zhbëhet. Do apo s’do, ai që sot është e njihet për komb shqiptar nuk përbëhet më vetëm nga ato që shkuan të jetonin me ujkun, por në shumicë dërmuese nga ata që bashkëjetuan me turkun në një Perandori.

     Baleta: Në librin e Nexhat Ibrahimit (f. 228) është cituar pohimi i studiuesit serb Vladislav Shariq: “Kalimi në fenë Islame ka qenë tolerant në pikëpamje fetare dhe rrallë janë detyruar të krishterët të kthejnë në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë të marrë jeniçerë”. Përse vallë, ……, janë më të interesuar se një studiues serb, të b ëjnë të besueshme se të krishterët shqiptarë janë muslimanizuar me forcë?! Vetëm se duan t’i shërbejnë katolikocentrizmit për “vetë përcaktim të ri të shqiptarëve” (sikurse e ka pagëzuar këtë lëvizje për prozelitizëm Dom Lush Gjergji). E vlen të përmend edhe një herë se Arso Milatoviç, ish-diplomat jugosllav në Tiranë në vitin 1950, më 26 prill 1988 në “Borba” të Beogradit, ka botuar artikullin “A i njohim shqiptarët”, ku ndër të tjera ka theksuar: “Me dëshirën që të çlirohen nga pushteti i fqinjëve sllavë, shqiptarët pranuan Islamin”.
Arso Milatoviç, urrejtjen për shqiptarët muslimanë nuk e ka patur të vogël, – e thotBaleta
Duhet kohë që të kuptojmë të vërtetën e Enver Hoxhës !

Fahri Xharra,30.07.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch